Jump to content

Mejtepi në fshatin Lluka e Epërme

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mejtepi në fshatin Lluka e Epërme
LlojiArkitekturore
VendndodhjaLluka e Epërme, Deçan, Kosovë
NdërtuarShek. XIX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës1622

Mejtepi në fshatin Lluka e Epërme është një monument i trashëgimisë kulturore në Lluka e Epërme, Deçan, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor".

Në fshatin Lluka e Eperme, në qendër të fshatit pranë rrugës, gjendet Mejtepi i quajtur Mejtepi i Tahir Efendi Llukës. Objekt i ndërtuar në shek.XIX. Mejtepi i fshatit i ndërtuar nga mjeshtrit popullor shqiptarë në shekullin XIX, sipas teknikës së ndërtimit ky mejtep na përkujton në kullat e Rrafshit të Dukagjinit e ndërtuar nga guri dhe druri. Mejtepi u realizua në teknikën rustika ku hapjet portali, dritaret dhe qoshet e objektit u muratuan me gurë të pa përpunuar e çka bën të veçohet nga pjesë të tjera të muresës të mejtepit. Mejtepi e ruan gjendjen fillestare, me disa ndryshime të mavonëshme si në murosje ashtu edhe suvatimi në fasadat e jashtëme. Pos vlerës arkitektonike ajo posedon edhe rëndësin e saj historike për popullin shqiptar, sepse ishte shkollë e parë shqipe në këtë anë. Mejtepi është në gjendje të mirë. Më 27. 11. 2002 u realizua invetarizimi. Mejtepi gjendet në zonën katastrale nr.61800, ngastren nr. 157.[2]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ "Meyteb in Llukë e Epërme (Peja)". Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2016. Marrë më 4 dhjetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)