Lekdushi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lekdushi fshat në jug të Shqipërisë

Pozita gjeografike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lekdushi ndodhet në verilinnìdje të Kurveleshit të Sipërm në një lartësi 950 metra mbi nivelin e detit. Nga lindja kufizohet me fshatin Picari, nga verilindja me fshatin e Bënçës e të Luzatit, nga veriu dhe veriperëndimi me fshatin e Nivicës, nga jugu dhe perëndimi me fshatin Progonat. Kufiri midis Progonatit dhe Lekdushit ndahet me përroin e Gurrës që rrjedh një ujë të kristaltë, nga i cili furnizohen dy fshatrat, së pari me ujë të pijshëm dhe së dyti për vaditje. Në periudhën e dimrit, Gurra e shton ujin dhe fshatrat lidhen me urë. Shekujt kanë bërë që uji ka gërmuar shtratin dhe janë formuar humnera e katarakte me lartësi të ndryshme dhe që formojnë një bukuri të rrallë: Shkëmbi i kuq i Stomries qendron si një flamur në jug-perëndim të Lekdushit .

Në lindje shtrihen malet e Lekdushit (Suhagora=sl.mali i thate), të cilët kufizohen me malet e Picarit dhe të Luzatit. Këto male janë të zhveshura, vetëm fundet e malit nga verilindj a, Tisieja dhe bredhi i Lekdushit ka edhe pyje. Tisija me pyllin e saj dushk, shkozë, mëllëzë, cërmëdel etj, kanë qenë bashkë në pyjet e Lerës bazë furnizimi me dru zjarri për fshatin. Kontraste t që formohen në këto male, me dallgëzimin e majave dhe shesheve, arat që mbilleshi n me të lashta, faqet dhe bregoret e mbuluara gjatë pranverës dhe verës me bar e lule shumëngjyrëshe, trëndelinë , ajri i pastër, erë e këndshme e trëndelinës, zhurma e zileve dhe këmborëve, blegërima e bagëtive, fyelli i barinjve, këngët e bukura të thëllëzave e birbilave të mbushnin me kënaqësi e përtëritje.

Vendbanim i i fshatit gjatë epokave hiostorik e ka ndryshuar disa herë deri sa është vendosur përfundimisht në vendin e sotëm. Vendosur në një bregotre të zgjatur të këmbës së malit të Bunaçit që formon bregore të vogla e rrafshnal ta ku janë vendosur shtëpitë dhe lagjet e fshatit. Trreth fshatit ka mjaft tokë ët punuar, vreshtari e livadhe. Vazhdimi i gjerësisë së Lekdushit është shtrirja e malit të Çoçkos në kufi me Salarinë, Nivicën, dhe Dukajt. Çoçkua, një pllajë e gjerë me lisa, pyje dhe pjesë shkëmbore ku shpellat e shumta dhe të bukura kanë shërbyer për strehimin e barinjve e të gjësë së gjallë. Aty kur dielli lind derisa perëndon, edhe Çoçkua është një panoramë e bukur nga ana pikturesk e, por ajo është zonë e banuar nga njerëz, bagëti, flora e fauna. Ka histori më vete. Këtu kanë banuar dhelpra, lepuj, shpendë, zogj të llojeve të ndryshme, turtuj, thëllëza, shqiponja, dhi të egra, sorkadhe ujqër, etj që tani janë rralluar nga gjuetia e pa kriter.

Sot në sistemin pluralist “demokratik” që ligjet duhet të zbatoheshin me rigorozitet, për vetë zhvillimi n njerëzor, nuk zbatohen sipas qëllimit që janë vënë këto ligje. Nuk ka se si të shpjegohe t ndryshe, kur në ekonomi, bujqësi, industri, kohët e fundit djegia dhe shkatërrimi i pyjeve nga zjarri në mënyrë masive, shpjegohe t me indiferen tizmin e qeverive të ashtuquajtura të majta apo të djathta qofshin. Ligji do të thotë kulturë, qytetërim, por edhe detyrim deri në ndëshkim. Të dhimbset dhe të ther deri në zemër kur shikon në këto udhëtime parcela të tëra pa të mbjella, blloqe me pemë frutorë, vreshta, mollë, qershi etj. Të prera e të shkatërruara. Njëlloj si fabrika e uzina në qytete. Një batërdi e vërtetë. Gjatë viteve të fundit ndaj ekonomisë sonë në tërësi janë bërë vandalizm a, vec të tjerave. Para viteve 90 fshati kishte afro 200 shtepi ndersa sot gjenden vetem 25.

Popullimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lekdushi aty nga viti 1910 ka patur 110 shtëpi , kurse në vitin 1940 kishte 134-140 shtëpi (familje) me rreth 800 banorë, duke qënë i ndarë në 5 lagje: Çelaj, Alilekaj, Memaj, Hajnaj dhe Sinamataj . Fshati është shpërngulur disa herë, për shkak të luftrave. Në korrik të 1914 siç thotë kënga:

Fushat me lule, male me dëborë

Qaj moj Shqipëria e ulëri moj e gjorë

Gratë e Kurvelesh it shkojnë për në Vlorë

Ç’i përzuri greku me foshnja në dorë...

Por ajo që dëmtoi më shumë popullsinë e fshatit dhe rrallimin ne banorëve ishte lufta Italo-Greke më 1940, ku Lekdushi u bë fushë-betejë dhe banorët lekdushas u larguan drejt Vlorës, Mallakastërs, Fierit, Durrësit e gjetkë, ku mbas luftës u kthyen rreth 60 familje dhe fshatin e gjetën të rrënuar. Nuk gjetën asnjë shtëpi në këmbë. Më 1913-1914 fshati kishte rreth 17.000 kokë bagëti të imëta, dhen e dhi, rreth 700 bagëti të trasha (lopë, pela, mushka) 70% e tyre u dëmtuan nga andartët grekë gjatë luftës. Në 1940 fshati kishte rreth 12 mijë bagëti të imëta dhe rreth 500 krerë të trasha gjatë luftës italo-greke e nazi-fashiste, më 1940-1944, përsëri u dëmtuan 60% e tyre. Blegtoria ishte baza e ekonomisë së banorëve, se bujqësia si zonë malore ishte e pakët. Sistemi pluralist si në çdo fshat, edhe në Lekdush solli shterjen e banorëve, braktisje n e tij, një realitet ky vërtetë i trishtë, ku si pasojë tani jetojnë në fshat vetëm 10 familje.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lekdushi ka nxjerrë figura me kulturë përparimtare e patriotë, veprimtaria e tyre ka pasur rëndësi jo vetëm për vetë Lekdushin, por edhe në nivel kombëtar. Hito Xhelil Habili (Lekdushi), shok armësh me Çerçiz Topullin e Mihal Gramenon. Në mars të 1908, i cili bashkë me Bajram Ligun nga Prongjia, kreu atentatin ndaj Bymbashi turk, komandant i xhandarmeise ne Gjirokaster, që terrotrizonte një popull të tërë. Demokrati përparimtar Shuaip Hajnaj që njihet me pseudonimin, “Spartaku”, që mori pjesë aktive në revolucionin demokratik në qershor 1924. Nje nga Figurat e shquara te Lekdushit ishte edhe Mustafa Matohiti, i cili që nga viti 1934-1935 dha kontributin e madh në organizimin e lëvizjes komuniste, për organizimin e luftës Antifashiste NA.CL në krahinën e Kurveleshit, Përmetit dhe Delvinës. Gjate gjithe viteve te Luftes se Madhe Patriotike, ai dha nje kontribut te shquar. Ne betejen e Margellicit-Patos, gjate luftimeve te ashpra me forcat gjermane, Komisar-Marengleni, bie ne fushen e nderit dhe per merita te vecanta të luftes i jepet titulli Hero i Popullit.

