Liqeni i Kelmendit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Liqeni i Kelmendit

Liqeni i Kelmendit i njohur edhe si Liqeni i piritit është një liqe i krijuar nga mbeturinat rrjedhëse të xeherorës së Minierës së Trepçës. Liqeni ndodhet mes qytetit të Mitrovicës dhe fshatrave Tuneli i Parë dhe Boletin.

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rajoni ku ndodhet liqeni i takon fushës xeherore të Trepçës dhe është i përbër nga shkëmbinjë magmatikë dhe sedimentar të metamorfizuar të palezoikut të ri dhe triasikut, ultramafitet, formacionit vullkanogjeno-sedimentar të jurasikut të sipërm, produkteve të serisë së oligocenit të sipërm, krijimeve liqenore të miocenit dhe pliocenit dhe krijimeve kuaternare. [1]

Liqeni shtrihet mbi një zonë e cila ka përbërje gjeologjike vullkanike kuarcilatite, andeziteve dhe tufeve të neogjenit; formacioneve siliko-diabaz te jurasikut si dhe rreshpeve gëlqerore të triasikut. Gjatë periudhës së ndërtimit të liqenit (deponisë), janë bërë disa shpime të cilat nuk e kanë vërtetuar prezencën e ujërave nëntokësore në këtë zonë. Pranë deponisë nuk kalon asnjë lum me rrjedhje të përhershme gjatë tërë vitit kështu që në deponi derdhen vetëm ujërat atmosferik dhe ujërat që vijënë nga flotacioni së bashku me mbetjet nga flotimi i xehes në Tunelin e parë.

Ky ujë krijon një liqe dhe më pastaj pas trajtimit fizik përmes kolektorëve derdhet në lumin Ibër. Ujërat e dala nga nëntoka e minierës me rrjedhje rreth 300 m3/h shkarkohen te flotacioni në Tunel të parë në prrockën Trepça, si dhe një pjesë e tyre së bashku me ato që lirohen nga procesi i flotimit barten deri në liqe/deponi. Liqeni (deponia) e materialit të mbetur pas procesit të flotimit, zë një sipërfaqe prej afro 18 ha. Këtu deponohet materiali që vie nga miniera dhe flotacioni. Edhe pse deri me tani janë bërë disa punime për trajtimin e kësaj deponie, ajo mbetet rrezik i madh si për banorët ashtu edhe për mjedisin rrethues.[2] [3]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://www.academia.edu/13188393/KRIJIMI_I_MODELIT_DIXHITAL_T%C3%8B_TERRENIT_N%C3%8B_CIVIL_3D_N%C3%8B_FUNKSION_T%C3%8B_NJEHSIMIT_T%C3%8B_V%C3%8BLLIMIT_P%C3%8BR_DEPONIN%C3%8B_E_KELMENDIT_Developing_of_Digital_Terrain_Model_in_Civil_3D_for_calculating_the_volumes_for_the_Kelmend_Landfill_
  2. ^ https://dokumen.tips/documents/hotspotet-mjedisore-n-kosovraport-ammk-rksnet-ndotja-e-mjedisit-sht.html?page=66
  3. ^ https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/wp-content/uploads/sites/18/2022/04/Plani-lokal-i-veprimit-ne-mjedis-2022-2026.pdf