Macja e egër
| Macja e egër | ||||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Macja e egër e Europes
|
||||||||||||||
| Klasifikimi shkencor | ||||||||||||||
|
||||||||||||||
| Emri binominal | ||||||||||||||
| Felis silvestris Schreber, 1775 |
||||||||||||||
The five subspecies of Felis silvestris according to a 2007 DNA study.
|
||||||||||||||
| subspecies | ||||||||||||||
|
See text |
Përmbajtja |
Gjatësia [redakto]
51-71 cm, pesha: 3-7 kg.
Përshkrimi [redakto]
Macja shtëpiake që njohim sot është rezultat i zbutjes së maces së egër. Macja e egër ka ngjyrë kafe jo të fortë me vija të zeza. Ajo mund të ngatërrohet me macet shtëpiake. Dallohet prej tyre nga bishti që e kanë më leshtor.
Statusi [redakto]
Në rajon, macja e egër bashkëjeton me nën-speciet e maces së egër europiane (Felis s. sylvestris). Numri i tyre në Europë është pakësuar në mënyrë të ndjeshme. Në rajon konsiderohet specie e rallë. Popullatat në Europë janë të rrezikuara nga hibridizimi me macet shtëpiake
Përhapja dhe habitati [redakto]
Macja e egër ka një përhapje shumë të gjerë. Ajo gjendet në pjesën më të madhe të Afrikës, Europës dhe në disa pjesë të Azisë. Në rajon, gjendet bashkë me nënspeciet Europiane të maces së egër. Parapëlqen zonat pyjore, shkurretat dhe zonat e hapura shkëmbore, por preferon vende të sigurta për t’u mbrojtur.
Ushqimi [redakto]
Macja e egër ushqehet me gjitarë, shpendë dhe kafshë të tjera të vogla.
Sjellja [redakto]
Lëviz për ushqim, në të shumtën e rasteve gjatë natës.
Riprodhimi [redakto]
Çiftëzimi ndodh një herë në vit, në fillim të verës, dhe ndonjëherë, edhe për herë të dytë e të tretë, në fund të vitit. Bën 1-8 këlyshë të verbër të cilët maturohen pas një viti. Mund të jetojnë 13-14 vjet.
Zëri [redakto]
I ngjashëm me atë të maces.