     Veprimtaria patriotike e atdhetare e lekdushasve, sipas fakteve historike, eshte e hershme ashtu si edhe e fshatrave te Kurveleshit, qysh nga sundimi shumeshekullor otoman. Në vitin 1847 perandoria turke po dobësohej dhe Sulltani shpalli Tanzimatin (reformen).  Autoritetet pushtuese i rriten kerkesat ndaj fshataresise shqiptare, vec taksave te reja ne natyre, vergji e xhelep, taksa mbi token dhe te dhjetat etj., kërkonin djemtë ushtarë të shërbimit të detyrueshëm për perandorinë.    
  
      Këto masa shtrenguese dhe shfrytezuese të qeverisë osmane ishin të rënda dhe në kurriz të fshatarsi së së Kurveleshit, ndaj banorët u revoltuan dhe organizua n qëndresë, ku dhe lekdushasit u aktivizua n totalisht . Në kete periudhe me 1847, u zhvillua kuvendi te rrapi në Toroninë siç thotë kënga:

Te rrapi në Toroninë Që është pranë Zhulatit, E përgatitën metingë Të lidhën ligat e fatit.

      Në Kuvendin e Taroninës më 1847 mori pjesë edhe perfaqesia e Lekdushit e përbërë nga 7 vetë, i kryesuar nga Zano Imer Zanaj. Në këtë kohë, turqit që hynë përsëri në Kurvelesh dhe bënë bastisje në masë, ne zbatim te politikes se saj qeveria turke kreu shume arrestime, ga Lekdushi u arrestuan dhe interrnua 7 burra që përbënin kryepleqësinë me në krye Lole Kuçin e Hodo Hysenaj. Poeti i kohës thotë:

..."Me burrat e Labërisë Për shpëtimin te mëmëdhesë Për luftën kundra Turqëisë".

Dhe më poshtë: ..."U lidhen me besa besën Luftëtarë mijë tetë, Për shpëtim të mëmëdhesë Gjithë burrat e vërtetë".

     Perseri mbas shume perpjekjesh te vazhdueshme, në vitin 1913, mbas shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, nje tjeter armik do te shfaqej akoma me i eger, me qellim te psuhtimit te trojeve shqiptare ne viset jugore. Perseri burrat e Lekdushit me  pleqësine e fshatit, kundërshtuan me force kërkesat e grekërve për dorëzimin e armëve, pra, carmatosjen e burrave. Ne takimin me burrat e Kurveleshit, ne Kuvendin qe u zhvillua ne Lisat e Kadhe ne zonen e Progonatit,Lekdushi perfaqesohej nga Bastri Hajno dhe Tare Banushi. Pjesemarresit moren vendim te mos dorëzonin  arrmët si dhe te organizoheshin per te perballur luften nga andartet greke. Nga forcat greke u arrestua gjithë pleqësia e fshatit me kryeplak Xhevit Sulo-Lekdushi.

Ne kryuengritjen e shtatorit të 1911 ne zonën e kardhiqit kurveleshasit u pëprballën me një ushtri të madhe turke, luftimet vazhduan tre muaj, ceta e Lekdushit komandohej nga Bastri Hajno. Gjate veprimeve luftarake, luftetaret kurveleshas zunë rob një uzbash dhe 20 ushtarë turq(cituar revista “Leka” Shkodër, numër përkujtimor me rastin e 25 vjetorit të indipendencës Kombëtare 1937).

     Për perballimin i okupacionit grek më 1913-1914, kurveleshasit oragnizuan qëndrese dhe hapën front lufte me vije luftimi në Qafen e Skërficës, Zhulat, Taroninë, Kolonjë, Shtëpëz, Picar. Lekdushasit që përbëheshin nga 75 veta u ndanë në dy ceta dhe mbrojtën vijën Bojkëth-Shtëpëz Ura e Subashit. Ceta e Mauzerëve (pushkatareve) komandohej nga Ibrahim Lula Skëndi kurse çeta e Maliherëve komandohej nga Belul Zenelaj. Kjo ndarje me emertimin e armëve, u be per lehtesimin e  furnizimit me fisheke. Mauzerxhinjtë mbronin vijën e Bojkëth-Shtëpëz, kurse malijherxhinjtë Shtëpëz-Ura e Subashit(hani i subashit.) Beteja ishte e pergjakshme. Pikerisht poeti popullor Merko Koroni ne "Shpata e Laberise" per keto luftime shkruan:

..."Ishte Zanua nga Lekdushi Kish ardhur Ali Hormova, Besho Mingua nga Bolena Labe Duka nga Gusmari Si Aliu nga Tepelena. Ata gjithë malin zune Lekdush e Progonat Djemtë luftojnë në këmbë Lavdi pacin mëmë e atë"....

