Mehmet Elezi
Mehmet Elezi është publicist, shkrimtar, gjuhëtar dhe diplomat shqiptar.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mehmet Elezi: publicist, shkrimtar, gjuhëtar, diplomat. Lindur më 10 maj 1949, në Tropojë, diplomuar në Universitetin e Tiranës, për gjuhë e letërsi shqipe (1971) dhe specializuar për filozofi (1978-1979).
Ka punuar: 1972-1982 gazetar dhe më pas kryeredaktor i së përditshmes Zëri i Popullit. 1982-1989, i zgjedhur në krye të organizatës së rinisë, BRPSH. U përpoq të luftonte skemat në jetën e rinisë[1] dhe solli njerëz e frymë të re në gazetën “Zëri i Rinisë”. 1990, drejtor i zyrës qendrore të shtypit e të botimeve. Për qëndrime që nuk përputheshin me vijën zyrtare, brenda disa muajsh e largojnë nga Tirana.[2] Udhëheqësi komunist Ramiz Alia do të deklaronte se M. E. ka disa “paragjykime”.[3] Mehmet Elezi është i pari që kërkoi hapur në forumin më të lartë të partisë komuniste vendosjen e pluralizmin politik në Shqipëri.[4]
1991, në Tiranë pa punë. Deri në 2006 ka shërbyer në sektorë joshtetërorë. 1992-1996, në gazetën e pavarur “Bashkimi” dhe columnist për gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria” në New-York. 1994-2005 drejtor i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare e Strategjike, qendër joqeveritare e themeluar prej tij; botues i revistës së përtremuajshme në anglisht “The Balkan Analyst” dhe pedagog me kohë të pjesshme në Universitetin e Tiranës, departamenti i gazetarisë. Nëntor 2005 dekretohet ambasador i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane (Bernë) dhe në Prinicipatën e Lihtenshtejnit, ku shërbeu shkurt 2006 - nëntor 2913. Jeton në Tiranë.
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Letërsi artistike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prozë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 17 tregime me ujq, tregime, 2023
- Kalendari i Noes, roman, botim i dytë, 2022; botimi i parë, 2000
- Studio përballë zanave, tregime, 2022
- Vjedhja e nudove të ferrit, tregime, 2021
- Dita e tetë e javës ose shtatë-tetë përralla në një të vërtetë, roman, botim i dytë i ripunuar, 2020; botimi i parë, 1998
- Vajza pa numër telefoni, tregime, 2020
- Gruaja me dy zile, roman, 2019
- Një amerikan në Hotel Dajti, 31 tregime, 2018
- Piloti i qytetit nën borë, roman, 2017
- Dikush mungon në ballon e fundit, roman, 2016
- Violinë gruaje, roman, 2014
- Ftesë përmes reve, roman, 2012
- Romeo as Zhuljeta, roman, 2011
- Ngjarje në Hotel M., roman, 2010
- ADN-ja e korbave, roman, 2009
- Ujdhesa e askujt, roman, 2007
- Varri i Fatit, roman, Tiranë 1998; Paris 2002 (“Le tombeau du destin”).
Sprova (ese), shënime letrare dhe publicistikë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Al-gomonia, 2021, publicistikë
- Heshtje varri për një djep të shenjtë, 2020, publicistikë
- Hebrenjtë dhe Republika e Kanunit, sprovë, botim i dytë i plotësuar, 2019; botim i parë, 2013
- Shkrimtar pa leje, shkrime për letërsinë, artin dhe kulturën, 2019
- Nuk isha student i dhjetorit, sprovë, botim i dytë i plotësuar, 2015; botim i parë, 2011
- Kosova midis politikës e realpolitikës, 1999, publicistikë
- Gjeostrategjia tjetër, 1996, publicistikë
- Shansi i tretë, 1993, publicistikë
- Ajo që më ndjek pas, 1990, publicistikë
Gjuhësi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kongresi i Drejtshkrimit, një fëmijë i plakur, 2023
- Fjalor i Gjuhës Shqipe (Nga Mehmet Elezi) - rreth 41000 fjalë që nuk gjinden në FGJSSH, me shtjellime etimologjike, botim i 5-të, 2023; botimi i parë, 2006
- Fjalor me emra njerëzish - 31.000 emra iliro-shqiptarë, botim i dytë, 2023; botimi i parë, 2015
- Karakteri shqiptar dhe etimologjia e emrit “gegë”, 2021
- Drejtshkrimi i gegnishtes ose gegnishtja e standardizueme - përgatitja për botim, parathania dhe shenimet nga Mehmet Elezi, 2021
- Dritëhije në Fjalorët e Akademisë - gjuha shqipe apo gjuha e “fshatit tim”? - , 2018
- Kush i nemi “Bjeshkët e Nemuna” - çështje të toponimeve dhe të kulturës popullore, 2017
- Gjuha shqipe dhe ëndrra e një nate vere, 2012
- Gjuha shqipe me një mushkëri, shkrime dhe intervista, 2009
- "Gjuha Shqipe në Bunker?", 2005
Poezi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ulurimë ujku, 2010
- Nën një flok të përlotur bore, 2005
- Kurrë s’jam ndalur, 1996
- Zhurmojnë ujvarat, 1970
Për veprën “Fjalor i Gjuhës shqipe - rreth 41 000 fjalë që nuk gjinden në FGJSSH, me shtjellime etimologjike -” Qendra e Studimeve Albanologjike organizoi një takim shkencor, ku referuan dhe diskutuan gjuhëtarët dhe akademikët më në zë të fushës.
Autor edhe i një numri të madh shkrimesh publicistike e studimore të botuara ose të mbajtuar nëpër takime e konferenca brenda dhe jashtë vendit.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Vickers, Miranda; Pettifer, James (1997). Albania: From Anarchy to a Balkan Identity (në anglisht). London: HURST & COMPANY.
- ^ Kadare, Ismail (1991). Printemps albanais (në frëngjisht). Fayard.
- ^ "Proces-verbal i mbledhjes së Byrosë Politike 14 korrik 1990". Panorama. 5 korrik 2010.
- ^ Mustaqi, Kiço (15 prill 2011). "Kur futesha te zyra e Ramiz Alisë më kontrollonin me minakërkues". Panorama.