Mirel Sharrëxhi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mirel Sharrëxhi Shkencëtari nga Shqipëria ka lindur më 28 mars 1967 në qytetin e Korçës. Ka mbaruar shkollën e mesme për teknologji-kimike në qytetin e Elbasanit dhe më pas studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në degën Kimi Industriale. Gjatë viteve të tranzicionit ai nuk mundi ta ushtronte profesionin në Shqipëri, pasi dihet situata e industrisë kimike. Në vitin 1997 emigron në SHBA. Fillon punë si kimist analitik në kompaninë "Emerson and Cumming". Në vitin 2000, profesor Oliver Peoples i ofron një punë të përkohshme në kompaninë e sapoformuar "Metabolix", me qendër në Cambridge, Massachusets. Pas tre muajsh, duke parë përkushtimin e tij, ai i ofroi punë të përhershme si kimist analitik. Në vitin 2007 mbaron "Masterin" në degën e Kimisë në Universitetin e Massachusetsit dhe konsolidon pozitën si drejtues i grupit analitik në kompani. Ai, së bashku me stafin e kompanisë kryejnë shpikjen e produktit kimik, që merr emrin e kimistit shqiptar "MirelTM". Kjo do të ketë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit, pasi çdo vit i gjithë planeti ndotet nga miliarda tonelata lëndë plastike.