    Vetë historia na mëson se jeta ëshë luftë. Dhe liria fitohet vetem me luftë. Perseri më 1920, kur Italia fashiste kerkonte te pushtonte Vloren, kurveleshasit zhvilluan kuvend tjetër në Gusmar. Nga Lekdushi morën pjesë 3 përfaqesues që kryesoheshin nga Eqber Shehu-Lekdushi. Në këtë luftën e Vlores morën pjesë 70 lekdushas me komandant Belul Zeneli dhe sekretar Sinan Tare Kërpi. 

Shqiptari dhe kurveleshasit në përbërje të këtij kombi, që shumë herët nga Pellazgëria e Iliria ka ecur nëpër luftra, por lufta më e madhe e shqiptareve ishte Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare kundër nazifashizmit dhe që u kurorëzua me fitoren e madhe, clirimin e Shqiperise me 29 nentor 1944. Lekdushasit i dhanë asaj lufte 14 dëshmorë dhe Heroin e Popullit, Birbilin e Laberise Mustafa Matohiti.

    Lekdushi si fshat u cilësua bazë e rëndësishme e asaj Lufte te Madhe. Presidiumi i Kuvendit Popullor i Republikes se Shqiperise per kohen, i ka akorduar fshatit Lekdush Dekoratën e kujtimit dhe te Trimëriasë. Në qendër të fshatit janë vendosur busti i Heroit të Popullit Mustafa Matohiti, Lapidari me emrat e dëshmorëve të Luftes Antifashiste Nac. Çlirimtare, Pllakate përkujtimore të patriotit lekdushas Hito Xhelil Habili, pllakat e përkujtimores e Këshillit të Parë Antifashist Nac.ÇL. te Lekdushit. 
     Lekdushi edhe pse nje fshat i vogel, ka dhene shumë burra qe jane shquar per kontributin e tyre ne ceshtjet krahinore dhe kombetare. Ramadan Habili luftëtar ne 12 beteja, nga 1914-1944. Drejtues i Këshillit Nac.Cl. kryetar Elmaz Zeneli dhe Sekretar Haqo Iliazi-Pleshti. Më 28 nëntor 1942 sulmohet Prefektura e Gusmatrit, date e cila shënon dhe Clirimin e Kurveleshit. Në këtë aksion mori pjesë ceta e Lekdushit me komandantin Xhelo Iliazi-Pleshti. Krijimi iorganizatës së rinisë drejtuar nga Ramiz Haqo-Pleshti e Bejo Gege Hajno. Krijimi i organizatës së gruas në këtë periudhe u drejtua nga kryetarja, gruaja patriote Shabo Hysaj. Në luftën Na.Cl morën pjesë 65 dëshmorë partizanë në njësitë e ndryshme të ushtrisë Na.Cl. dhe 44 veta në batalione territoriale. Nga periudha e luftes me pushtuesit greke 1911-1916, si dhe gjate Luftes Antifashiste Nac.Cl. Lekdushi eshte djegur katër herë. Lekdushasit kanë qene te pergjeruar per dije, arsim dhe kulture. Per here te pare ne Lekdush në nentor 1919 u hap shkolla e parë shqipe me iniciativen e athdetarit Sinan Tare Kërpi, emrin e te cilit prej disa dekadash mban shkolla e fshatit. Me dhjetra lekdushas kanë mbaruar arsim të lartë ne profesione te ndryshme si Xhemal Elmaz Zeneli, Fruz Boco Mataj, Zyhdi Shehu, Lulo Skendaj, Balil Muho, Isuf Sheme majkaj, Afat e Xhevat Resul Serjani, Arjan e Misto Muco Mucaj, Gjergji e Sharaf Guce Hajno, Albert, Shemsi e Perparim Murat Hajnaj, Novruz Rauf Çulli, Kujtim Selman Hitaj, Bujar Avdi Llapaj, Agim Caush Hysaj, Sheko Muharrem Shehaj etj. Prej tyre ka dhe me grada shkencore si Kandidat i Shkencave Afat Seriani, Doktor i Shkencave ne Fizike Dragua Zenelaj,Fadil majko majkaj, Luan Birce Ziflo-Kerpi, Barjam e Alisha Goxho Kerpi, Adnan Godo Kerpi, Arben Rexhep Isufi, Vehet e Agim Demo Basha, Vito Kadri Matohiti etj. Te gjithe personat me siper kane mbaruar para viteve '90. Ky shkrim ne te ardhmen e afert do plotesohet me sakte edhe me probleme te tjera por edhe me shume te rinj qe kane kryer shkollat e larta ne periudhen e sistemit demokratik ne Shqiperi. Lekdushi ka nxjerrë edhe shkrimtare, publiciste e poete si Meto Muho, Bejo Hajno, Luan Ziflo, Agim Basha etj. Dikush bëri një propiozim: të krijojmë shoqatën “Lekdushi”, një tjetër iu përgjigj”: -Ç’na duhet shoqata mbi shoqata! Se iu bie vlera kur kemi shoqatën “Labëria”. Mjafton se ne kemi gazetën “Lekdushi”. Lekdushasit e Sarandës sposorizuan numrin 7 të gazetës “Lekdushi”, ajo dërgohet në diasporë, kudo që ndodhen lekdushasit. Ne nuk harrojmë se lekdushasit e mërguar kanë dhënë kontribut patriotik që e nderojnë fshatin. Të tillë mund të përmendim: Qemal Veselin, i cili kur shoqëria “Vatra” në Amerikë u tradhëtua , Qemal Veseli që mbante arkën e shoqatës e mbrojti atë nga ata që donin ta rrëmbenin me marifete. Sinan Tare Kërpi, në atë kohë, ka shkruar në shtypin e kohës për mbrojtjen e interesav e kombëtare nga shovinistët fqinjë.

