Mahavira

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Mahavira

Mahavra 1900 art.jpg

Lindi më: 599 p.r.l.k
Vendlindja: Vaishali
Vdiq më: 537 p.r.l.k

Mahavira (Sanskritisht महावीर dhe në gjuhën Tamile அருகன்("Arugan") që do të thotë "Hero i Madh", tradicionalisht 599 – 527 p.r.l.k[1]) është emri që zakonisht lidhet me të urtin indian Vardhamana (Sanskritisht: वर्धमान "duke u rritur") që themeloi ato që janë sot parimet qendrore të Jainizmit. Sipas traditës së Jainit, ai ishte Tirthankara i 24-t dhe i fundit>th. Në gjuhën Tamile, ai quhej Arugan ose Arugadevan. Ai ishte gjithashtu i njohur në tekste si Vira ose Viraprabhu, Sanmati, Ativira,dhe Gnatputra. Në shkrimet budiste Pali Canon, ai quhet Nigantha Nātaputta.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Lindja e Princit Vardhaman[redakto | redakto tekstin burimor]

Skeda:Queen Trishala Dream.JPG
Mbretërersha Trishala dhe katëmbëdhjetë ëndrat e saj

Në një vend të quajtur Kshatriyakunda në mbretërinë e lashtë të Lachuar në Distriktin Jamui në Biharin (qytet në Indi) e ditëve të sotme, Mahavira u lind nga Mbreti Siddartha dhe Mbretëresha Trishala më 12 Prill sipas kalendarit Gregorian. Kur akoma qe në barkun e mamasë, besohej se ai i sillte pasuri dhe begati gjithë mbretërisë, për këtë arsye ai u quajt Vardhaman. Mbretëresha Trishala pati 14 ëndrra të mbara para se të lindte Vardhamanin, shenja që profetizonin ardhjen e një shpirti të madh.

Tradita jainiste thoshte se pas lindjes së tij, Indra e la në një vaskë të mbushur me qumësht të hyjnive dhe i kreu ritualet për Tirthankar-in e ardshëm dhe më pas iu kthye mamasë së vet, Trishalës.

Ditëlindja e Vardhamanit festohet në Mahavir Jayanti, festa më e rëndësishme fetare e jainistëve kudo në botë.

Vitet e para[redakto | redakto tekstin burimor]

Si djali i Mbretit Siddartha, ai jetoi si një princ. Gjithsesi, edhe në moshë të vogël ai shfaqi një natyrë të virtytshme. Ai filloi të angazhohej në meditime dhe u zhyt në mendime. Ai ishte i interesuar në besimet kryesore të Jainizmit dhe filloi të distancojë veten nga çështjet e rëndomta.

Kërkimi shpirtëror[redakto | redakto tekstin burimor]

India në kohën e Mahavirës

Në moshën tridhjetë vjeçare, Mahavira hoqi dorë nga mbretëria dhe familja, la gjithë zotërimet dhe shpenzoi dymbëdhjetë vjet si asket. Gjatë këtyre dymbëdhjetë vjetëve ai e shpenzoi shumicën e kohës duke medituar. Ai dha vlerësimin më të madh për qeniet e tjera, përfshirë njerëzit, kafshët dhe bimët dhe shmangu dëmtimin e tyre. Ai kishte hequr dorë nga gjithë zotërmiet përfshirë dhe rrobat dhe jetoi me një regjim shumë të rreptë. Ai shfaqi kontroll ndaj shqisave të tij kur duronte ndëshkimin e vetvetes gjatë këtyre vjetëve. Kurajoja dhe trimëria e tij i dhanë atij emrin Mahavira. Këto ishin vitet e arta të udhëtimit të tij shpirtëror, në fund të së cilës ai arriti Kaivalya Gyan. Ai tani ishte një person me harmoni, njohuri dhe vetë-kontroll të pafundëm.

Vitet e mëvonshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Mahavira ia përkushtoi pjesën tjetër të jetës predikimit për liri shpirtërore për njerëzit rreth e rrotull Indisë. Ai udhëtoi zbathur dhe pa rroba, në kushtet më të vështira klimaterike dhe njerëz nga gjithë situata e jetës vinin për të dëgjuar mesazhin e tij. Gjatë një pike Mahavira kishte 400,000 ndjekës. Predikimet dhe përpjekjet e Mahavirës për të shpërndarë filozofinë jainiste konsiderohen si katalistët e vërtetë që e zgjeruan këtë fe të lashtë në tërë Indinë e më tej.

Në moshën 72 vjeçare dhe 4.5 muajsh, ai arriti Nirvanën (çlirimi nga çdo vuajtje) në një zonë të njohur si Paëapuri në ditën e fundit të kalendarëve jainistë dhe indianë, në Dipavali. Jainistët e festojnë këtë si ditën kur ai arriti çlirimin ose Moksha. Jainistët besojnë se Mahavira jetoi nga 599-527 p.r.l.k, ndonëse disa studiues preferojnë 549-477 p.r.l.k.[2]

Filozofia[redakto | redakto tekstin burimor]

Mahavira
Jina, ose Mahavir, si guru në një dorëshkrim ,Gujarat, Indi,rreth 1411

Filozofia e Mahavirës ka tetë principe kryesore – tre janë metafizike dhe pesë janë etike. Objektivi është të ngrenë cilësinë e jetës.

