Luftërat e Trëndafilave

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Luftërat e Trëndafilave: Pamje nga Beteja e Tewkesbury nga Gand.

Luftërat e Trëndafilave (në anglisht Wars of the Roses) ishte një përleshje e ashpër e karakterizuar nga një dhunë e pazakontë në Angli, gjatë viteve 1455-1485 ndërmjet familjes së Yorkut (trëndafili i bardhë) dhe familjes së Lankastërve (trëndafili i kuq), që përfundoi me hypjen në pushtet e monarkut Tudor, Henri VII.

Luftërat e Trëndafilave është emërimi i një serie luftërash civile të zhvilluara në Angli gjatë sundimit të Henrit VI, Eduardit IV dhe Riçardit III, nga viti 1455 deri në vitin 1485. Komandantët ushtarakë të Eduardit III (1312 – 1377) me kalimin e kohës degraduan në statusin e ushtarëve mercenarë, të cilët luftonin zakonisht në shtetet e tjera (Francë dhe Normandi). Këta kalorës, në fillim mbase thjeshtë fshatarë por më pas luftëtarë profesionistë, do të demoralizoheshin shumë shpejtë nga luftërat njëqind vjeçare kundra Francës. Në këto luftëra, me mijëra persona kishin rezultuar të humbur në Angli. Në një situatë të tillë, lordët feudalë përfituan për të përqendruar të gjithë pushtetin në duart e tyre. Këta lordë të pasur e të fuqishëm, ishin ambiciozë kundrejt fronit mbretëror. Ndërkohë, ushtarakët në luftën kundra Francës, mbas kthimit të tyre në atdhe, do të ndikonin të dyja anët me idetë e tyre djallëzore për të shtirë në dorë gjithçka duke përdorur gjithçka.

Në këtë kaos të madh, ku lordët e mëdhenj feudal luftonin për të shtirë në dorën e tyre pushtetin, dhe me veteranët e luftërave të lodhshme franceze, që më në fund ishin kthyer në shtëpitë e tyre vetëm për t’i gjetur ato të aneksuara nga e drejta “hyjnore” e feudalëve, nuk ishte fare e paparashikueshme se një luftë e madhe civile do të përfshinte vendin. Magna Carta (1215) me parimin se "Askujt nuk do i shesim, askujt nuk do i refuzojmë ose mohojmë të drejtën dhe drejtësinë” u la në harresë gjatë kësaj periudhe.

Shkaqet e Luftërave të Trëndafilave[redakto | redakto tekstin burimor]

Epilog[redakto | redakto tekstin burimor]

Lufta 100 vjeçare (1337-1453), e Anglisë kundra Francës do të fillonte më 1328. Eduarti III, sipas anglezëve kishte të gjitha të drejtat të trashëgonte fronin Francez. Nëna e Eduartit ishte me origjinë franceze, konkretisht halla e mbretit të vdekur. Një martesë e tillë nuk ishte një çudi për kohën, pasi fisnikët lidheshin në këtë mënyrë për të forcuar pozitat e tyre feudale. Eduarti III, i zuri ngushtë fisnikët francezë. Këta (francezët) duhet të mendoheshin mirë përpara se të vendosnin në se do të pranonin një të “huaj” si mbret, apo një mbret vendas, figura e të cilit ishte akoma e zbehtë në Francë. Në mungesë të një mbreti, por me dëshirën e madhe për të refuzuar kategorikisht një mbret “Këmishë Kuq” (siç shpreheshin shpesh francezët për anglezët), ata u hodhën në luftë kundra forcave të Eduartit. Këtij sulmi, Eduarti iu përgjigj me luftë.

Kjo deklaratë lufte do të bënte që këta dy vende të përfshiheshin në një luftë 100 vjeçare. Në këtë luftë, nuk munguan betejat detare midis flotës angleze dhe asaj franceze. Megjithatë, shumica e betejave do të realizoheshin në tokë të thatë. E ndërsa në fillim forcat angleze morën hovin ndaj atyre kundërshtare, më vonë luftërat do të rezultonin sfilitëse për të dyja palët. Harkëtarët anglezë mundën të mbanin në fre vrullin e kalorësve francezë, që të armatosur rëndë kishin disavantazh të madh ndaj këtyre të fundit. Me daljen e Zhan Darkës në skenë, zotërimet angleze në tokë franceze, filluan të humbitnin një e nga një. Për fat të keq Zhan Darka, nuk e pa dot Francën si të pavarur, megjithatë emri i saj e shtoi dëshirën e luftëtarëve francezë për të formuar një shtet të tyrin. Mbas njëqind vjetësh, kjo luftë do të mbaronte përfundimisht me formimin e një shteti të fuqishëm Francez , dhe me anglezët që riktheheshin të lodhur nëpër shtëpitë e tyre.