Më 14 tetor 1912 Tare Banushi ngriti flamurin kombëtar në Lekdush.

       PAK PER ATDHETARIN DHE LUFTETARIN HITO HABILI - LEKDUSHI
    Hito Habili ishte nje nga bijte e Lekdushit i cili mbetet ne analet e Historise Kombetare, si nje luftetar trim dhe liridashes shembullor. U lind ne fshatin Lekdush me 1883., ne nje familje te varfer barinjsh. Ai mbeti jetim  qysh foshnje dhe per fat te keq, nuk mundi te ndjeje perkedhelite e nenes se tij. Qysh heret ne rinine e tij u perball me shume veshtiresi te jetes, me skamjen, mjerimin anadollak, padijen etj. Gjendja e veshtire ekonomike e detyron te largohet nga fshati e te punoje si bari ne agallaret e Gjirokastres. Ne pergjithesi kurveleshasit ishin te varfer nga ekonomia, kjo jo pse ata nuk ishin te afte por, vete kushtet natyrore te zones malore, me shume pak toka are, krijonin mjaft veshtiresi per prodhimin dhe sigurimin e dritherave te bukes. Kurveleshasit gjithmone njihen mire per vetite e tyre te larta, njerez te beses, trima, mikprites dhe luftetare te shquar. Nja nga traditat e tyre nga pershtypjet tek te  huajt, ka qene: "Kur behen dy laber bashke, lind nje kenge".  Mnedoj se nuk eshte rasti te permnendim ate radhe te gjate trimash luftetare te Lekdushit e Kurveleshas, te cilet i ka perjetuar historia aq bukur, i kane perjetuar legjendat dhe kenget popullore, por, mendoj te permendim vetite e tyre te tardites dhe atdhedashurise. Ata bashke me qumeshtin e nenes kane ushqyer ne venat e tyre ato cilesi te arrira per dashurine ndaj athdeut te yre te shumevuajtur. Ne kete ambjent dhe me keto karakteristika u ushqye dhe u brumos edhe Hito Labi. Rinine e tij e kaloi ne ato periudha te nxehta historike te Rilindjes Kombetare ne fshatin e tij te lindjes, kur pena dhe pushka e atdhetareve shqiptare kishte bere jehone ta madhe dhe ishin gershetuar me historine e paraardhesve, Gjoleke Kuci, Celo Picari, Hodo Nivica, dhe shume kapedane te tjere te lindur dhe rritur atje ne malet e Kurveleshit. Ishte pikerisht dashuria per atdheun e tij te roberur dhe urrejtja pa kufi ndaj pushtuesve shekullore otomane, te cilin e imponuan te bashkohet me Ceten Famemadhe te Cerciz Topullit e Mihal Gramenos. Kishte mesuar se ishte krijuar Ceta e Luftetareve per Liri dhe pa vonuar niset te bashkohet me ta. Mbas pak ditesh te lodheshme ne muajin e ftohte me 15 janar 1908, mundi te bashkohej me luftetaret e lirise, ku qendroi deri ne fund te veprimtarise luftarake te Cetes, besnik dhe luftetar i idealeve atdhetare. Gjate gjithe kohes, Hitua nuk u shkeput asnje moment nga radhet e shokeve luftetare. Vlen te permendim nje pasayh nga libri i publicistit, shkrimtarit dhe poetit Mihal Grameno, lidhur me aktivitetin e Hito Habilit. Ne librin e tij "Kryengritja Shqiptare" ne faqen 184, ai shkruan: "...Ne Bularat hasme edhe Hito Lekdushin i cili na kerkonte gjurmet per t'u shoqeruar me neve, sikunder qe edhe beme..." Keto radhe vertetojne qe Hitua nuk u bashkua rastesisht me Ceten por me vullnetin dhe deshiren e tij ne sherbim te interesave kombetare, per qellimin kryengrites dhe luften kunder pushtuesit otoman. Mendohet se informacion  per vendndodhjen e Cetes i ka dhene Hitos edhe atdhetari tjeter nga Lekdushi Carcan Barxha, i cili ne ate kohe kishte stanin e tij me dhen ne afersi te Libohoves. Carcani i njihte anetaret e cetes, te cilet i kishte strehuar, ndimuar e furnizuar me ushqime e municione, por ishte dhe mik me familjen e Topullareve. 
      Hitua gjate gjithe aktivitetit te tij luftarak, u shqua per afetsite e tij trimerore,sllanin per te vrare Bimbashin dashruine dhe respektin per shoket, shpirtin e sakrifices dhe dashurine e pakufishme ndaj atdheut te tij. Akti me i larte e heroik qe e ngriti ate ne radhen e kryetrimave dhe emrin e tij e vendosi ne piedestalin e pavdekshem, ishte atentati ndaj Bimbashit, komnadantit te xhandarmerise turke ne Gjirokaster Halil Boshnjaku. Bimbashi, me verpimet e tij kriminale, ishte bere njeriu me i urryer ne popullin dhe djalerine shqiptare te asaj kohe. Ai ndiqte, burgoste dhe syrgjynoste djemte luftetare qe kerkonin te shpetonin nga kucedra e otomanizmit turk. Keto veprime te tij, detyruan trimat kryengrites te vendosin per asgjesimin e tij fizik! Ja si shkruan Mihal Grameno ne librin e tij "Kryengritja Shqiptare" faqe 187-188: "...Dy here vajten ne Gjirokaster Haredini me Asllanin per te vrare Bimbashin, po mjerisht nuk paten fatin, meqene qe nuk e gjetne. Kur deshen te vinin te dyten here na ngjajti nje episod. Laberit, d.m.th. shoket t'ane, kishin biseduar vecanerisht e kishin vendosur qe Bimbashin t'a vrasin laberit...Domosdo e pranuam kete vendim dhe kete barre e muar persiper Hito Lekdushi ma Bajram Prongjine !!
      Me tej Mihali vazhdon: "...Ishte dite e hene  25 shkurt 1908, dite tregu kur u nisne Hitoja me Bajramin per ne Gjirokaster, si u veshne me rroba tregtari. Pas pllanit qe kishim bere, ata ryne me oren 8 ne qytet, Selfua me Haredine vane me oren 9 ndane qytetit edhe Qenani me Asllane, vane ne qimitir e krishtereve per te mbrojtur shoket kur te dalin nga qyteti. Cercizi une , Abdyli, Myftari dhe Pirrua qendruam ne breg te mpronim shoket nga ushtria kur t'i ndiqte. 
