Mali Baba
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mali Baba është mal në Maqedoni në afërsi të vendbanimt Bitola. Maja më e lartë është Pelisteri ( 2601 m). Mali Baba është mali i tretë për nga lartësia në Maqedoni pas malit Korab dhe Sharrit. Pran majës së Pelisterit gjinden edhe majat Dva Groba ( Dy varre) (2514 m), Veternica (2420 m), Muza (2359), Rzana (2334 m), Shiroka (2218 m), Kozji Kamen ( Guri I Dhisë) (2199 m), Griva ( 2198), Golema Çuka (2188), Skrkovo (2140) etj. Mali baba është ujëndarës i lumenjëve të cilët derdhen në detin Adriatik dhe në anën tjtër në detin Egje.
Në kuadër të Malit Baba gjindet Parku Nacional Pelister.
