Jump to content

Monosakaridet

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Monosakaride)

Monosakaridet (sheqeri i thjeshtë) (greqisht mono-një, lat. scharum-sheqer), janë komponime të cilat përbëhen vetëm prej një molekule të sheqerit. Formula e përgjithshme e monosakarideve është CnH2*nCn ku "n" është një numër qe ka vler prej 3 deri ne 8, përfaqësuesi me i rëndësishëm është heksoza ose siç njihet ndryshe glukoza i cilia ka formulë C6H12O6 pra 6 atome karbon dhe oksigjen dhe 12 atome hidrogjen. Monosakaridet me hidrolizë nuk mund të ndahen në njësi më të vogla d.m.th. nuk hidrolizohen. Kanë dy grupe funksionore : grupin hidroksi -OH dhe grupin (aldehid CHO, keton >C=O).

Monosakaridet më të rëndësishme janë pentozet dhe heksozet. Nga pentozet rëndësi më të madhe kanë riboza dhe deoksiriboza. Nga heksozet rëndësi më të madhe kanë glukoza dhe fruktoza. Monosakaridet ekzistojnë në formë vargore (lineare) dhe ciklike (unazore).