Marcelin Komesi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Marcellin Komesi (vdiq rreth vitit 534) ishte një kronist latin i Perandorisë Romake Lindore me origjinë ilire, [1] ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në oborrin e Kostandinopojës. Vepra e tij e vetme e mbijetuar, Kronika, fokusohet në Perandorinë Romake të Lindjes. Në shkrimet e tij gjejmë të dhëna edhe për Ilirinë dhe ilirët.

Kronika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deri në ditët tona ka mbijetuar vetëm një vepër e tij, një kronikë (Annales), e cila ishte një vazhdim i Historisë Kishtare të Eusebit. Ai mbulon periudhën nga viti 379 deri në vitin 534, megjithëse një shkrimtar i panjohur shtoi një vazhdim deri në vitin 566. Edhepse vepra e tij është në latinisht, ajo përshkruan kryesisht punët e Perandorisë Romake të Lindjes. Disa informacione për Evropën Perëndimore, të nxjerra nga Historia adversus paganos e Orosius -it dhe De viris illustribus e Gennadius -it, paraqiten për aq sa vepra lidhet me Kostandinopojën. Kronika është e mbushur me detaje dhe anekdota për qytetin dhe oborrin perandorak. Marcellini ishte ortodoks dhe ka pak gjëra për të thënë për heretikët në veprën e tij.[2]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Croke, Brian (2001). Count Marcellinus and his chronicle (në anglisht). Oxford University Press. fq. 101. ISBN 978-0-19-815001-5. Marrë më 9 nëntor 2010.
  2. ^ Marcellinus Comes a: William Smith (editor), A Dictionary of Greek and Roman Biography and Mythology. Vol. II Boston: Little, Brown & Comp., 1867, p. 926-927

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]