Luftë pa fund, shtegtime nëpër qiellin politik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Luftë pa fund, shtegtime nëpër qiellin politik Gjinia: Publicistikë. Autori: Pëllumb Kulla. Shtëpia botuese: "UET Press". Viti i botimit 2013. Faqet e librit 690. ISBN 978-9928-4182-5-8

Fragment nga libri

Janë të mira nënat shqiptare, por kanë një të metë: pjellin më shumë komandantë se ushtarë.

Shqipërisë më mirë t’i kishte mbetur komunizmi, se sa i mbetën komunistët!

Një katundar zbriti në Tiranë dhe pyeti se si mund të bëhej milioner. I thanë që bëhej, po të merrej me politikë. Politika, i shpjeguan, është një zanat që bën kujdes për fatet e kombit. U bënë njëzet e kusur vjet tani, që katundari kujdeset pa pushim për fatet e kombit.

Historinë nuk e bëjnë heronjtë dhe trimat e kombit. Gjithnjë e bëjnë historianët e Akademisë që paguhen mirë për ta shkruar atë.