Metal Slug 7

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Metal Slug 7
Ms7logo.jpg
Titulli
Metal Slug 7
Titulli Alternativ
Metaru Suraggu 7 / Zhgualli i Hekurt 7
Zhvilluesi
SNK Playmore
Publikuesi
SNK Playmore
Platforma / Konzola
Nintendo DS / PSP
Lloji i lojës
Shoot 'em up (run and gun / gjuaj & mbathja)
Publikuar
22 korrik, 2008
Lojtarët
2
Për moshen
+ 12
Formati
Formati për DS / PSP
Ekrani / Rezolucioni
Kontrolli
Joystick 8 drejtimëshe; 4 butona gjithësej
Sistemi
DS / PSP


Metal Slug 7 (メタルスラッグ 7 / Metaru Suraggu 7) është një lojë e llojit gjuaj & mbathja zhvilluar dhe prodhuar nga SNK Playmore për kozolën Nintendo DS. Kjo lojë është seria e shtatë në titullin e Metal Slug. Loja e lëshuar për herë të parë më 22 korrik, 2008 në Japoni, ishte e para seri që importohej në një konzolë dore. Më vonë loja do të zhvillohej dhe publikohej edhe për PSP nën titullin Metal Slug XX më 23 dhjetor 2009.

Njësia Peregrine Falcon Strike Force (Marko dhe Tarma), njësia S.P.A.R.R.O.W.S / L.A.R.A.S.K.A.T (Eri dhe Fio) dhe njësia Ikari Warriors (Ralf dhe Klark), angazhohen sërish në luftime të ashpra kundra armikut të tyre të përbetuar Gjeneralit Morden. Pikërisht kur të gjithë mendojnë se Morden po humbet luftën, një armatë e panjohur më parë vijnë në asistencë të tij nga e ardhmja. Kjo provokon luftime të reja dhe sipas sitit zyrtar kjo është hera e fundit që Morden do të dalë në skenë si antagonist.

Mënyra e lojës është e ngjashme me seritë e mëparshme. Ashtu si Metal Slug 6, lojtari mund të mbajë dy armë dhe personazhet ruajnë vetitë e tyre nga seria e mëparshme. Loja u prit përgjithësisht mirë nga kritikët. GameSpot i dha lojës 7.5/10 pikë duke u shprehur se mbase ekrani është pak më i vogël se sa mund të jeni mësuar, por në themel kjo është një Metal Slug. [1] Eurogamer i dha lojës 7/10 pikë duke kritikuar grafikën dhe mospërdorimin e plotë të teknologjisë që lejon Nintendo DS. [2]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]