Efektet e luftës njëqindvjeçare (Luftërat franceze)[redakto | redakto tekstin burimor]

Anglezët tashmë kanë vuajtur pikërisht humbjen në luftën njëqind vjeçare: Maine kapitulloi në 1448, Normandia u humb në 1450, dhe përfundimisht Bordeaux në 1453. Afërsisht njëqind vjet zgjati lufta dhe vlera (pasuria) e pesë brezave luftëtarësh dhe okupimi i Francës dhe humbja përfundimtare si një shkak i çrregullimit (përmbysjes) të madh në kurriz të popullsisë. Për më tepër ndaj latifondistëve që humbën pronat e tyre në Francë, humbjet e përgjithshme ishin të konsiderueshme. Çdo version i ankesave të parashtruara nga ana e rebelëve në 1450 dërdëllisin për humbjet në Francë.

Problemet financiare dhe ndryshimet sociale[redakto | redakto tekstin burimor]

Murtaja, e cila kishte mbërritur së pari në Angli më 1348, bëri disa vajtje ardhje duke shkaktuar humbje të mëdha në rrallët popullsisë, e cila shkaktoi një zi buke në radhët e fuqisë punëtore si pasojë e rënies të prodhimit bujqësor. Kjo shkaktoi një inflacion të rëndë në çmimet e punës dhe të prodhimeve bujqësore dhe, në disa vite banorët do të shikonin dështimin në të korrat. Kjo u karakterizua me periudha të thella krizash urie. Gjithashtu vdekjet e shumta dhe epidemitë shkaktuan një ndryshim të madh në rregullin social; një grup i vogël u gdhinë (u rritën) më të pasur dhe gjithnjë në ngritje, duke përvetësuar tokat e atyre që tashmë kishin vdekur. Luftërat franceze ndikuan edhe në dëmtimin e thesarit mbretëror.

"Jetesa dhe Mirëmbajtja"[redakto | redakto tekstin burimor]

Që nga rënia e feudalizmit sistemi "Livery and Maintenance" synonte (do të thoshte) që çiftet e mëdha të mbretërisë mund tu kërkojë lordëve më të ulët (vasalëve) në dominionet e tyre, që të marrin pjesë në luftë në krah të tyre nën të njëjtin flamur. Këta, së bashku me ushtarët e karrierës të shndërruar në mercenarë mbas fushatave franceze, tregonin se çiftet mund të shtonin numrin e armiqve të tyre shumë lehtë, dhe në disa raste automatikisht, po ashtu si edhe mbreti vetë. Kur luftohet një armik i përbashkët për një shekull, në të shumtën e rasteve, lufta civile nuk është një opsion; ndoshta ishte thjeshtë një çështje kohe derisa luftëtarët e madhej të fillonin luftën midis tyre.

Probleme dinastish[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas drejtimit të mbretit King Henry V, "The Flower of Chivalry" dhe "Mirror of all Christian Kings," Henry VI, i dobët dhe gjakftohtë ishte një zhgënjim i madh. Somerset dhe Suffolk, favoritët e mbretit, ishin të urryer nga të gjithë për fuqinë e tyre të paligjshme dhe bindjen e tyre të verbër. Shumë nga fisnikët, midis tyre edhe Rikardi i Yorkut, i cili kishte qenë zëvendësuar në Francë nga Somerset, gjithashtu ushqente urrejtje dhe armiqësi personale kundër ministrave të Henrit, për mospërfillje dhe mungesë të shpërndarjes së gradave.

Suffolk thelloi goditjen ndaj çrregullimeve mbi humbjet në Francë (ndonëse ato ishin shumë larg paaftësisë së Somerset-it). Ai u akuzua me shumë zhurmë për tradhti nga Parlamenti dhe u përjashtua nga shteti me dhunë (ekzil). Përfundimisht, ai u ekzekutua në bordin e anijes që po e largonte nga Anglia. Henry VI ishte i paaftë që të realizonte një qeverisje qendrore të centralizuar), duke armiqësuar shumë nga lordët e tij të pasur dhe të fuqishëm, duke i dhënë mbështetje të palëkundur Somerset-it. Henry VI çrregulloi më tepër Dhomën e përfaqësuesve në parlament (Commons), i cili kërkonte që Somerseti të largohej, duke injoruar kërkesën e tyre për ekzilin e tij. Një përpjekje paqësore për disa vite (1450-1453), për shkak se fisnikët mund të kënaqnin veten e tyre me faktin se a do të vdesë Henry VI pa një trashëgimtar; ata kishin një pasardhës (sfidant) të fortë në personin e Rikardit, Duka i Yorkut. Somerseti dhe e tërë linja Beaufort, kanë qenë të përjashtuar nga trashëgimia me vendim të parlamentit të kryesuar nga Henri IV në vitin 1407.

