Mads Mikkelsen

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Mads Mikkelsen
Mads Mikkelsen Cannes 2013 2.jpg
Mads Mikkelsen në Festivalin e Filmit në Kanë (2013)
Emri: Mads Dittmann Mikkelsen
Ditëlindja: 22 Nëntor 1965 (48 vjeçar)
Vendlindja: Kopenhagë, Danimarkë
Role të shquar: Tonny, Tristan, Le Chiffre, Hannibal Lecter
Filma & seriale 
 shquar:
King Arthur, Casino Royale, The Hunt, Hannibal
Bashkëshort(ja): Hanne Jacobsen (2000–prezente)
Kombësia: Danez

Mads Dittmann Mikkelsen (Tondokument dëgjo; i lindur më 22 nëntor 1965) është aktor danez. Fillimisht një gjimnast dhe vallëzues, Mikkelsen filloi karrierën e aktrimit në vitin 1996. Ai u bë i famshëm në Danimarkë me rolin e Tonny, një diler droge në dy filmat e parë të trilogjisë Pusher, dhe me rolin e policit në serialin danez Rejseholdet.

Mikkelsen u bë më i njohur ndërkombëtarisht me rolin e tij si Tristian në filmin King Arthur (2004), por më së shumti njihet për luajtjen e antagonistit Le Chiffre në filmin Casino Royale (2006). Ai është gjithashtu i njohur për rolet e tij si Igor Stravinsky në filmin francez Coco Chanel & Igor Stravinsky (2008) dhe si Lucas në filmin danez The Hunt (2012), me të cilin ai fitoi shpërblimin Aktori më i Mirë në Festivalin e Filmit në Kanë. Në vitin 2012 ai u zgjodh Personi i Vitit nga Shoqata Danezo-Amerikane. Ai momentalisht është duke aktruar në serialin Hannibal në rolin kryesor të Dr. Hannibal Lecter.

The New York Times ka vërejtur se në skenën e Hollywood, Mikkelsen është "bërë një aktor i besueshëm i karakterit me një fytyrë intriguese", por deklaroi se ne vendin e tij "ai është diçka tjetër: një yll, një aksiomë, një fytyrë e kinemasë së rigjallëruar daneze".

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]