Makina e Holeritit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pra kjo makinë i kishte të gjitha pjesët e kompjuterëve bashkëkohor: kujtesën, njësinë kontrolluese, njësinë aritmetike-logjike, njësinë hyrëse dhe atë dalëse. Kujtesa kishte kapacitetin për ruajtjen e 50000 shifrave. Njësia aritmetike kryente operacionin e mbledhjes ose atë të zbritjes në periodën prej 1 sekonde, kurse për shumëzimin e numrit 50-shifror me numrin tjetër 50-shifror duheshin përafërsisht 60 sekonda. Hapa të mëdhenj në zhvillimin e kompjuterëve ka bërë edhe shkencëtari Holerit (Hollerith) i cili konstruktoi makinën me kartela të perforuara dhe me impulse elektrike, me anën e së cilës u bë regjistrimi i popullsisë në Amerikë, më 1891. Deri atëherë regjistrimi i popullsisë bëhej me anë të disa kartuçave në të cilat shënoheshin të gjitha shënimet të cilat ishin karakteristikë për personin e caktuar, por për komunikimin e rezultateve të regjistrimit nevojitej një punë shumëvjeçare, kështu që ai komunikohej edhe dhjetë vjet më vonë. Në punën e regjistrimit angazhoheshin shumë njerëz të cilët me vite të tëra bënin klasifikimin e popullsisë sipas moshës, gjinisë dhe elementeve të tjera karakteristike. Në vitin 1915 spanjolli Leonardo Tores kombinoi teknikën e kompjuterit elektromekanik me principet e programimit. Ai e prezantoi makinën e parë të aftë që të bie vendime dhe atë e ilustroi duke e përdorë për zgjidhjen e problemeve të thjeshta në shah. Gjashtëmbëdhjetë vjet pas kësaj, në SHBA Vanaver Bush e projektoi kompjuterin analog të cilin e pagëzoi me emrin analizatori diferencial. Ky ishte kompjuteri i parë me aftësi që të zhvillojë ekuacione. Dy vjet më vonë në Angli Daglas Hartri u bashkua me Artur Porterin për të krijuar një kompjuter analog. Hartri më vonë u bë shkencëtari i parë i cili e përdori kompjuterin gjatë zgjidhjes së problemeve në teorinë atomike. Përafërsisht në kohë të njëjtë (1936) në Gjermani Konrad Zuse i pari ofroi disa ide themelore të llogaritjes automatike duke futur në përdorim edhe sistemin e numrave binarë dhe pikën e lëvizshme dhjetore. Deri më 1941 ai përfundoi kalkulatorin e tij bartës Z2 dhe Z3, si dhe zhvilloi gjuhën algoritmike PK, paraardhëse të gjuhës programuese PL/I dhe ALGOL.