Mahavira predikonte se nga përjetësia, çdo qenie e gjallë (shpirti) është në lidhje me atome karmike të akumuluara nga veprimet e mira dhe të këqija. Në një gjendje iluzioni karmik, individi kërkon kënaqësi të përkohshme dhe iluzive në zotërimet materiale, që janë rrënja e shkaqeve të mendimeve të dhunshme dhe veprimeve si inati, urrejtja, zilia, dhe të tjera. Kjo rezulton në akumulimin e mëtejshëm të karmës.

Për tu çliruar nga vetja, Mahavira mësoi nevojshmërinë e besimit të drejtë (samyak-darshana), njohurisë së drejtë (samyak-gyana), dhe sjelljes së drejtë (samyak-charitra'). Në zemër të sjelljes së drejtë për Jainistët janë pesë betimet e mëdha:

  • (Ahimsa) – të mos i shkaktosh dëme qenieve të tjera të gjalla;
  • (Satya) – të thuash vetëm të vërtetën;
  • (Asteya) – të mos marrësh asgjë që nuk të është dhënë siç duhet;
  • (Brahmacharya) – të knaqesh jo në kënaqësi sensuale;
  • (Aparigraha) – të heqësh dorë tërësisht nga njerëzit, vendet dhe gjërat materiale.

Këto betime nuk mund të plotësoheshin pa pranuar filozofinë e jo-absolutzmit (Anekantvada) dhe teorinë e relativitetit (Syādvāda, gjithashtu përkthyer "parashikim i kualifikuar"). Murgjërit dhe murgeshat i përmbahen rreptësisht këtyre betimeve.

Mahavira mësonte se meshkujt dhe femrat janë shpirtëra të barabartë dhe se të dy mund të heqin dorë nga bota për të kërkuar moksh-in ose lumturinë e përjetshme.

Mahavira tërhiqte njerëz nga çdo shtresë, të pasur dhe të varfër, meshkuj dhe femra. Ai i organizoi ndjekësit e tij në katër rende; murg (Sadhu), murgeshë (Sadhvi), laikë (Shravak), dhe laike (Shravika). Kjo lloj renditjeje njihet si Chaturvidh Jain Sangh.

Predikimet e Mahavirës u ruajtën nga dishepujt e tij të menjëhershëm në Agam Sutras (dorëshkrime). Me kalimin e kohës shumë Agam Sutras janë humbur, shkatërruar ose ndryshuar. Rreth një mijë vjet pas kohës së Mahavirës, Agam Sutras u shkruajtën në Tadpatri (letra me gjethe palme që përdoreshin atëherë për të bërë libra). Jainistët Swetambar i pranojnë këto sutras si mësime autentike kurse Jainistët Digambar i përdorin ato si referenca.

Jainizmi ekzistonte edhe përpara Mahavirës dhe mësimet e tij bazoheshin në ato të paraardhësve të tij. Kështu që Mahavira ishte më shumë një reformator dhe promovues sesa themelues i një besimi të ri. Ai ndoqi besimet e vendosura mirë të paraardhësit të tij, Tirthankar-it Parshvanath. Megjithatë, Mahavira i riorganizoi parimet filozofike të Jainizmit që të korrespondonin me kohën e tij.

Pak shekuj pas Nirvanës së Mahavirës, sekti fetar jainist (Sangh) u rrit më shumë e u bë më i ndërlikuar. Kishte ndarje në pika të vogla, megjithëse ato nuk ndikonin mbi doktrinat origjinale të Mahavirës. Brezat e mëvonshëm panë fillimin e ritualeve dhe kompleksiteteve që disa i kritikuan që vendosnin Mahavirën dhe Tirthankar-ët e tjerë në fron në mënyrë të ngjashme me hyjnitë hindu.

Kopje e tempullit Pavapuri në Pansara. Mahavira arriti Nirvanën në Pavapuri.
Pjatë që shfaq Mahavirën që pranon Alms-in

Mahavira[redakto | redakto tekstin burimor]

Folio nga Kalpasutra (Libri i Rregullave të Shenjta) nga Acharya Bhadrabahu, rreth 1400 p.s.l.k

Ekzistojnë tekste të ndryshme Jainiste që përshkruajnë jetën e Lord Mahavirës. Më e shquara prej tyre është Kalpasutra nga Acharya Bhadrabahu I. Biografia e parë sanskrite e Mahavirës ishte Vardhamacharitra nga Asaga më 853 p.s.l.k. [3]

Shih gjithashtu: "Sraman Mahavira" nga Acharya Mahapragya

  • "Lord Mahavira dhe kohët e tij" by Kailash Chand Jain (1991) Motilal Banarsidass Publishers PVT LTD Delhi (India)
  • "Lord Mahavira (Një studim nga perspektiva historike)" by Bool Chand ( 1987 ) P.V. Research Institute I.T.I Road Varanasi 5 (India)
  • "Lord Mahavira në sytë e të huajve" by Akshaya Kumar Jain ( 1975 ) Meena Bharati New Delhi 110003 (India)

Thënie[redakto | redakto tekstin burimor]

  • "Kur ai u ul [në meditim]... ata i prenë mishin... i shkulën flokët... e ngritën në ajër dhe... e hodhën përtokë... I Nderuari e mërziti dhimbjen." (nga Acaranga Sutra)

Shënime[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ "Mahavira." Britannica Concise Encyclopedia. Encyclopædia Britannica, Inc., 2006. Answers.com 28 Nov. 2009. http://www.answers.com/topic/mahavira
  2. ^ The Perennial Dictionary of World Religions. Keith Crim, editor. Harper & Row Publishers: New York, 1989. 451.
  3. ^ Jain, Kailash Chand (1991). Lord Mahāvīra and his times, Lala S. L. Jain Research Series. Motilal Banarsidass, 59. ISBN 8120808053. 

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]