Manastiri dhe Kisha e Kakomesë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Manastiri dhe Kisha e Kakomesë, Kisha trekëndëshe, ndodhet 1 km larg gjirit me të njëjtin emër të bregdetit Jon, Shqipëri.

Kishës në një fazë të dytë i është shtuar një hajat. Ajo hyn në grupin e kishave me tre absida të zhvilluara si në aspektin arkitektural ashtu dhe në ndërtimin struktural. Ngjason me ato të tipit kryq i brendashkruar me kupolë mbi mbështetje të lira të periudhës përpara pushtimit osman. Përbëhet nga naosi dhe ambienti i altarit, të ndara ndërmjet tyre nga një ikonostas druri pa vlera artistike. Me gjithë ngushtësinë e naosit dhe proporcionet e zgjatura të tij, hapësira e brendshme nuk është e ndrydhur. Pjesët këndore të tij janë të mbuluara me qemerë cilindrike, të cilat hapen ndaj nefit qendror. Naosi ndriçohet nga 4 dritare në absidat anësore, ndërsa ambienti i altarit nga 3 dritare të vogla. Në brendësi të kishës, mbi 4 kolona krijohet bërthama katrore mbi të cilën ngrihet kupola me tamburin 8 faqesh. Çatia është e mbuluar me tjegulla, është dyujëse duke pasur më të ngritur pjesën që i takon krahëve jugorë dhe veriorë të kryqit që afron me bazilikat me kupolën. Kisha është ndërtuar nga duar mjeshtërish, të cilët kanë punuar edhe në kishën e Krorezës. Është e pikturuar në vitin 1672 nga piktori Mihal Jerma.

Historia [redakto]

E dogjën dhe e plaçkiten gjermanet. Midis relikeve te tjera te rralla, kane rrëmbyer edhe "Ungjillin", te shkruar mbi 500 cope lëkurë viçi i cili, ekziston dhe vizitohet si gje e rralle në Muzeumin e Luvrit Paris.

Lasko Nasti Kambana e ketij manastiri ishte dhuruar nga Alfonsi, Mbret i Napolit dhe dy Sicilive dhe mbante mbishkrimin "Kushtuar Kapedaneve Lukovjote" pasi ne ate kohe ky manastir i perkiste Lukoves.