Jump to content

Mark Zuckerberg

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mark Elliot Zuckerberg (lindur më 14 Maj,1984) është një sipërmarrës amerikan i teknologjisë dhe filantropist.Është i njohur si bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzkutiv i Facebook.

Lindur në White Plains,New York,Zuckerberg ndoqi studimet në Harvard, ku nisi Facebook nga dhoma e tij e konviktit më 4 Shkurt,2004 me shokët e dhomes Eduardo Saverin,Andrew McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes.Fillimisht i nisur për të zgjedhur kampuset universitare, websajti u përhap shpejt duke arritur një miliard përdorues në 2012-ën. Zuckerberg e çoj kompaninë në bursë në Maj 2012 me shumicën e aksioneve.Të ardhurat e tij neto vlerësohen të jenë 55 miliardë dollar deri ne 30 Nëntor 2018, duke rënë gjatë vitit të fundit bashkë me aksionet e Facebook-ut në tersi.Në 2007-ën,në moshën 23 vjecare ai u be miliarderi më i ri i vetërealizuar.Në 2018-ën, ai ishte i vetmi person nën 50 vjeç ke lista e 10 personave më të pasur të revistës Forbes,dhe i vetmi nën 40 vjeç në listën e 20 miliarderve më të pasur.

Që nga 2010-a, revista Time e ka quajtur Zuckerberg si një nga 100 personat më të pasur dhe më me influence në botë si pjesë e shpalljes se tij si personi i vitit në po atë vit.Në Dhjetor 2016,Zuckerberg ishte në vëndin e 10-të të listës së personve më të fuqishëm në botë nga revista Forbes.

Zuckerberg lindi më 14 Maj,1984 në White Plains,New York.Prindërit e tij janë Karen (lindur Kempner), një psikiatre dhe Edward Zuckerberg, një dentist.Mark dhe 3 motrat e tij,Randi,Donna dhe Arielle, u rritën në Dobbs Ferry,New York, një fshat i vogël në Westcheser County rreth 21 milje në veri të Midtown Manhattan.Zuckerberg u rrit në një familje çifute të reformuar,me paraardhës nga Gjermania,Austria dhe Polonia.Ai më përpara "vinte në pikëpyetje gjërat" perpara se të deklaronte se "feja është shumë e rëndësishme".

Në Ardsley High School,Zuckerberg u dallua në mësime.Pas 2 vitesh, ai u transferua në një shkollë private Philips Exeter Academy, në New Hampshire, ku fitoj çmime në shkëncë (matematikë,astronomi dhe fizikë) dhe studime klasike.Në rini,ai ndoqi gjithashtu kampin veror Johns Hopkins Center for Talented Youth.Në aplikimin e tij për në universitet, Zuckerberg shënoj se dinte të lexonte dhe shkruante në frengjisht,iebraishte,latinisht dhe greqishte të vjetër.Ai ishte kapiten i ekipit të skermës.

Programues softuerësh

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zuckerberg filloj të përdorte kompjuerat dhe të programonte që në shkollën 9-vjeçare.I ati i mësoj atij Atari BASIC në vitet 90 dhe më vonë punësoj programuesin David Newman që ta trajnonte individualisht.Zuckerberg ndoqi një kurs universitar në Mercy College në po të njëjtën disiplinë afër shtëpisë së tij megjithse ishte akoma gjimnazist.Në një program, me që klinika dentare e babait të tij menaxhohej nga shtëpia e tyre,ai ndërtoj një progam të quajtur 'ZuckNet' i cili mundësonte komunikimin e të gjithë kompjuterave midis shtëpisë së tij dhe klinikës dentare.Konsiderohet si një version 'primitiv' i Instant Messenger-it të AOL,i cili doli në treg vitin tjeter.

