Levi Suydam

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Levi Suydam ishte një pronar tokash, person interseks që jetoi në shekullin e 19.[1] Në 1843 në zgjedhjet lokale në Salisbury, Connecticut, Suydam u prezantua si pronar tokash (gjinia mashkullore), për të plotësuar kriteret e regjistrimit si votues. Gjithsesi atij iu kërkua ti nënshtrohej ekzaminimeve mjekësore në lidhje me përcaktimin e seksit të tij.

Formimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kohë e zgjedhjeve lokale që po zhvilloheshin, ende nuk ishte miratuar amendamenti me numër 19 që lejonte gratë të votonin. Kjo pra dëftonte rëndësinë e seksit në garantimin e të drejtës së votës. Përveç kësaj, Connecticut shtoi kriterin se për të votuar elektrorati duhet të gëzonte prona, një nen që mbeti në fuqi deri në 1845.[2] Në këto kushte Suydam regjistrohet si votues.

Gjatë kësaj periudhe mjekësia njeh zhvillime në fushën e mirë përcaktimit të seksit të një personi. Në rastin e një personi interseks, nëse ky i fundit e fshihte gjendjen e ambiguitet seksual, atëhere ai procedohej penalisht.[3]

Ekzaminimet mjekësore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pronat që gëzonte Suydam nuk u vunë asnjëherë në diskutim, por shumë persona nisën të dyshonin rreth gjinisë së Suydam, i cili dukej më shumë femëror sesa mashkullor, duke e kthyer në të paligjshëm për të votuar si dhe duke rritur dyshimet për mashtrim.

Ndaj Suydam iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore kur rezultoi se ai i përkiste seksit mashkull. Pas zgjedhjeve u zbulua se Suydam kishte menstruacione dhe për këtë arsye u bënë disa ekzaminime të tjera. Mbi të u shtuan të tjera spekulime rreth karakteristikave të tij seksuale.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Fausto-Sterling, Anne (1993–1994). "The Five Sexes". The Sciences (në anglisht). 33 (2): 20–24. doi:10.1002/j.2326-1951.1993.tb03081.x. ISSN 2326-1951.
  2. ^ Reis, Elizabeth (shtator 2005). "Impossible Hermaphrodites: Intersex in America, 1620–1960". The Journal of American History: 411–441. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Barry, William (1847). "Case of Doubtful Sex". The New York Journal of Medicine and Collateral Sciences, Volume 8. Marrë më 12 mars 2015. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)