Rikard i Yorkut ishte i vetmi person, i cili shpëtoi Henrin VI. Ai zotëronte një vazhdues mashkull legjitim që rridhte nga Mbreti Eduard. Ai në fakt ishte trashëgimtar i zotërimit të fronit, qoftë mashkull apo femër. Lindja e një trashëgimtari më 1453 e komplikoi çështjen, nëqoftë se mbreti do të vdiste apo do të ishte i paaftë, mbretëria do të binte në duart e një trashëgimtari që ishte thjeshtë një princ i mitur për kohën, dhe kishte shumë mundësi të drejtohej nga i neverituri Somerset. Në vitin 1453 Mbreti Henry VI, vërtet u bë i paaftë për të drejtuar; ai vuante nga degradimi i plotë mendor deri në budallallëk. Madje ai nuk kuptonte se një trashëgimtar ishte lindur prej tij. York mori përsipër rolin e protektorit, por kur Mbreti e rifitoi aftësinë mendore (u shërua) një vit më vonë, Somerset u rivendos në fuqi, dhe përkrahësit e Yorkut u përjashtuan si mbeturina. Dhe kështu pasoi lufta (beteja) e parë ndërmjet Luftërave të Trëndafilave, 1455.

Anglia si Një Fushë Beteje[redakto | redakto tekstin burimor]

Trëndafili i Bardhë si simboli i Yorkëve.
Trëndafili i Bardhë si simboli i Lankastër-ve.

Lufta e Trëndafilave deri në një farë përkufizimi, është një keqkuptim. Në të vërtetë emri i referohet simboleve të përdorura nga dy familjet e mëdha të përfshira në këtë luftë. Yorkët përfaqësoheshin nga trëndafili i bardhë dhe Tudorët prezantoheshin me trëndafilin e kuq. Megjithatë, Tudorët do e përdornin simbolin e trëndafilit ngjyrë të kuqe, në një periudhë shumë të vonshme në këtë luftë famëkeqe. Kjo u bë me arsye për t’i dalluar ata nga Yorkët. Megjithatë këto nuk ishin me të vërtetë luftëra (më mirë do ishte të thoshim se ishin thjeshtë luftime të vogla në seri ose përleshje tek tuk në Angli, midis lordëve të fuqishëm feudalë).

Luftërat e kishin origjinën e tyre me fillimin e rënies nga froni të Henri Bolingbroke. Me fillimin e venitjes së pushtetit të kurorës, fisnikët feudalë filluan të kishin pretendime për fronin e Anglisë. Ideja jo mirë e menduar e Henrit se froni i përkiste atij që mund ta shtinte në dorë, e çoi vendin në një sërë luftërash civile. Gjendja do të rëndohej gjithmonë e më shumë me mungesën e Henri VI si mbret në fron. HENRI VI, djali i Eduartit V, i lindur më 6 dhjetor 1421, u bë mbret i Anglisë më 1 shtator më 1422, por nëse nuk do të mjaftonte Anglia, ai do të shpallej nga ana e atyre që interesoheshin në këtë gjë, si mbret i Francës, ndërkohë që ai vetë ishte vetëm një vjeç. Kjo e bëri atë, që akoma në rini të shkëputej për një kohë relativisht të gjatë nga Anglia. Kjo situatë si u tha më lartë, nuk e ndihmonte fare gjendjen.

E rëndësishme të përmendet është edhe përqendrimi i fuqisë në duart e një kaste fisnikësh, të cilët i bindeshin Margaretit të Anjou. MARGARET e ANJOU, Mbretëresha e Anglisë, ishte motra e mbretit të Naples dhe Jeruzalemit, megjithatë ajo do të dilte në skenë krejtë papritur dhe krejtë e veçuar nga vëllai i saj i fuqishëm. Ajo kishte lindur më 23 mars 1430 dhe ishte lidhur në fejesë me Henri VI, mbret i Anglisë. Margareta u shfaq në jetën politike mbas rënies së Suffolkut më 1450. Ajo u përfshi gjithashtu në punët qeveritare duke u përpjekur të fitojë privilegje të shumta për veten e saj. Por ajo nuk kishte shumë influencë. E eklipsuar nga bashkëshorti i saj, më 13 tetor të 1453, ajo do të lindte një djalë. Djali do të emërohej EDUARD. Për fat të keq Eduardi e gjeti babain e tij në një gjendje të keqe mendore. Henri VI kishte shfaqur shenja çmendurie që në lindjen e djalit të tij, edhe pse nuk kishte shumë për të bërë rreth gjendjes së tij mendore.

