Manusmriti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Manusmṛti (sanskritisht: मनुस्मृति), i shkruar edhe si Manusmriti/Manusmruti,[1] është një tekst i lashtë ligjor në mesin e shumë Dharmashastra-sh të hinduizmit.[2] Ishte një nga tekstet e para sanskrite që u përkthye në anglisht në 1794, nga Sir William Jones,[2] dhe u përdor për të formuluar ligjin hindu nga qeveria koloniale britanike.[3][4]

Tani janë të njohura mbi pesëdhjetë dorëshkrime të Manusmritit, por versioni më i hershëm i zbuluar, më i përkthyer dhe i supozuar versioni më autentik që nga shekulli XX ka qenë "Dorëshkrimi i Kalkutës me komentin e Kulluka Bhatta".[5] Studiuesit modern shprehen se origjinaliteti i supozuar është i rremë, dhe dorëshkrimet e ndryshme të Manusmritit të zbuluara në Indi janë në kundërshtim me njëri-tjetrin, dhe brenda tyre, duke ngritur shqetësime për vërtetësinë e tij, futjet dhe ndërhyrjet e bëra në tekst në kohët e mëvonshme.[5][6]

Teksti metrikë është në sanskritisht, është datuar në mënyrë të ndryshme që nga shekulli II p.e.s. deri në shekullin e III, dhe paraqet veten si një ligjërim të dhënë nga Manu (Svayambhuva) dhe Bhrigu në temat e dharmës siç janë detyrat, të drejtat, ligjet, sjellja, virtytet etj. Fama e tekstit u përhap jashtë Indisë, shumë kohë para epokës koloniale. Ligji budist i epokës mesjetare të Mianmar dhe Tajlandë i atribuohet Manus,[7][8] dhe teksti ndikoi në mbretëritë e kaluara hindu në Kamboxhi dhe Indonezi.[9]

Manusmriti quhet gjithashtu Mānava-Dharmaśāstra ose Ligjet e Manus.[10]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Manusmriti Arkivuar 19 tetor 2019 tek Wayback Machine, The Oxford International Encyclopedia of Legal History (2009), Oxford University Press, ISBN 978-0195134056, Shih hyrjen për Manusmriti.
  2. ^ a b "Flood (1996), page 56". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ P Bilimoria (2011), The Idea of Hindu Law, Journal of the Oriental Society of Australia, Volume 43, pages 103-130
  4. ^ Donald Davis (2010), The Spirit of Hindu Law, Cambridge University Press, ISBN 978-0521877046, page 13-16, 166-179
  5. ^ a b Patrick Olivelle (2005), Manu's Code of Law, Oxford University Press, ISBN 978-0195171464, pages 353-354, 356-382
  6. ^ G Srikantan (2014), Entanglements in Legal History (Editor: Thomas Duve), Max Planck Institute: Germany, ISBN 978-3944773001, page 123
  7. ^ Steven Collins (1993), The discourse of what is primary, Journal of Indian philosophy, Volume 21, pages 301-393
  8. ^ Patrick Olivelle (2005), Manu's Code of Law, Oxford University Press, ISBN 978-0195171464, pages 3-4
  9. ^ Robert Lingat (1973), The Classical Law of India, University of California Press, ISBN 978-0520018983, page 77
  10. ^ Patrick Olivelle (2005), Manu's Code of Law, Oxford University Press, ISBN 978-0195171464, pages 18-19, 41