Sipas shkrimtarit Jose Antonio Vargas,"disa fëmijë luanin lojra, ndërsa Mark i krijonte ato.Zuckerberg rikujton këtë periudhë " kisha disa shokë që ishin artist.Vinin ke shtëpia, vizatonin dhe nga këto unë krijoja lojra."Megjithse Vargas nënvizon se Zuckerberg nuk ishte një "geek-klutz" tipik, duke u bërë kapiteni i skermës i shkollës së tij dhe mori një diplomë klasike.Bashkëthemeluesi i Napster Sean Parker,një mik i afërt, nënvizuon se Zuckerberg ishte i zhytur në "odisenë Greke dhe gjërat e tilla", duke rikujtuar një here të citonte vargje nga poema epike Eneida të Virgjil-it, gjatë një konference në Facebook.

Gjatë viteve të gjimnazit, ai punoj për kompaninë Intelligent Media Group për krijimin e një pajisjeje muzikore të quajtur Synapse Media Player.Pajisja përdorte preferencat e përdoruesve dhe u postua në websajtin Slashdot dhe mori një vlerësim 3 nga 5 nga revista PC Magazine.

Vitet e universitetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mark Zuckerberg with a laptop, facing the camera
Zuckerberg në 2005

Vargas vuri në dukje se kur Zuckerberg filloj të ndiqte leksionet në Harvard, ai kishte arritur tashmë reputacionin e një " programuesi shumë të talentuar".Ai studioj për psikologji dhe shkenca kompjuterike dhe i përkiste grupimeve studentore Alpha Epsilon Pi dhe Kirkland House.Në vit të dytë, ai krijoj një program të quajtur CourseMatch, i cili u lejonte përdoruesve të zgjidhnin leksione bazuar në zgjedhjet që kishin bërë studentët e tjerë dhe gjthashtu të formonin grupe studimi.Pak më vonë,ai krijoj një tjetër program të cilin ai fillimisht e quajti Facemash i cili u lejonte studentëve të zgjidhnin personat më të bukur bazuar në një seri fotosh.Sipas Arie Hasit,shokut të dhomës të atëhershëm,"ai e ndërtoj websajtin për qejf".Hasit shpjegon:

Ne kishim libra të quajtur Face Book, të cilat kishin emrat dhe fotot e secilit prej nesh në konvikt.Në fillim,ai ndërtoj një websajt dhe vendoste fotot e dy personave apo dy femrave dhe dy meshkujve.Vizitorve ju kërkohej të zgjidhnin se kush ishte "më tërheqes" dhe në bazë të votave do krijohej një klasifikim.

Websajti qe disponibël për më shumë se një fundjavë,por nga e Hëna në mëngjes, universiteti e mbylli, sepse popullariti i tij kishte mbingarkuar rrjetin e Harvardit duke mos lejuar studentët të kishin akses në Internet.Për më tepër,shumë student u ankuan se fotot e tyre po përdoreshin pa leje.Zuckerberg kërkoj ndjesë publikisht dhe gazeta e shkollës shkroj se websajti ishte "totalisht i papërshtatshëm".

Semestrin tjeter,në Janar të 2004-ës,ai filloj të programonte për një tjeter websajt.Në 4 Shkurt 2004, ai hodhi në Internet "Thefacebook",fillimisht në adresën thefacebook.com.

Gjashtë ditë më vonë,tre student të vitit të fundit në Harvard,Cameron Winklevoss,Tyler Winklevoss dhe Divya Narendra, akuzan Zuckerberg-un se i kishte mashtruar qëllimisht se do i ndihmonte ata në krijimin e një rrjeti social të quajtur HarvardConnection.com,ndërkohë që në të vertetë ishte duke punuar për një produkt konkurues.Të tre u ankuan tek gazeta Harvard Crimson e cila filloj një investigim si përgjigje ndaj ankesës së tyre.

Mbas publikimit të platformës të Facebook-ut,ata të tre paditën Zuckerberg dhe si rezultat u arrit një marrëveshje e cila ju jepte atyre 1.2 milion aksione të kompanisë.

Zuckerberg e braktisi shkollën në vitin e dytë në mënyrë që të mbaronte projektin e tij.Në Janar të 2014, ai do kujtonte:

Më kujtohet ateherë një ose dy ditë pasi fillova Facebook, po haja pica me shokët dhe po mendoja "Dikush duhet të krijoj një shërbim të tillë për botën."Por kurrë nuk mendoja se do ishim ne ata që do e bënim një gjë të tillë.Ne ishim më të predispozuar për ta realizuar.