Vetëm në atë kohë figura e Margaretës do të dilte nga hija ku kishte qëndruar për një kohë të gjatë. Kur mori në dorë pushtetin, ajo mbajti një qëndrim shumë të rreptë ndaj Rikardit. Nga ana e tyre, kundërshtarët e saj nga Yorku e akuzonin atë se djali i saj Eduardi, ishte thjeshtë një bastard. Kjo gjë në të vërtetë ndeshet në veprën e Shekspirit “Henri VI,” por nuk ka ndonjë bazë që mund të merret për bazë. Margareta ishte armikja e betuar e Rikardit (dukës së Yorkut) dhe figura e saj shërbeu si frymëzim për Lankastërt, megjithatë entuziazmi i tepruar që ajo kishte do të sillte rrënimin e saj.

Kjo gjendje bëri që shumë fisnikë të tjerë të shfaqnin shenja të qarta pakënaqësie dhe rebelimi. Ai që do të kishte një shije të keqe në grykë nga marrja e pushtetit nga ana e Margaretës, do të ishte Rikardi (1410-1460). Ky i fundit ishte duka i Yorkut. RIKARDI, Duka i Yorkut (1410-1460), ishte djali i Rikardit, Earl i Cambridge dhe Annës, që ishte vajza e Roger, Earl i March. Rikardi kishte trashëguar titujt e xhaxhait të tij Eduartit (ky kishte qenë në të vërtetë duka i Yorkut) dhe Edmund, Earl i March. Që nga vitit 1430 deri më 1436, Rikardi u mor kryesisht me veprimtari ushtarake në Normandi dhe Francë. Në Francë ai shkëlqeu me strategjitë e tij, ku një herë së bashku me ushtrinë që komandonte ishte afruar pranë dyerve të Parisit.

Megjithatë, ajo që ka rëndësi këtu është se ishte i bindur se Henri VI e kishte treguar veten krejtësisht të paaftë në fron. Këto pretendime do të binin shpejtë në veshin e Henrit VI. Ai do të xhindosej nga pretendimet e Rikardit dhe kjo gjendje tensioni, bëri që më 1453 ky i fundit të vetë shpallej si mbrojtësi i kurorës. Si mbrojtës i mbretërisë ai automatikisht kishte marrë të drejta në funksionet ekzekutive. Funksionet ekzekutive ishin vetëm e drejta e mbretit, ndaj pretendimet e Rikardit për të pasur fuqi në zbatimin e tyre, e bëri atë të krahasohej me vetë mbretin. Pas këtij veprimi rebel (ku nuk mund të gjykohet në se ishte i drejtë apo jo), Rikardi do të arrestonte funksionarë të lartë të oborrit mbretëror të Henrit VI, duke bërë të mundur edhe arrestimin e aleatëve të kundërshtarit të tij. Do të fillonin kështu betejat midis Rikardit dhe sunduesve të oborrit mbretëror. Beteja e parë do të pagëzohej si beteja e Shën Albans. Kjo do të ishte beteja e parë në serinë e betejave të trëndafilave.

Luftimet nuk kishin mbaruar akoma, por pavarësisht më 1460, Rikardi do vetëshpallej mbret i të gjithë Anglisë, me pretendimin e mëparshëm se Henri VI, ishte trashëgimtar jo i denjë për detyrën e shenjtë të mbretit. Megjithatë ky pretendim pak i shpejtuar, nuk u prit edhe aq mirë nga fisnikët e tjerë. Këta i qëndruan besnik Rikardit, megjithatë ata mendonin se marrja e fronit nga ai do ishte më e përshtatshme vetëm pas vdekjes së Henrit. Për ironi të fatit, Rikardi do të vdiste më parë se Henri. Vdekja e tij do bënte daljen në skenë të Eduartit IV. EDUARDI IV (1461 – 1483), Mbret i Anglisë, lindi më 28 prill 1442, dhe ishte i biri i Rikardit të vdekur, ish duka i Yorkut.

Ai do të përmbushte punën e filluar nga i ati. Ai do të shpallej mbret i Anglisë, pas eliminimit të figurës së Henrit nga jeta politike e vendit. Eduarti arriti më në fund të bëhej mbret, por ai nuk arriti kurrë të konsolidonte mbretërimin e tij, ndërkohë që ai do të ballafaqohej me qëndrimin dyshues dhe agresiv të vëllait të tij George. GEORGE ishte Duka i Clarencës.

Më 1471, Margaret e Anjou dhe Henri VI do të fillonin një ofensivë kundra pushtetit të mbretit të ri, duke marrë në dorë pushtetin mbretëror për disa muaj. Ky “mbretërim” i shkurtër do të përmbysej shpejtë nga Eduardi. Me përmbysjen e tyre, Henri do të kapej rob dhe do të dërgohej në burg. Atje, midis pendesave dhe inatit, ai do të vdiste.

