Lulelakër e skuqur me vezë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lulelakra zihet, ndahet në degë të vogla, spërkatet me kripë, piper, djathë kaçkavall të grirë ose djathë të bardhë të thërrmuar, kalohet në miell, vezë të rrahura dhe skuqet nga të dyja anët.

Për 4-5 persona duhen :

  • lulelakër : 1 kg,
  • miell : 1 lugë e gjysmë gjelle,
  • vezë : 3 kokrra,
  • djathë : 2 lugë gjelle,
  • vaj për skuqje : 2 filxhanë kafeje,
  • kripë, piper.