Në 28 Maj 2017,Zuckerberg mori një diplomë honorare nga Harvard.

Në 4 Shkurt 2004,Zuckerberg hodhi në Internet Facebook nga dhoma e tij e konvinktit në Harvard.Një inspirim për krijimin e Facebook mund të ketë ardhur që nga Philips Exeter Academy,shkolla para-universitare ku Zuckerberg u diplomua në 2002.Aty shkolla kishte publikonte direktorin e tyre, "Libri me Foto",të cilin studentët e referonin si "The Facebook".Direktori me foto të tilla ishin një pjesë e rëndësishme e eksperiencave sociale në shumë shkolla private.Me anë të tyre,studentët mund të shënonin detaje si viti i mbarimit, shokët dhe numrat e telefonit.

Kur nisi Facebook,Zuckerberg mendoj se do ishte thjeshtë "gjë Harvardi",derisa vendosi që ta përhapte edhe nëpër shkolla të tjera, duke u ndihmuar nga shoku i dhomës Dustin Moskovitz.Ata filluan me universitet Columbia University,New York University,Standford,Dartmouth,Cornell,Universiteti i Pennsylvania,Brown dhe Yale.Samyr Laine, një atlet që përfaqsoj Haiti-n në Olimpiadën e Verës së 2012,ndante një dhomë me Zuckerberg gjatë themelimit të Facebook."Mark dukej qartë që ishte për gjëra të mëdhaja", tha Laine,i cili ishte përdoruesi i 14-të i Facebook.

Zuckerberg,Moskovitz dhe disa shok u trnasferuan në Palo Alto,Kaliforni në Silicon Valley ku morën me qera një shtëpi të vogël që shërbente si zyrë.Gjatë verës,Zuckerberg u takua me Peter Thiel, i cili investoj në kompani.Ata morën zyrën e tyre të pare diku nga mesi i 2004-ës.Sipas Zuckerberg-ut,grupi planifikonte të kthehej në Harvard,por përfundimisht vendosën të qëndronin në Kaliforni.Ata kishin refuzuar oferta nga korporatat kryesore për të blerë kompaninë.Në një intervistë të 2007-ës,Zuckerberg shpjegoj arsyen:"Nuk ishte për sasinë e parave.Për mua dhe kolegët e mi,gjeja më e rëndësishme është të krijonim fluks informacioni të hapur për njerëzit.Të pasurit e korporatave të mediave që zotëroheshin nga konglomeratët nuk është një ide tërheqse për mua."

Ai i ritheksoj këto qëllime edhe në 2010-ën në gazetën Wired:"Gjeja që me të vërtet më intersonte ishte misioni,të bërit një botë të hapur.Më herët,në Prill 2009,Zuckerberg kërkoj këshillën e shefit të financave të Netscape Peter Currie për strategjitë financiare të Facebook.Në 21 Korrik 2010,Zuckerberg deklaroj se kompania kishte arritur kuotën e 500 milion përdoruesve.I pyetur nëse kompania mund të gjeneronte më shumë të ardhura nga reklamat si pasojë e rritjes galopante,ai shpjegoj:

Them se po...nese shikon se sa faqet tona klikohen krahasuar me faqet e zakonshme.Kjo është gjeja më e thjeshtë që mund të bënim.Por nuk jemi për të tilla gjëra.Ne bëjmë para mjaftueshëm.Dua të them se po e menaxhojmë mirë dhe se po rritemi aq sa duam.

Në 2010-ën,Steven Levy,i cili pat shkruar librin Hackers:Heronjtë e Revolucionit Kompjuterik,shkroj se Zuckerberg " e mendon veten qartësisht si një hacker".Zuckerberg kishte thenë se "është OK nese prish gjëra""që ti përmisosh".Facebook filloj me evente programimi të mbajtura çdo 6 deri në 8 javë ku pjesëmarrësit do kishin një natë kohë për të përfunduar një projekt.Kompania ofronte muzikë,ushqim dhe birra në event dhe shumë punonjës të Facebook,bashkë me Zuckerberg ishin regullisht prezent."Idea është se mund të ndërtosh diçka shumë të mirë brënda një nate",Zuckerberg i tha Levy-it."Dhe kjo tani është pjesë e personalitetit të Facekook...Është padyshim shumë thelbsore për personalitetin tim".