Koha ikën dhe mosha bën të sajën. Më vdekjen e Eduartit më 1483, në skenë do të dilte EDUARTI V. Ky djalosh 20 vjeçar, mbase nuk ishte i gatshëm të përballonte administrimin e një lufte agresive si ajo e trëndafilave. Pushteti i kalon kështu në duar xhaxhait të tij Rikardit, i cili ishte Duka i Gloucter. Rikardi do të merrte situatën në duar. Pushteti do i kalonte atij sërish. Gjatë mbretërimit të tij, ai do të arrestonte dy djemtë e Eduartit, për t’i ekzekutuar më vonë.

Për më pak se njëqind vjet, froni kishte kaluar sa në duart e njërit e tjetrit. Tashmë RIKARDI III, kishte shtrënguar pushtetin në duart e tij dhe do t’i tregonte të gjithë se ai mund të administronte mirë atë vend. Ai do të rezultonte si një administrues efektiv në punët e shtetit, një ushtarak mendjendritur dhe çfarë ishte më e rëndësishme, ai kishte një kurajo mbresëlënëse. Por trëndafilat nuk mund të flinin akoma të qetë. Një protestë e vogël për të rikthyer Henri Tudorin në fron, do të shtypej me zotësi nga mbreti. Atëherë, Henri do të merrte vetë në dorë situatën duke dalë ballë për ballë me kundërshtarin e tij Rikardin. Rikardi në të vërtetë kishte arsyen më të mirë për të trashëguar fronin, dhe Tudorët tashmë kishin shpenzuar rreth njëqind vjet për të propaganduar të kundërtën. Beteja e Bosworthit më 1485, që do të ishte edhe beteja e fundit midis trëndafilave, do të rezultonte me vdekjen e Rikardit. Mbreti i ri do të bëhej HENRI TUDOR. Henri, i njohur edhe si Tudori i Parë e akoma më pas si Henri VII, lindi më 1485 dhe vdiq më 1509. Ai ishte i pari i shtëpisë së Lancastërve gjatë Luftërave të Trëndafilave. Pasi mposhti Rikardin III në fushëbetejën e Bosworth, ai do të shpallej mbret i Anglisë. Ai u martua me vajzën e Eduardit IV, duke bashkuar më në fund Yorkët dhe Lancastërve.

Mbas kaq luftërash, mundimesh dhe masakrash, Anglia ashtu si e gjithë Evropa do të futej pa e kuptuar në periudhën moderne.

Kronologjia e Betejave të Trëndavilave[redakto | redakto tekstin burimor]

Hartë e eventeve më të rëndësishme në Luftërat e Trëndafilave.
  • 22 Maj, 1455 - Beteja e Shën Albans
  • 23 Shtator, 1459 - Beteja e Blore Heath
  • 12 Tetor, 1459 - Beteja e Rout në Ludford Bridge
  • 10 Korrik, 1460 - Beteja e Northampton
  • 30 Dhjetor, 1460 - Beteja e Wakefield
  • 2 Shkurt , 1461 - Beteja e Mortimer's Cross
  • 22 Shkurt, 1461 - Beteja e dytë e Shën Albans
  • 28 Mars, 1461 - Beteja e Ferrybridge
  • 29 Mars, 1461 - Beteja e Towton
  • 25 Prill, 1464 - Beteja e Hedgeley Moor
  • 15 Maj, 1464 - Beteja e Hexham
  • 26 Korrik, 1469 - Beteja e Edgecote
  • 12 Mars, 1470 - Beteja e Loosecoat Field
  • 14 Prill, 1471 - Beteja e Barnet
  • 4 Maj , 1471 - Beteja e Tewkesbury
  • 22 Gusht, 1485 - Beteja e Bosworth
  • 16 Janar, 1487 - Beteja e Stoke Field

Shkaqe dhe Ngjarje[redakto | redakto tekstin burimor]

Pronari i vogël i ndershëm i tokave të kohës së Eduardit III, për fat të keq ishte kthyer në një ushtar profesionist dhe ishte demoralizuar nga lufta 100 vjeçare e gjatë dhe e zymtë (pa perspektivë). Për shkak të kësaj lufte të stërmundimshme, puna dhe prona e tyre në Angli kishte kaluar në duart e disa qindra horrave e kopukëve, të cilët fshiheshin pas të fortëve. Në të njëjtën kohë fuqia (prona) e feudalizmit ishte përqendruar në duart e disa pak lordëve të fuqishëm, të cilët ishin mjaft të pasur dhe të fortë sa të pretendonin fronin mbretëror. Mercenarët e shpërndarë, u rreshtuan shumë kollaj në krahun tjetër, duke korruptuar, plaçkitur dhe blerë bujqit dhe vasalët si edhe të zakonshmit qiramarrës, me zakonet djallëzore të luftërave franceze, dhe duke plaçkitur fshatrat me anë të vrasjeve dhe dhunës, kudo që ata shkonin.

