Lule kefiri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Kefiri është bacil (baterie) të cilën qumështi i lopës i vendosur në një enë të mbyllur në temperaturë prej 13-20 C gjatë 24 orëve e shndërron në shije të kosit në. Kefiri mund të lihet me qëllim të ardhjes gjithashtu deri në 48 orë. Banorët e Kaukazit pinë kefir nga rinia e hershme dhe nuk dijnë çka është TBC-ëja, sëmundja e lukthit dhe sëmundjet tjera.

Këtë e ka përgatit profesor Romesko, i cili tërë jetën e vet ia ka kushtuar hulumtimit të kefirit. Në Gjermani efektin shërues i kefirit e ka konstatuar dr. March dhe ka shëruar rrufën e organeve të frymëmarrjes, e në veçanti pengesat kronike. Ai gjithashtu ka shëruar ngërçet-spazmat, dhe sëmundjet e hershme të lukthit, sëmundjet e pezmatimit të zorrëve për një kohë të gjatë, sëmundjen e fshikzës së tëmthit, të veshkëve dhe fshikzës së urinës. Te fëmijët kefiri shërben si zëvendësim i qumështit të nënës. Ai ndihmon gjithashtu në shërimin e sëmundjeve të grave dhe te vjelljet gjatë kohës së shtatëzanisë.


PËRDORIMI I KEFIRIT


Merre një enë të qelqtë (tegëllë) , e cila mund të mbyllet mirë që mos të rrjedh dhe mbushe atë me qumësht (tambël) të vluar i cili është ftohur.. Në enë duhet të lihet 1-4 cm vend që të tharmit mos të copëtohet në pjesë të imta. Qumështit (tamblit) i shtohet fungusi (të tharmit) me lugë. Ena duhet të mbyllet mirë dhe lihet në dhomë në një temperaturë prej 13-20 gradë celsius. Nuk banë të jetë temperatura më e lartë se 30 gradë celsius. Kefiri pihet gjatë ditës e më së miri të pihet në mbrëmje. Kefiri kalon drejtpërdrejt prej lukthit në gjak. Kefiri mund të qëndrojë më së shumti 40 orë. Kokërrat duhet të qëndrojë në qumësht (tambël) , i cili mund të derdhet prej saj vetëm për disa qaste. Te sëmundjet serioze duhet të pihet shumë kefir para dite, pas dite dhe në mbrëmje nga gjysmë litre. Kefiri që është formuar prej 12 orësh, mund të hap –rregullojë barkqitjen (kur njeriu është kaps-vuan nga kapsulluku-konstipacioni), ndërsa ai i 48 orëve ndal jashtëqitjen (e tepërt). Kefiri nuk është vetëm shërues, por mund të përdoret shkëlqyeshëm për sos dhe sallatë.

Sipas dr. March-it, KEFIRI shëron sëmundjet vijuese:


Nervat:

1 litër në ditë- deri sa të kërkon kjo sëmundje.


Pagjumësia shërohet pa barna-ilaçe , kthehet apetiti-oreksi duke pirë kefir në masë të caktuar.

Sëmundjet e brendshme: ato të përhapura në lukth dhe në zorrën e 12të kërbishtore shërohen për 2 muaj duke i pirë nga gjysmë litri , pasi të jenë konstatuar këto sëmundje në bazë të fotografimit me rëntgen.

Bronhitisi: shërohet duke pirë nga një gjysmë litri kefir për një kohë të gjatë.

Astma shërohet duke pirë kefir për një kohë të gjatë pa pasur nevojë të përdorë kurrfarë barërash.

Pagjakësia dhe shkatërrimi i gjakut shërohet duke pirë 1 litër kefir në ditë. Te pacientat e moshuar në raste të rënda pihet edhe deri në 2 litra në ditë. Për 3 muaj normalizohet-shërohet gjaku.

Ekscemi shërohet duke pirë nga një gjysmë litre kefir. Përveç pirjes, duhet të lyhet vendi ku pacienti ka dhimbje dhe të lihet në mbrëmje të teret-thahet vendi i lyer. Në mëngjes ai vend i lyer duhet të pastrohet dhe prapë të lyhet. Për 14 ditë lëkura do të jetë e shëndoshë.

Tuberkuloza e lëkurës shërohet duke pirë nga 1 litër kefir në ditë e gjithashtu dhe te pezmatimi i fshikëzës së urinës.

Skleroza shërohet duke pirë nga 1 litër kefir në ditë. Skleroza e rëndë nuk përhapet më shumë në trup.

Shtypja e lartë e gjakut normalizohet duke pirë nga 1 litër kefir në ditë për një periudhë prej 2 muaj dhe pas kësaj kohe do të normalizohet shtypja.

Idhëza shërohet duke pirë nga 1 litër kefir për një periudhë prej 6 muajsh. Qumështi shkakton sulme,e kefiri i shëron ato.

Sëmundjet e veshkës i shëron duke pirë nga gjysmë litre në ditë.

Kapsëllëku shërohet duke pirë nga një gjysmë litre kefir që është formuar –ardhur gjatë 10 orëve. Ai pihet para se të biem në gjumë dhe pirja zgjat 3-4 ditë.

Barkqitja e tepërt(diarrea) shërohet duke pirë nga nga 1 litër kefir , kefiri duhet të jetë i vjetër 48 orë. Si të ndalet barkqitja atëherë kefiri pihet nga një gjysmë litre dhe ai (kefiri) duhet të jetë i vjetër 24 orë.

Lukthi dhe zorrët shërohen duke pirë nga një gjysmë litre në ditë, thartina zhduket për 14 ditë. Ma me rëndësi është se kefiri parandalon qelbjen e zorrëve. Ai i shëron ato. Gota e cila është përgatitur për tu pirë kefiri, duhet të tundet paraprakisht.

VËREJTJE: Ena në të cilën përgatitet kefiri duhet të lahet rregullisht. Secilën javë nga një herë (pas 8 ditësh), të tharmin-kokërrat duhet me i pastrua mirë në ujë të temperaturës prej 15-20 gradë celsius dhe menjëherë pasi të pastrohet duhet të vendoset në qumësht-tambël. Kur të hedhet qumështi, më së miri duhet të hedhet në te duke e përdorur një kullojës( nëse qumështi-tambli është i kafshëve- i lopës). Qumështi tetrapark nuk ka nevojë me u kullua.Për 1 litër tambël qumësht më e mirë – e përshtatshme është të tharmit- kokrra me madhësi prej 3-4 cm. Si të rrite kokrra ajo duhet të ndahet. Pasi të keni arritur sukses në shërimin e sëmundjeve duke pirë kefir, tregoju shokëve-miqve tuaj.