Marina e Arabisë Saudite

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Marina Mbretërore Saudite (MMS) ose Forcat Detare Mbretërore Saudite, është krahu detar i Forcave të Armatosura të Arabisë Saudite dhe një nga pesë degët e shërbimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Arabisë Saudite. Roli i saj kryesor është monitorimi dhe mbrojtja e ujërave territoriale saudite kundër ndërhyrjeve ushtarake ose ekonomike, dhe pjesëmarrja në aleancat detare ndërkombëtare.

Marina operon nga baza të shumta përgjatë Vijës bregdetare saudite që është 2,500 kilometra e gjatë, me dy flota.

Çdo flotë ka një aftësi të plotë ushtarake duke përfshirë anije luftarake, anije mbështetëse, mbështetje administrative dhe teknike, aviacion detar, marinsat dhe njësi speciale të sigurisë. [1]

  1. ^ "sdarabia". sdarabia.com. 2017-08-03. Arkivuar nga origjinali më 3 gusht 2017. Marrë më 24 dhjetor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)