Është e vërtetë se mirëkuptimi dhe simpatia e popullit në shkallë të gjerë, ishte zvogëluar në mënyrë të ndjeshme. Për shembull Londra dhe, përgjithësisht qytetet tregtare dhe njerëzit e qytetit Lancastrian çuan në një përçarje (ose më mirë të themi grupazhe), e cila i përgjigjej dhe korrespondonte ashpër ndaj asaj që ishte në pjesën e hershme të Rebelimit të Madh. Në mënyrë të ngjashme, një masë treguese e kundërshtimit të besnikërisë (përuljes dhe nderimit) ndaj fisnikëve trashëgimtarë, dhe dëshirës për një qeveri që të mund të mund të bënte të mundur një qeverisje efektive dhe ushtarake, solli në të vërtetë trazira të shumta. Theksohet se elementët që karakterizuan Rebelimin e Madh do të ndjeheshin dhe do të përsëriteshin edhe për dy shekuj më vonë në Angli. Por ekzistonte kjo diferencë (pra kishte një dallim të qartë), që në shekullin 15; ndjenja e përuljes ka pasur një shtrirje të gjërë dhe të efektshme ndaj lordëve. Secili lord mbështetej mbi qiramarrësit e tij dhe ai mundej më tej që të paguante bandat e mëdha të shërbyesve. Kështu në qoftë se qytetarët (shtetasit) kërkonin një vendosje të re, çështja ishte në duart e pronarëve të mëdhenj (manjatëve); dhe si pranimet e reja ashtu edhe largimet nga një vend në tjetrin në mënyrë konstantë ruanin balancën e fuqisë, dhe në këtë situatë lufta ndikon në këtë fushë duke u bërë gjithnjë e më shumë më brutale nga fushata në fushatë (nga njëra ekspeditë ushtarake në tjetrën).

Ekspedita e parë, ose më mirë një episod i këtyre luftërave filloi me një kërkesë të armatosur të lordëve të Jorkut për shpërndarjen dhe përzënien e elementit Lancastrian në “Këshillin e Mbretit” (në anglisht King's Council) Vetë mbreti Henry VI, ishte i paaftë të qeveriste. Lancastrianët, dhe bashkë me ata edhe mbreti, marshuan jashtë Londrës për tu ndeshur me ata dhe të dy ushtritë e vogla (3000 Yorkists, 2000 Lancastrianas) u ndeshën në St Albans më 22 maj 1455. Ndeshja përfundoi me shkatërrimin e forcës më të dobët, dhe mbreti ra në duart e Yorkistëve. Kaluan 4 vjet nga beteja tjetër e rëndësishme, nw Blore Heath, e cila u zhvillua, mw 23 Shtator, 1459. Në këtë betejë Earl i Salisbury futi në kurth një ushtri të Lancastrianëve në kushte shumë të pafavorshme pranë Market Drayton, dhe e shkatërroi atë; por një kombinacion i ri politik e bën fitoren e Yorkistëve praktikisht të pavlefshme dhe kështu udhëheqësit e partisë (grupit) pasi përjashtohen dhe i detyron ata të mërgojnë në ekzil.

Ata, Yorkistët, bënë një përpjekje të re në 1460, dhe falë tradhtisë në kampin e Lancastrianëve, në mënyrë të veçantë të komanduesve të Warwick, arritën fitore të rëndësishme dhe vendoset kështu në fronin e mbretit për të dytën herë mbreti Henri VI në Northampton më 10 korrik 1460. Në një kohë shumë të shkurtër pas kësaj, mbas një periudhe bisedimesh dhe marrëveshjesh doli një konflikt i ri. Rikardi, Duke i Yorkut shkoi në veri për të luftuar ushtrinë armike e cila u formua në York dhe që përbëhej nga Lancashire dhe Midland Royalists, ndërsa djali i tij Eduard, Earl of March (më vonë do të emërohej Eduard IV), u nis për në perëndim. Babai u zu në pritë dhe u vra në Wakefield më 30 dhjetor, 1460), dhe Lancastrianët, të frymëzuar si gjithnjë nga Mbretëresha Margaret e Anjou, lëvizën drejt në jug të Londrës, duke shkatërruar Warwick në betejën e Shën Albans më 17 shkurt 1461, dhe rifituan pozitën e personit të mbretit.

Por i riu Earl i March, tani Duke i York tashmë Eduard IV, duke ngritur një ushtri në perëndim, mundi dhe shkatërroi Earlin e Pembroke më 2 shkurt, 1461 në Mortimer's Cross (5 milje në perëndim të Leominster). Kjo ishte beteja e parë e luftës që u karakterizua nga masakrimi pa dallim dhe prerje kokash të zotërinjve të kapur rob. Kështu i gëzonte fitoret zakonisht Eduardi. Pra, kjo sjellje deri diku brutale, shoqëronte të gjitha fitoret e Eduardit, dhe mungesa e dukshme në (zhvillimet e) Warwick's. Më pas Eduardi vazhdoi, u bashkua me Warwick, dhe hyri në Londër. Megjithatë ushtria e Margaret u tërhoq në kohë, pa u ndeshur me to. Ndodhitë e Lancastrianëve të veriut në avancimin e tyre, prodhuan frute të hidhura gjatë tërheqjes, ndërkohë turma të tërë ushtarësh duke tradhtuar mbretëreshën Margaretë kalonin dhe marshonin nën Flamurin e Eduardit.

