Lulja e Versajës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Informacione mbi serialin
Animeintrooskar.png
Pamje nga seriali anime.
Titulli shqip: Lulja e Versajës
Titulli origjinal: Versailles no Bara
Shteti i prodhimit: Japoni
Viti i prodhimit:
(Vitet e prodhimit):
1979
Kohëzgjatja e një episode: rreth 25 minuta
Episode: 41
Gjuha origjinale: Japonisht
Intro: Ai No hikari To Kage nga Hiroko Suzuki
Studio / Prodhuesi(t): Sunrise Inc.
Krijuesi(t): Manga: Riyoko Ikeda; Anime: të ndryshëm.
Zhanri: Anime, Luftë, Histori, Fantazi, Romancë, Tragjedi.
Transmetimi i parë në TV: 3 prill 1998 deri në 23 prill 1999
Interpretojnë
  • Dubluar ne shqip
  • Lady Oscar-Ema Andrea
  • André Grandier-Genti Decka
  • Marie-Antoinette-Rozi Prendi

Lulja e Versajës (njohur gjithashtu edhe si Lady Oscar / Una Spada per Lady Oscar - origjinali Versailles no Bara / ベルサイユのばら) është një serial manga dhe anime nga Riyoko Ikeda, publikuar më 10 tetor, 1979. [1]

Seriali ndjek ngjarjet e ndodhuraFrancë gjatë sundimit të Luigjit XVI dhe gruas së tij Marie-Antoinette parë nga këndvështrimi i Oskar Fransua de Zharzhe (Oscar François de Jarjayes), një vajzë e rritur si djalë nga babai i saj dhe që shërben shumicën e kohës si kolonel i rojeve të mbretëreshës. Gjatë 40 epizodeve shikohet shkëlqimi dhe rënia e Mbretëreshës së Francës, Marie-Antoinette dhe lidhjet dashurore të trekëndëshit Oskar, Andre dhe Kontit të Fersen. Ngjarjet përfundojnë me sulmin në Bastijë ku Andre dhe Oskar humbasin jetën në aksion. Në epizodin e 41 shpjegohen ngjarje të përgjithshme të vijimit të revolucionit. [2]

Seriali ka gjeneruar një film me persona realë (film francez) [3] dhe një muzikal (në Japoni) [4]. Manga dhe anime gëzon popullaritet në shumë vende të Evropës.

Personazhet dhe Dubluesit[redakto | redakto tekstin burimor]

Ne Shqipëri[redakto | redakto tekstin burimor]

Seriali eshte transmetuar per here te pare i dubluar ne shqip ne kanalin Bang Bang te platformes televizive digitale me pagese Digitalb. Titulli ne shqip eshte Ledi Oskar dhe eshte transmetuar premiere ne vitin 2009.

Titujt Alternativ[redakto | redakto tekstin burimor]

  • The Rose of Versailles / La Rose de Versailles (Anglisht)
  • A Rosa de Versalhes (Portugalisht)
  • La Rosa de Versalles (Spanjisht)
  • Lady Oscar (Frangjisht)
  • Lady Oscar, la rosa di Versailles (Italisht) / Una spada per Lady Oscar (Italisht)
  • Versailles no Bara (Japanese)
  • ليدي أوسكار (Arabisht)
  • ベルサイユのばら (Japonisht)
  • 凡爾賽玫瑰 (Mandarin)
  • 베르사이유의 장미 (Gjuhë Koreane) [2]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]