Mikel Gojani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mikel Gojani
U lind më27 prill 1956
Dugajevë, Klinë
KombësiaShqiptar

Mikel Gojani u lind më 1956 në fshatin Dugajevë të komunës së Klinës.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkollimin fillor e kreu ne Drenoc (afër vendlindjes), të mesmen në Klinë, ndërsa studioi SHLP-në - Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Gjakovë, po ashtu edhe Fakultetin Filologjik - Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës.


Ka punuar mësimdhënës dhe bibliotekar në shkollën fillore "Atë Shtjefën Gjeçovi" në Zllakuqan. Një kohë ka punuar edhe koordinator në bibliotekën e qytetit "Kongresi i Manastirit", zyrtar Komunal për Informim Publik dhe lektor në Kuvendit komunal lektor në Klinë dhe gazetar në gazetën kombëtare "Bota sot" në Prishtinë.

Me krijimtari letrare është marrë që nga vitet e '70. Krijimet e veta i ka botuar në gazetat dhe revistat të botuara në Prishtinë, si "Pionieri", "Gep-i", "Fjala", "Jeta e re", "Bota e re"; në Tiranë: "nëntori" e "Drita"; në Shkup: "Flaka e vëllazërimit" e "Jehona"; në Lubjanë "Alternativa" e "Republika" dhe Podgoricë "Koha".

Shkruan në prozë e poezi për fëmijë e të rritur dhe kritikë letrare. Merret edhe me publicistikë.

Tituj të veprave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Zëri i largët (poezi) - "Rilindja" - Prishtinë 1990,
  • Udhëtimi pas kaluarit të vdekjes (poezi),"Fjala" - Prishtinë 1994,
  • Ndrecë Ndue Gjoka (monografinë vazhdime) "Rilindja" 1995,
  • Shëti nëpër atdhe (poezi për fëmijë),"Pena" - Prishtinë 1995,
  • Llesh Gjon Lleshaj (monografi-bashkautor), "Forumi i Krijuesve të Artit" - Prishtinë,
  • Kroi që rrjedh rrëzë bjeshkës (poezi për fëmijë), Prishtinë 1996,
  • Në profil kah Jugu (poezi) - Prishtinë 1996,
  • Ai vjen me shirat e pranverës (roman), "Forumi i Krijuesve të Artit" - Prishtinë,
  • Mësonjëtorja e Zllakuqanit (monografi-bashkautor) - Klinë 1997,
  • Udha e shkronjave (poemë) - Zllakuqan 1997,
  • Kolë Ndrecë Mirdita (monografi) SHB "Anton Pashku"- Prishtinë 2003,
  • Diell dhe reshje mbi Morenë (poezi) - Prishtinë 2005,
  • Tradita dhe bashkëkohësia (publicistikë) - Prishtinë 2007.