Duke marshuar ne veri në ndjekje të armiqve, Yorkistët i kapën ata në gjirin Towton, rreth 3 milje më jug të Tadcaster, dhe i shkatërruan ata egërsisht në 29 Mars, 1461. Për 3 vjet mbas Towton lufta u zhvillua në mënyrë sporadike Ajo konsistonte kryesisht në beteja lokale midis grupeve të vogla të Lancastrianëve. Ata luftonin vetëm në ratet kur beteja ishte e pashmangshme. Duke i Yorkut ishte bërë tashmë Mbreti Eduard IV, dhe kishte stabilizuar fort pushtetin në duart e tij. Por në 1464, në veriun e largët të Anglisë, Trëndafili i Kuq i Lancastërve, doli përsëri në fushë. Me vendimet e tij të zakonshme për të tilla raste, Eduardi veproi me të njëjtën mënyrë. Zëvendësi i tij, Montagu (vëllai i Warwickit), mundi dhe ktheu Sir Ralph Percy në Hedgeley Moor, pranë Wooler (25 prill, 1464), dhe menjëherë shkatërroi një tjetër ushtri të Lancastrianëve, me të cilën ishin bashkuar Eduardi i VI dhe Queen Margaret, në Hexham më 8 maj, 1464. Masakrat dhe ekzekutimet që pasuan efektivisht e shtypën revoltën.

Princat në Tower, pikturuar nga John Everett Millais

Për disa vjet me radhë, Eduardi mbretëroi në paqe, por Warwicku, ai që e kishte sjellë në fron, pra mbret vënësi i Eduardit, dhe të gjithë pasuesit e Neville ishin kthyer kundër tij (1470). Ai u dërgua në ekzil; u internua si Napoleoni (një krahasim jo shumë i drejtë ky). Por në një moment fatlum ai lundroi nga Flushing me 1500 përkrahësit e tij vasalë dhe mercenarë Burgundian-ë, dhe duke shmangur flotën e Lancastrianëve dhe trupat e mbrojtjes bregdetare, zbarkoi në Ravenspur (Spurn Head) në Yorkshire në Mars të 1471-it. Dyert e qytetit ishin të mbyllura për atë dhe populli i qytetit u fsheh. Forca e tij ishte tepër më e madhe se e një bodigardi Por me anë të paraqitjes personale, diplomacisë, premtimeve të shumta dhe një premtim përuljeje ndaj mbretit, Henri VI, i betuar solemnisht ndaj Yorkëve, ai çarmatosi armiqtë. Këtë e bëri duke mënjanuar dhe shmangur ushtrinë e Montagut, dhe arriti të fitonte pronën dhe të drejtat e tij në rajonin e Wakefield, ku shumë nga vasalët e tij të vjetër u bashkuan me të.

Ndërsa ai avancoi në jug, një grup i vogël fisnikesh së bashku me pasuesit e tyre u bashkuan me të, por ishte në mospërputhje me forcat e Warwickin dhe partive reale të Lankasterit në një beteje për jetë a vdekje. Beteja deçizive do të zhvillohej në Barnet, në Easter Eve, më 14 prill 1471 dhe ishin tw gjitha gjasat që ia ta humbte atë. Por në mes të betejës përforcimet e ardhura nën drejtimin e Earl i Oxfordit për tu bashkuar me Warwick u ngatërruan në mënyrë të atillë, sa që ranë në konflikt me vet aleatët e tyre. Flamuri me simbolin “Vere star” u ngatërrua në një keqkuptim krejt të pavolitshëm, si kur të ishte simboli i Eduardit, “Rose en soleil”. Nga ky moment elementët e përbashkët dallues të ushtrisë së Warwickit u ngatërruan, dhe vet Warwicki , së bashku me vëllain e tij, u vranë. Ata u therën në betejë e sipër.

Trëndafili i Tudorëve ishte një kombinim i dy trëndafilëve të tjerë duke simbolizuar hapur bashkimin e dy fraksioneve.