      Pllani ishte fort bukur pregatitur, prandaj syte edhe veshet i kishim qepur permbi Gjirokaster, duke pritur me padurim fershellimen e pushkes. Cdo sekunde per neve ishte nje mot edhe cdo levizje e vogel, qe te behesh, na rrihte zemra. Me oren 11.15 kohe e drekes, degjojme te shtena pushke edhe pas pak sekondash shohim Hiton me Bajramin te dalin nga qyteti duke rendur me gjashtaret ne dore"... Vrasja e Bimbashit u prit me nje gezim te patrguar nga ana e gjithe popullit, i cili na uronte nga thelbi i zemres, se muntme ta shpetojme prej nje turku te lik edhe tiran, qe tmerronte popullin, me faj ose pa faj, meqenese qe ishte nje shqiptaroman i math! (faqe 189). Me tej ai pershkruan luften e ashper qe u zhvillua midis Cetes e cila mbronte terheqjen e dy trimave atentatore Hitos dhe Bajramit nga qyteti, xhandaret dhe policine qe i ndiqte, Mihali shkruan: "...Kjo lufte  mbajti 2 ore, pastaj me t;u mbledhur qe te gjithe, puthme trimat qe na nderuan neve dhe gjithe kombin...!
       Vrasja e Bimbashit beri jehone te madhe brenda dhe jashte Shqiperise. Ky akt gjithashtu ngriti larte vlerat dhe autoritetin e Cetes Kryengritese te Cerci Topullit dhe rrit moralin ne masat e popullit per te vazhduar luften e tij per clrimin nga zgjedha otomane. Gazetat e huaja ne shtete te tjera, shkruanin me germa te medha per kryengritjen e shqiptareve  dhe gjendjen e pa sigurte te pushtetit Turk ne Shqiperi. Kjo vrasje, akom me shume efekt beri ne kryeqytetin e Perandorise Turke ne Stamboll! Per te shtypur kryengritjen Sulltan Abdyl Hamiti dergoi forca te shumta ne Shqiperi. Pra,  duke gjykuar jehonen dhe rendesine qe pati kjo vrasje, natyrisht dhe pa asnje prapamendim, duhet te vleresojme lart aktin heroik te dy trimave Hito Lekdushit dhe Bajram Prongjise. Te gjtihe shoket dhe miqte qe e kane njohur Hiton, kane folur me respekt dhe admirim per te. Ata kane deshmuar se gjashtaren ne gjoksin e Bimbashit e shkrepi vetem Hito Lekdushi. Kete akt e verteton edhe kenga e popullit si vijon: "Dolli shkurti e hyri marsi/ Gjirokaster u vra Bimbashi/ Sec e vrau Hito Labi/ Nga Janina vjen mazapi"... Ntyrisht, ne kete rast askush nga lekdushasit nuk ka  per qellim te ngreme meritat e Hitos artificialisht dhe te ulim apo fyejme vetite dhe meritat e bashkeluftetareve te Hitos. JO. Ky veprim do te ishte jo vetem nje verpim i shemtuar por edhe mohim i se vertetes nese do te ishte ndryshe nga keto qe pohojme bazuar ne te dhenat historike dhe gojore. Qellimi yne ne kete rast, eshte njeherazi dhe ndreqja e ndonje padrejtesie qe eshte bere ne te kaluaren, lidhur me faktet per Hito Lekdushin, i cili u kushtua me mish dhe shpirt per kauzen e madhe ndaj popullit te tij, clirimin nga sundimi shumeshekullor otoman. 
       Eshte vendi dhe momenti te permendim, tentativat qe jane bere nga Boco Kalo- gjirokastrit, ketij krimineli e intriganti dhe puthadoret e tij, nga te cilet u vra pabesisht Hito Lekdushi! 
       Ne vitin 1943, ne gazeten "Tomorri" botohej nje artikull ku beheshin perpjekje  qe vrasjen e Bimbashit t'ia atribuonin  dikujt tjeter. Kjo orvatje mjerane, mori pergjigjen e sakte dhe te memrituar duke demaskuar falsitetin e saj, nga lekdushasi Mersin Culli, (sot deshmor i atdheut) i cili e botoi  po ne gazeten "Tomorri". Per cudi, askush nuk pati kurajon te kundershtonte apo te debatonte pas ketij artikulli.
