Mira Mezini
Mira Mezini (lindur më 18 nëntor 1966 në Shqipëri) është profesoreshë e Shkencave Kompjuterike në Departamentin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Darmstadtit. Ajo drejton grupin e inxhinierisë software-ike.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mira Mezini lindi në Shqipëri[1]. Në vitin 1984, Mira Mezini kreu shkollën e mesme të përgjithshme "Sami Frashëri" dhe në vitin 1989 përfundoi studimet e larta për Informatikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës. Ajo me pas punoi si kërkuese dhe asistent pedagoge pranë universitetit. Nga viti 1990 deri në vitin 1992 ajo punoi pranë Qendrës Kompjuterike të Universitetit Siegen dhe sërish si kërkuese dhe asistent pedagoge në Kolegjin e Inxhinierisë Elektrike dhe Shkencave Kompjuterike. Në vitin 1997, ajo përfitoi PhD në shkenca kompjuterike pranë Universitetit Siegen, me tezën "Variational Object-Oriented Programming Beyond Classes and Inheritance".[2] Nga viti 1999 ishte asistent profesore për tre vjet në Universitetin Northeastern. Ne vitin 2002, u bë Profesore e Shkencave Kompjuterike në Departamentin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin Teknik Universitetin Teknik të Darmstadt.[3][4] Nga viti 2014 në vitin 2019 ajo ishte Zëvendës Presidente për Dijen dhe Transferimin e Teknologjisë dhe më pas Zëvendës Presidente e Kërkimit në Universitetin Teknik te Darmstadt.[5]
Ajo është anëtare bordi e ATHENE, qendra më e madhe për Sigurinë e Teknologjisë së Informacionit në Evropë.[6]
Mira Mezini është e martuar dhe ka një vajzë. [7]
Çmime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1984 Mira Mezini mori Medalje Ari nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.[8] Në vitin 2005 dhe 2006 mori çmimin IBM Eclipse Innovation Award.[3][8] Në vitin 2012, fitoi një ERC Advanced Grant me shumën prej 2.3 milionë Euro. Në vitin 2013 ajo mori një doktoraturë nderi nga Universiteti i Tiranës. Në vitin 2016, u be anëtare e Akademisë Gjermane të Shkencës dhe Inxhinierisë (acatech).[9] Në vitin 2019 ajo fitoi një ERC Proof of Concept-Grant për projektin "Abstraksione Programimi për Aplikacione në Mjedise Cloud (PACE)".[10]
Referenca
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Albanische Wissenschaftlerin zur Prorektorin der Uni Darmstadt ernannt". Albinfo. 2014-01-11. Retrieved 2019-11-25
- ^ Mezini, Mira (1998). Variational Object-Oriented Programming Beyond Classes and Inheritance. Kluwer International Series in Engineering & Computer Science. Kluwer Academic Publishers. ISBN 978-0792383130.
- ^ a b "TU-Informatikerin Mira Mezini erhält ERC Advanced Grant in Höhe 2,3 Millionen Euro". idw-online.de. Retrieved 2019-11-25.
- ^ Programming, Software Technology Group & Reactive. "Prof. Dr.-Ing. Mira Mezini - Biography / Activities". Software Technology Group & Reactive Programming – Technische Universität Darmstadt. Retrieved 2019-11-25.
- ^ Darmstadt, Technische Universität. "Vizepräsidentin Prof. Mira Mezini". Technische Universität Darmstadt (in German). Retrieved 2019-11-25.
- ^ "Committees". CRISP. Retrieved 2019-11-25.
- ^ Petry, N. "Prof. Dr. Mira Mezini". www.uni-siegen.de. Retrieved 2019-11-25.
- ^ a b "Prof. Dr. Mira Mezini - AcademiaNet". www.academia-net.org. Retrieved 2019-11-25.
- ^ "Mira Mezini Technische Universität Darmstadt". acatech (in German). Retrieved 2019-11-25.
- ^ Darmstadt, Technische Universität (2019-05-06). "Details". Technische Universität Darmstadt. Retrieved 2019-11-25.