Për herë të fundit i dëshpëruari Henry VI, ra në duart e armiqve të tij. Ai u dërgua në Tower, Eduard i IV, duke shpërndarë ushtrinë e tij rimori fronin. Por Margaret e Anjou, kundërshtarja e tij e palodhur, e cila kishte qenë në Francë ndërkohë që çështja e saj dhe e Warwick-it ishte e humbur, kishte marrë prona në veri pikërisht mbas Barnet, dhe Eduard kishte marrë komplet territore të brendshme në Angli. Krijimi i një ushtrie të re në Windsor, me anë të së cilës ai mund të marshonte për të ndërhyrë midis Margaret dhe aleatëve të saj, ose për të penguar direkt rrugën e saj drejt Londrës, ai marshoi në perëndim, më 24 prill. Më 29 të po atij muaji, ai ishte në Cirencester. Margaret, u angazhua në rekrutimin e një ushtrie pranë Bath. Eduard nxiton, por Margaret e mënjanon atë dhe marshon drejt Gloucester. Në këtë vend, guvernatori (Kryetari feudal), refuzoi pranimin e Lancastrianëve dhe duke kërkuar kalim përmes Severn pavarësisht nga arritjet e Yorkëve, ata vazhduan më tej me forcë marshimin drejt Tewkesbury. Por edhe Eduardi diti se si të marshojë, dhe i arriti t’i kapi ata rob. Beteja e Tewkesbury më 4 maj, 1471, përfundoi me shkatërrimin e forcës së Margaret-it, rënia rob e kësaj të fundit, vdekja e djalit të saj Eduard (i cili, siç ishte thënë disa herë, ishte vrarë nga vet Eduard IV pas betejës), dhe ekzekutimi i 16 amtarëve nga krerët e Lancastrians.

Kjo ishte beteja e fundit e Eduard-it. Koha e mbetur e mbretërimit të tij plotë ngjarje, ishte e njëjtë (e ngjashme si dy pika uji), nga të gjitha pikëpamjet me rrugët dhe zhvillimet e bashkëkohësit të tij Louis XI, të frymëzuara nga qëllimi i qartë për konsolidimin e fuqisë së tij me çdo mjet dhe mënyrë (sidoqoftë ajo, fundi justifikon mjetet apo jo?), duke ndjekur shembullin e vasalëve të madhej. Por Luftërat e Trëndafilave akoma nuk kishin përfunduar. Për 14 vjet me përjashtim të shpërthimeve lokale, vendi kishte paqe, dhe për këtë kurora e Rikard III, u hoq nga koka e tij në Bosworth Field (më 22 gusht, 1485), duke ju dhënë Henrit Earl i Rikmond, i cili, si edhe Henry VII, krijoi një mbretërim mbi baza të sigurta. Një përpjekje e fundit e dobët për të rifilluar luftën, bërë nga një ushtri e grumbulluar për të mbështetur pretendentin Lambert Simnel, u shkatërrua nga Henri VII në Stoke Field , më 16 qershor1487.

Emri , siç është i mirë njohur, vjen nga "trëndafili i bardhë i Yorkut" dhe "trëndafili i kuq i Lancaster"; por këto simbole, megjithëse pak a shumë njihen si simbole të partisë, pa asnjë diskutim simbolizojnë shenjat private të lordëve të madhej të ndryshëm, si për shembull “Skifter dhe Pranga” - "Falcon and Fetterlock" të Rikardit, Duka i Yorkut, dhe “Trëndafil në Diell” – “Rose in Sun” i Eduard IV, “Mjellma e Kurorëzuar”- “Crowned Swan” e Margaret, “Ylli Vere” – “Vere Star”, dhe madje rishfaqja e “Zemrës së Bardhë,” “White Hart" e Rikard II.

Personazhët Kyç[redakto | redakto tekstin burimor]

Pema e lidhjeve fisnore të familjes mbretërore.

Galeria e Protagonistëve në Luftë[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Ref. 1. Encyclopedia Britannica, 11th Ed. Vol XXIII. Cambridge: Cambridge University Press, 1910. Article 736.
  • Ref. 2. World History, Patterns of Civilization, England and the War of Rosses – Burton F. Beers, Professor of History, North Carolina State University.
  • Ref. 3. Word Web Dictionary – Update oct. 2007 – Henry Tudor (Henry VII), Richard III, Henry VI, Eduart IV.
  • Ref. 4. Point of View from Anniina Jokinen - Një pikëpamje nga Anina Jokinen, Pasojat e Luftërave të Trëndafilave.
  • Ref. 5. Colbeck, Charles. The Public Schools Historical Atlas. New York: Longmans, Green, & Co., 1905. Chronicle of Battle of the Roses - Kronologjia e Betejave të Trëndafilave
  • Ref. 6. "To no one will we sell, to no one will we refuse or delay, right or justice." - shprehje e marrë nga e famshmja Magna Carta e hartuar më 1215.
  • Ref. 7. Haigh, Philip A. (1995). The Military Campaigns of the Wars of the Roses. ISBN 0-7509-0904-8.
  • Ref. 8. Citime te ndryshme nga Wars of the Roses." Microsoft® Student 2008. Redmond, WA: Microsoft Corporation, 2007.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]