Revista Vanity Fair e emëroj Zuckerberg si numrin 1 në listën e 2010-ës të 100 njerëzve më me influencë të epokës së informacionit.Zuckerberg ishte në vendin 23-të në po të njëjtën listë të një viti më parë (2009).Në 2010-ën,Zuckerberg u zgjodh në vendin e 16-të në sondazhin vjetorr të ew Statesman

i një ndër 50 personat më me infuencë në botë.s

Në një intervistë të 2011-ës për PBS pak pas vdekjes së Steve Jobs,Zuckerberg pohoj se Steve Jobs e kishte këshilluar se si të krijonte një ekip menaxhues në Facebook që të ishte "i fokusuar në krijimin e po aq produkteve cilësore sa ai vetë".

Zuckerberg dhe Presidenti Rus [./https://en.wikipedia.org/wiki/Dmitry_Medvedev Dmitry Medvedev] gjatë takimit të tyre në rezidencën e lidervë Rus jashtë Moskës, më 1 Tetor 2012.

Në 1 Tetor 2012,Zuckerberg vizitoj kryeministrin rus Dmitry Medvedev në Moskë për të stimuluar inovacionin e mediave sociale në Rusi dhe të rriste pozicionin e Facebook në tregun rus.Ministri i komunikacionit rus pohoj në Twitter se kryeministri Dimitri Medvedev nxiti themeluesin e gjigandit të mediave sociale të braktiste planin për largimin e programuesve rus por të konsideronte hapjen e një qëndre kërkimore në Moskë.Në 2012-ën,Facebook kishte afërsisht 9 milion përdorues në Rusi,ku rrjeti social i vendit vk.com kishte 34 milion.Rebecca Van Dyck, shefja e maketingut të konsumatorve të Facebook, pretendonte se 85 milion përdorues amerikan të Facebook u ekspozuan në ditën e parë të fushatës promocionale të 6 Prill 2013.

Në 19 Gusht 2013,Washington Post raportoj se profili i Mark Zuckerberg ishte hakeruar (kompromentuar) nga një web developer i papunë

Në konferencën e TechCrunch Disrupt të 2013-ës, të mbajtur në Shtator, Zuckerberg deklaroi nga konferenca në Facebook, se po punon për regjistrimin e 5 miliardë njerëzve që nuk ishin të lidhur në Internet.Zuckerberg më pas shpjegoj se kjo ndërthuret me qëllimin e projektit Internet.org, me anë të së cilës Facebook, me mbështetjen e kompanive të tjera të teknologjisë, kërkon të rrisë numrin e njerëzve të lidhur në Internetin. [1] [2]

Zuckerberg ishte folësi kryesor në Kongresin Botëror Mobile 2014 (MWC), i mbajtur në Barcelonë, Spanjë, në Mars 2014, në të cilin morën pjesë 75,000 delegatë. Burime të ndryshme mediatike nxorën në pah lidhjen midis përqendrimit të Facebook në teknologjinë celulare dhe fjalimit të Zuckerberg, duke pohuar se celularët paraqesin të ardhmen e kompanisë. Fjalimi i Zuckerberg shtrihet me qëllimin që ai ngriti në konferencën TechCrunch në Shtator 2013, me anë të së cilës ai po punon për zgjerimin e mbulimit të Internetit në vendet në zhvillim.

  1. ^ Edwards, Victoria (21 shtator 2013). "6 Things We Learned From Marissa Mayer and Mark Zuckerberg at TechCrunch Disrupt 2013". TechCrunch. AOL Inc. Marrë më 23 shtator 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Stevenson, Alastair (22 gusht 2013). "Mark Zuckerberg Creates Tech Justice League to Bring Internet to the Masses". Search Engine Watch. Incisive Media Incisive Interactive Marketing LLC. Marrë më 23 shtator 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)