Mehmedali Hoxha
Appearance
(Përcjellë nga Mehmedali Q. Hoxha)
Mehmedali Q. Hoxha (5 janar 1924, Ladorisht, Strugë - 1991, Shkup, Maqedoni) ishte shkrimtar, pedagog dhe gazetar shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rrjedh nga një familje e nderuar me tradita arsimore e kombëtare. Shkollën fillore e kreu në gjuhën serbokroate në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme – Medresenë në Shkup, në prag të Luftës së Dytë Botërore, nderkaq kursin pedagogjik tremujor në Normalen “Sami Frashëri” në Prishtinë, me 1942. Punoi si mësues, pedagog, gazetar, redaktor i Flakës së Vllazërimit, redaktor revistash për fëmijë, hartues e përpunues tekstesh e abetare shkollore dhe autor artikujsh të shumtë. Për punën e tij patriotike, ai u burgos në vitin 1968. Vdiq në vitin 1991.
Veprimtaria letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Vjersha (1952) së bashku me Lutfi Rusin
- Te kroni (1960),
- Kur fryn era (1962),
- Atje mbi kodrinë (1974),
- Ditët tona (1979),
- Këngë shkollore (1984),
- Kur linda (1971),
- Në sytë e majit (1973),
- Vashëzat shkollore (1976),
- Qepallat e verës (1985),
- Ma thuaj emrin (1989 – përzgjedhje Prishtinë),
- Një brez livadh (1990 – përzgjedhje Tiranë etj).
Kritikë për Mehmedali Hoxhën
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Prof. Selajdin Mehmeti:
- - Vjershat e Mehmedali Hoxhës shquhen për intonacionet lirike që përshkohen nga emocione të ndryshme dhe të cilat bashkë me teknikën që shtjellohen në to formojnë një unitet të veçantë. Begatia e motiveve, larmia, gjërësia dhe vlerat artistike e vjershave të Mehmedali Hoxhës, e radhisin atë ndër poetët e njohut jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë.
- Kalosh Çeliku:
- - Pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova kishte Esat Mekulin, ndërsa shqiptarët në Maqedoni kishin Mehmedali Hoxhën
- Prof.dr. Nebi Dervishi:
- - Mehmedali Hoxha – figurë komplekse, vizionar dhe burrë i besës, fjalës dhe penës së artë.