Makinat e rrymës së vazhduar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Makinat e rrymës se vazhduar[redakto | redakto tekstin burimor]

Skema e makines

Eshtë nje paijse elektrike e cila punon në bazë të ligjit të Faradeit Ligji_i_Faradeit,i cili shpreh lidhëshmerin ndërmjet fushës magnetike dhe asaj elektrike. Makinat e rrymës së vazhduar janë makinat në të cilat më së miri shifet parimi i punës së tyre.Në fillim ishin të shpikur makinat me avull të cilat kanë bërë një revulucion të vogel në makineri.Më vonë me zbulimin e lidhëshmëris ndërmjet fushës elektrike dhe asaj magnetike , është bërë e mundshme zhvillimet e llojëve të ndryshme.Në bazë të punës së makinës me rrymë të vazhduar , në ditët e sodit janë ndërtuar shumë llojet tjera të makinave si ato Asinkrone , Sinkrone , dhe shumë lloje të tjera të cilët mundësojn jeten më të thjesht në ditët e sodit.

Skeda:2008121791770402.jpg
Modeli i makines

Parimi i Punës[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]Makinat e rrymës së vazhduar perbëhet nga dy pjesë kryesore : Statori , apo induktori , është pjesa e palëvizshme e makinës dhe Rotori, apo indukti i cili paraqet pjesën e lëvizshme të makinës. Nën ndikimin e një ngacmuesi apo siq thuhet në literaturat e ndryshme nëpërmjet një Eksituesi nga jasht , ne pështjellat e statorit krijohet një Fluks i cili kalon edhe nëpër rotor.Në rotor janë të pështjellur disa dredha të cilat nën ndikimin e fushës magnetike , e bën të mundur që rotori i makinës të rrotullohet në kahun e fushës magnetike.Ky rrotullim ndikon një force elektromotore apo një tension të indukuar.Duhet cekur se ndërmjet rotorit dhe statorit egziston një hapsirë ajrore e cila mundëson rrotullimin e lirshëm te rotorit.Në skajet e statorit vendosen brushat të cilat preken apo takohen me pështjellat e rotorit , në të cilat është indukuar nje tension.Me kontaktin e brushave me pështjella , atëher në brusha kalon një rryme elektrike.Me anë të komutatorve rryma shëndrohet në atë njëkahore dhe kështu në dalje kemi rrymë të vazhduar.

Rregjimet e Punës[redakto | redakto tekstin burimor]

[2]Makinat e rrymës se vazhduar varësisht nga lidhja e e tyre mundë të punojnë në dy regjime : 1.Rregjim Motorik 2.Rregjim Gjenerator. Gjatë regjimit motorik , makina prodhon një moment në boshtin e tij i cili moment mundëson që makina ta vëj në lëvizje një paisje nga jashtë .Ndërsa gjatë rregjimit gjenerator në dalje makina jep një tension , dmth jep rrymë. Gjithashtu duhet cekur se gjatë rregjimit motorik tensioni ndërmjet brushave është më i madh se tensioni i indukuar ndërsa gjatë rregjimit gjenerator tensioni i indukuar është më i madhë.

Skeda:Hfh.jpg
Zbatimi ne praktik

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Makinat e rrymes së vazhduar - Naum Xhorxhi - Tirane
  2. ^ Makinat e rrymes se vazhduar - Naum Xhorxhi - Tirane

http://en.wikipedia.org/wiki/Electric_motor