Me Filipin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Me Filipin Autori: Mitro Çela. Botuesi: Toena. Faqet e librit 288.

Në vitin 1948, kur Partia e Punës bënte Kongresin e saj të Parë, bashkëshortët Çela, lindën Mitron, si fëmijën e tyre të 11 (për kureshtarët: në bashkëpunim bënë 13 fëmijë). Diploma: ekonomist. Zanati: gazetar. Filimisht, viti 1972, në "Zërin e Popullit". Pas 16 vjetëve, më vunë drurin nga "ZP"-ja. Më degdisën për edukim, si korrespodent të gazetës "Bashkimi" në Elbasan. Kur u ktheva në Tiranë, më bënë shef. Pata vetëm një vartës: Filipin. ("Merre ti, - tha kryeredaktori, - me Filipin jetoj si mbi mina!") Duke qenë një nga themeluesit e PD-së, 12 dhjetor 1990, domosdo nisa punë në gazetën "RD". U bëra edhe kryeredaktor. Zëvendës zgjodha Filipin. Pata një lajthitje: e doja gazetën të pavarur?! Me të drejtë, më vunë fshesën. Nga halli, nisa të kullos gazetë më gazetë, sipas nivelit të honorarëve. Kam një grua për të trashëguar dhe një djalë për të rritur! Në mars të ’91-shit, u bëra edhe unë, politikan profesionist! Lashë penën për kolltukun e deputetit. De more de! Deputet në tri legjislatura. Dy herë drejtpërsëdrejti. Në zgjedhjet e 26 majit ’96 isha i 42-ti në listë. Në atë vit, falë bojkotit socialist, lista e deputetëve të PD-së u zgjat e u bë tërkuzë. Fitova edhe unë! Ndenja plot 6 muaj! Nuk kisha ndër mend të largohesha! Na përzunë të gjithëve. Ika edhe unë. Sipas Europës me zgjedhje të pranueshme. Sipas kandarit tim: me kryengritje! … Kur mbeta "thatë", thashë t’i kthehem zanatit të vjetër: Të fabrikoj llafe. Me këtë filozofi, kam botuar tre libra publicistikë. Së pari, "Kronikë e një politikani të dështuar". Së dyti, "Mes Kosovës dhe Epirit". Së treti, "Haberet e Mitros". Kur u lodha së shkruari në gazeta, përfundova këshilltar i Filip Çakulit në "Fiks… Fare"… Kusurin, kush ka bakërr në kohë, mund ta mësojë duke lexuar librin…