Monosakaridet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Monosakaridet (sheqeri i thjeshtë) (greqisht mono-një, lat. scharum-sheqer), janë komponime të cilat përbëhen vetëm prej një molekule të sheqerit dhe 5-6 atome të karbonit, dhe të tjerat të oksigjenit dhe hidrogjenit. Monosakaridet me hidrolizë nuk mund të ndahen në njësi më të vogla d.m.th. nuk hidrolizohen. Kanë dy grupe funksionore: grupin hidroksi -OH dhe grupin (aldehid CHO, keton >C=O).

Monosakaridet më të rëndësishme janë pentozet dhe heksozet. Nga pentozet rëndësi më të madhe kanë riboza dhe deoksiriboza. Nga heksozet rëndësi më të madhe kanë glukoza dhe fruktoza. Monosakaridet ekzistojnë në formë vargore (lineare) dhe ciklike (unazore).