Me peshkatarët tanë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Me peshkatarët tanë" është një film dokumentar shqiptar. Prodhuar në vitin 1962 nga Kinostudio "Shqipëria e re". Përshkrimi: Fillon me panoramë të lindjes së diellit. Rrjedhje uji mbi shkëmb. Pamje të bukura të liqeneve të Lurës. Pamje e Linit, Pogradec. Peshkatarët e Linit duke zënë peshk. Duken peshqit në ujë. Pamje e bukur e liqenit të Shkodrës dhe kalaja e Rozafatit. Krijimi i dajlaneve në liqen. Peshkatarët me rrjeta zenë peshq. Pamje e Shirokës, gra shkodrane në rrugë. Familje peshkatarësh. Që të shkojë mbarë peshkimi, varkën e shtyn djali. Në mbrëmje peshkatarët ndezin zjarre dhe e pjekin peshkun në zgarë. 221.90m.

Pamje e bukur deti. Barka e studimit të thellë detar. Ekografi bën studimin e zonave të peshkimit. Kjo barkë është pajisur në mënyrë moderne me të gjithë pajisjet e nevojshme. Mbrëmje në bregdet, duket dielli që perëndon. Fillon peshkimi natën me elektrolinjë. Peshqit e vegjël grumbullohen pranë dritës dhe në mëngjes sapo zbardh, peshkatarët mbledhin rrjetën plot me peshq sardele. Në barkë peshkatarët bëjnë banjë dhe hanë drekë. 196.90m.

Redaktor: Ismail Balla

Operator: Jani Nano

Bashkëpunëtorë: Ismail Balla, Xhevat Behri, Haxhi Dersha

Shënime: Dokumentar mbi peshkatarët tanë.

Regjia: Nuredin Çabej

Skenari: Ndoc Rakaj, Nuredin Cabej

Muzika: -

Prodhuar: Kinostudio "Shqipëria e re"

Viti: 1962

Kohëzgjatja: 15 min