Mali (gjeografi)
¨ Mali është formë impressive relievore në të vërtetë është formë e ngritur në Tokë, e krijuar si rezultat i aktivitetit të korës së Tokës.
Ekzistojnë shumë teori për krijimin e maleve. Malet zakonisht krijohen në periudha të gjata kohore (mijëra dhe miliona vite) me palosjen e sendimenteve ose lëvizjen e pllakave tektonike. Palosjet të cilat përbëjnë malet mund të jenë me prejardhje vullkanike, sendimentare ose me prejardhje nga kuarci. Sipas teorive më të reja malet janë krjuar nga ndeshja e pllakave të mëdha tektonike.
Bashkësinë e disa maleve përbëjnë vargmalet. Disa nga vargmalet më të mëdha ne Evropë janë Alpet, ndërsa në Azi janë Himalajet. Malet ndahen:
- - për nga lartësia:
- të ulëta,
- të mesmë dhe
- të larta.
- - për nga koha e krijimit:
- male të reja dhe
- të vjetra.
Majat më të larta malore [redakto]
Evropë - Elbrus (5.642 m), Mon Blan (4.807 m)
Azi - Çomolungma (8.848 m), K2 (8.611 m)
Afrikë - Kilimanxharo (5.895 m)
Australi - Koshqushkoa (2.230 m)
Amerikë Veriore- Mek Kinli (6.196 m)
Amerikë Jugore - Akonkagva(6.960 m)
Antarktik - Vinson (5.140 m)
Kosovë - Gjeravica, Alpet Shqiptare (2.656 m)
Mali të Zi - Kolata e Keqe, Alpet Shqiptare (2.534 m)
Shqipëri - Maja e Jezercit 2694 m

