Mitoza
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mitoza paraqet të gjitha mekanizmat e ndarjes së qelizave që bëjnë të mundur krijimin e dy qelizave identike bijëza nga një qelizë mëmë.
Fazat e mitozës [redakto]
- Profaza - Faza e parë e mitozës gjatë së cilës kromatina kondensohet në kromozome. Të dy palët e centriolave lëvizin drejt poleve të kundërta.
- Metafaza - Faza e dytë e mitozës gjatë së cilës kromozomet e orientuara nga boshti mitotik vendosen në mes të qelizës duke bërë që membrana qelizore të shpërbëhet.
- Anafaza - Faza e tretë e mitozës gjatë së cilës kromozomet ndahen në kromatide dhe lëvizin drejt secilit prej poleve të qelizës.
- Telofaza - Faza e katërt e mitozës gjatë së cilës shfaqet mbështjellësja e re e qelizës e cila bën shkëputjen e dy bërthamëzave.
- Citokineza - Fazë e mitozës gjatë së cilës citoplazma ndahet më dysh: qeliza fillestare (ose qeliza mëmë) zëvendësohet me dy qeliza bijëza identike me njëra tjetrën.
- Ndërfaza - Periudha midis dy ndarjeve të njëpasnjëshme të qelizës gjatë së cilës ndodh rritja e qelizës.
Shpjegim i koncepteve [redakto]
- Centriola - Struktura qelizore që dyfishohen gjatë ndër fazës.
- Boshti mitotik - Strukturë qelizore jetëshkurtër që bashkon të dy palët e centriolave gjatë mitozës.
- Kromozomet - Elementë të bërthamës së një qelize, të përbërë nga ADN-ja dhe nga proteina. Mbartin informacionin gjenetik dhe mund të shihen vetëm gjatë ndarjes së qelizës.
- Kromatidi - Njëri nga të dy fijet e qelizës.
- Citoplazma - Substancë në formën e xhelatinës që formon pjesën e brendshme të qelizës përreth bërthamës qelizore.