Masakra e Kralanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Masakra e Kralanit të Gjakovës është një nga masakrat e ndodhura gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999 .Kjo masakër e ka një specifikë se ajo ka zgjatur nga data 28 mars, por që vrasjet janë bërë nga data 2,3 dhe 4 prill të vitit 1999. Fshati Kralan gjendet në Komunën e Gjakovës, rreth 20 km.në veri të qytetit të Gjakovës dhe rreth 25 km në lindje të Deçanit .

Prapavija[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fund të marsit 1999, disa mijëra civilë shqiptarë të Kosovës nga Komuna e Klinës., Malishevës  dhe Gjakovës, u  larguan bga vendlindja e tyre dhe u strehuan në fshatin  Kralan, dhe që nga ajo kohë ata ishin nën mbikqyrjen e UÇK-së. Refugjatët u vendosën në shkollën fillore në pjesën perëndimore të fshatit  në rrugën për në fshatin Jabllanicë .Më 2 prill 1999, në hyrje të Kralanit nga drejtimi i Rakovinës,pati luftime ndërmjet forcave serbe dhe UÇK-së. Rreth orës 08:00 hyrë forcat serbe kishin hyrë në fshat, fillimisht me këmbësori e më pas me tanke e artileri. Më pas, forcat e UÇK-së u tërhoqën në pyll. Kur refugjatët panë një numër të madh të forcave serbe në qendër të fshatit me tanke, ata krijuan  një kolonë dhe  vendosën një çarçaf të bardhë përpara në shenjë dorëzimi dhe filluan të lëvizin në drejtim të Jabllanicës. Kur kolona mbërriti në një mulli të vjetër në dalje nga fshati,pjesëtarët e forcave serbe i ndaluan. Ata filluan t'i ndajnë burrat dhe t'i dërgojnë në livadhin pranë rrugës dhe urdhëruan gratë  dhe fëmijët të vazhdojnë rrugën drejt Gjakovës. Ata i shanë dhe i ofenduan duke u thënë: “Shkoni te Clinton!” “Ankojuni Rugovës!” “Këtu nuk ka vend për ty[1].”

Vikimat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për ta realizuar spastrimin etnik pushtuesi serb po përdorte të gjitha format e terrorizmit ndaj  shqiptarëve deri në gjenocid.Në masakrën e Krelanit janë vrarë, janë djegë dhe janë zhdukur kufomat e tyre ,gjithsej  87 civilë të moshave të ndryshme si pleq ,gra burra e fëmijë të cilët ende nuk e dinin se çka është pushtuesi ,të cilët ende nuk e kishin mësuar se deri ku shkon urrejtja e fashizmit sërb ,e që as nuk kishin edhe kohë te mësonin mënyren e zhdukjes së një populli siç e kishte në programin e saj Serbia fashiste.

Në këtë masakër u pushkatuan pa dallime pleqe e të rinjë,kishte nga ata të cilët ishin të një familjeje me nga 6-7 anëtarë, poashtu ishin pushkatuar babë dhe djalë,gjysh e gjyshe me nipër e mbesa,gra të moshuara e që  fatkeqësishte në mesin e tyre  kishte edhe gra shtatëzëna .[2]

Kryersit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si nje nga kryeresit e njohur të kësaj masakre është majori Grujiq i cili prezantohej si udhëheqësi kazermës serbe në Gjakovë .Sipas dëshmivë të një deshmitari të kësaj masakre me 3 prill ky major kishte urdhëruar 10 ushtarë kriminelë për të ndarë djemtë e rinjë  nga popullata.Gjithashtu ai citon se babai I tij mer djalin e tij dhe tenton që të hyp në atë kamion por që fatkeqësishtë një polic serb nga Gjakova, me emrin Borislav Jaksimoviq nuk e lejon të hypë në atë kamion madje edhe e kercënon .Sipas urdhrave të Korpusit të Prishtinës dhe të Komandës së Përbashkët,Grupi i 5-të luftarak i MtBr 125 u angazhua,së bashku me forcat e MPB-së,në operacionet kundër UÇK-së në Kralan.[3]

Drejtësia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përkundër vrasjeve  masive, përkundër shpërnguljeve dhe spastrimit etnik si forma më e larte e gjenocidit  edhe me të vrarët e masakrës së Krelanit në këtë komunë janë edhe 95 banorë të cilët nuk janë gjendur ende përkundër aq shumë dëshmive të cilat janë dorëzuar në gjykatat tona edhe atë të Hagës, ku janë ngritur padi për 65 kriminelë serbë të cilët asnjëherë nuk janë ftuar nga ndonjë gjykatë së paku për evidencë.

Nga 78 burra shqiptarë të Kosovës,të cilët u arrestuan nga forcat serbe më 4 prill 1999 në livadh i vendosur në dalje nga Kraljane,kufomat e 17 prej tyre janë gjetur në një masë varreza në Serbi,afër liqenit Peruçac, ndërsa tetë trupa u gjetën në varrezat në fshati Brekovac i Komunës së Gjakovës. [4]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Dosssie 125" (PDF) (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Masakra Kralanit".{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ Te jetosh me kujtimet e te pagjeturve. Ky publikim fuqizohet nga forumZFD, Integra, Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, BMZ, RBF dhe Ambasada Zvicerane.
  4. ^ "Dossie 125" (PDF) (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)