       Me 5 mars te vitit 1908,Ceta Kryengrites u rrethua tradhtisht ne Mashkullore. Ne perpjekje per te zene pozicione luftimi dhe per te care reethimi, Hitua gjendet i rrethuar nga forcat turke dhe i izoluar nga shoket e Cetes, por ai me aftesite e tij mundi te largohej dhe del nga taetri i luftes. Mbas disa oresh udhetimi, ai takohet rastesisht me cetat e tjera kryengritese te Demo Eminit nga Nivica e Kurveleshit dhe te Nazif Haderit nga Palavlia e Delvines. Me propozimin e Hitos vendosin te sulmojne qytetin e Srandes ku ishin zyrtaret turq-Hyqymeti. Shkaku kryesor qe Hitua kerkoi sulmin mbi zyrtaret turq, shkak hakmarres ishte vrasja e shokut te Cetes, Hjaredin Tremishtit por edhe si prove per te vertetuar te kunderten e lajmeve qe jepnin autoritetet ushtarake se: Cetat kryengritese jane shpartalluar e asgjesuar  nga forcat turke..!  Ky aksion vertetoi te kunderten, cetat ishin, shtoheshin cdo dite dhe vepronin per fitoren e lirise. Mihal Grameno perseri na jep kete informacion ne librin e tij faqe 206, lidhur me shkeljen e Sarandes nga cetat qe permendem pak me siper: "Pas ca ditesh lajmerohemi qe kishin shkelur Saranden edhe na e ngarkonin neve kete shkelje. Nuk dinim as neve per cilin te besonim qe beri kete goditje po me shume besonim per Bajon (B.Topullin shen.im) ose per Abdyl Kardhiqiarande n. Edhe me teper qe besonim per Bajon e Abdylin ishte shkaku se shkelja ishte bere me nje menyre kombetare d.m.th jo grabitese se pervec  godinave dhe zyrave, asndonje i huaj nuk ishte trazuar.Kishin shkelur Hyqymetin (qeverine), Posten, Rexhien(institucion i monopolit te duhanit) edhe Gjymrykun...Sic vajti Cercizi ne Gjirokaster na shkruan qe Saranden e kis kuhte shkelur Hitoja.... i cili ndodhej ne shtepine e tyre (ne shtepi te Cercizit) dhe 3-4 dite do te vinin bashke ne Cete.
     Hitua u bashkua perseri me Cten Famemadhe dhe luftoi trimerisht ne te gjitha aksionet qe pasuan...."Ckuleshim se qeshuri me Hiton se kishte v eshur ca rroba prej polici te cilat ja kish marre policise ne Sarande" - shkruan M. Grameno ne faqen 208. Me vone Hitua merr pjese ne askionin e Kastanes kunder veprimeve te andarteve greke dhe me shpalljen e Hyrjetit, Ceta hyri triumfalisht ne Manastir ku iu be nje pritje madheshtore nga patriotet shqiptare. Me kete rast deshiroj te jap edhe disa fakte nga autore shkrimesh te ndryshem, te cilet me qellime tendecioze, kerkojne te tjetersojne realitetin historik te Cetes se Cerciz Topullit dhe te fyejne paturpesisht udheheqesit e saj dhe luftetaret e saj. 
      Perpunoi tekstin Luan Ziflo