Lumbardh Salihu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lumbardh Salihu

Salihu me Austrinë në 2015 FIFPro Tournament
Të dhënat vetjake
Emri i plotëLumbardh Salihu
Datëlindja (1992-11-18) 18 nëntor 1992 (31 vjeç)
VendlindjaGjilan, RF Jugosllavia
Gjatësia1.79 m (5 ft 10 in)
PozicioniMesfushor sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
FC Mistelbach
Numri20
Karriera me të rinjtë
2005–2010Floridsdorfer AC
2008–2009Brigittenau (huazim)
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2009–2010Wiener Linien16(11)
2010–2011Liesing ASK8(4)
2011Wienerberg11(4)
2011–2012Northampton Town2(0)
2012–2014Austria Klagenfurt18(0)
2013–2014Annabichler SV13(2)
2015Post SV Wien13(2)
2015–2016SV Oberwart16(3)
20161. SC Sollenau12(1)
2016–2017SV Schwechat13(2)
2017Llapi5(0)
2017–2018SV Haitzendorf26(2)
2018–2019Obergänsernndorf24(0)
2019–2021Oberp./Schwarz.20(2)
2022Gerasdorf/Stammersdorf7(0)
2022–FC Mistelbach12(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 19:18, 12 mars 2023 (UTC)

Lumbardh Salihu (i lindur më 18 nëntor 1992) është një futbollist austriak, me prejardhje shqiptare nga Kosova i cili luan si një mesfushor ofensivë për klubin austriak FC Mistelbach. Salihu mori pjesë në Big Brother VIP Kosova dhe u shpërblye si fituesi i sezonit të tij të dytë.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera rinore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2005 Salihu ka filluar karrierën në Floridsdorfer AC. Ndërsa, në vitin 2008 për një vit luajti në klubin Brigittenau.

Wiener Linien[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1 Korrik 2009 Salihu nënshkroi me Wiener Stadtliga për klubin Wiener Linien..

L.A. Riverside[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1 Korrik 2010 Salihu nënshkroi me L. A. Riverside.

Wienerberg[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1 janar 2011 Salihu nënshkroi me Wiener Stadtliga për klubin Wienerberg. Më 13 mars të vitit 2011, bëri debutimin e tij  kundër Landstraßer si një zëvendësim në minutën 61 në vendin e Denis Gavrilovic.

Northampton Town[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 29 Korrik 2011. Salihu nënshkruar për Ligën e Dytë EFL për Northampton Town.[1] Më 23 gusht të 2011, ai bëri debutimin e tij në një ndeshje ku fituan 4-0 kundër Wolverhampton Wanderers në Kupën EFL[2] dhe pas debutimit me Gary Johnson, menaxheri i Northampton Town tha: "Ai sapo është kthyer nga një dëmtim, dhe është vetëm 18 vjet kështu që ai ishte një nga ata, ku ne vetëm sa i dhamë mundësi për ta ndjerë pak atë".

Austria Klagenfurt and Annabichler SV[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 4 korrik të vitit 2012 Salihu ka nënshkruar me Regionalliga Mitte për klubin Austria Klagenfurt dhe në sezonin 2013/14, u paraqit në Landesliga Kärnten për klubin Annabichler SV.

Post SV Wien[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1 janar 2015 Salihu ka nënshkruar me Wiener Stadtliga për klubin Post SV Wien. Më 27 shkurt të vitit 2015, ai bëri debutimin e tij në një ndeshje me rezultat 0-0 kundër Ostbahn XI.

Regionalliga Ost[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai ka luajtur për disa ekipe të Regionalliga Ost si me Oberwart (2015-2016), 1. SC Sollenau (2016) dhe SV Schwechat (2016-2017).

Llapi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 21 janar 2017 Salihu ka nënshkruar për të luajtur në Superligën e Futbollit të Kosovës për ekipin e Llapit.[3][4]

Haitzendorf[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1 korrik 2017 Salihu ka nënshkruar me 1. Niederösterreichische Landesliga për ekipin Haitzendorf. Më 12 gusht të vitit 2017, bëri debutimin e radhës në një ndeshje me rezultat 1-1, barazim kundër Rohrbach/Gölsen pas u fut si një zëvendësim në minutën 46 në vendin e Benjamin Pasic.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Northampton Town sign up Austrian duo" (në anglisht). BBC Sport. 29 korrik 2011.
  2. ^ "Northampton Town: Cobblers have their moments but Wolves cruise to victory" (në anglisht). Northampton Chronicle & Echo. 24 gusht 2011. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 1 janar 2018.
  3. ^ "Lumbardh Salihu bëhet pjese e FC Llapit". Llapi. 21 janar 2017. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2017.
  4. ^ "Lumbardh Salihu lë Austrinë për t'iu bashkuar FC Llapit". Llapi. 21 janar 2017.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]