Morri
| Phthiraptera | ||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Klasifikimi shkencor | ||||||||||||
|
||||||||||||
| nënrendi | ||||||||||||
Morrat, (njëjës dhe pa shquar morr), janë insekte pa krahë që i takojnë rendit Phthiraptera të insekteve. Morrat janë parazitë të bimëve, të gjitarëve të ndryshëm si dhe të njeriut. Njihen rreth 300 lloje të këtyre insekteve.
Përmbajtja |
Përshkrimi fizik [redakto]
Morrat janë pa krahë, kanë kokë më të ngushtë se trupi, kanë antena të shkurtra prej 3 deri 5 segmentesh. Aparati i tyre gojor është i përshtatur për shpuarje dhe thithje. Këmbët i kanë të fuqishme e të shkurtra të përshtatura për lëvizje nëpër lëkurë.
Llojet e morrave [redakto]
Morrat e njeriut [redakto]
Te njeriu paraziton Pediculus capitis, (morri i kokës), Pediculus corporis apo vestimenti, (mori i trupit) dhe Pthirius pubis, (morri i turpit)
Morrat e bimëve [redakto]
Aphididea, (morrat e bimëve) janë insekte të imëta me madhësi gjër në 6mm. Të shumtën jetojnë në kolonë. Disa janë pa krahë. Janë dëmtues të mëdhej të bimëve. Përfaqësues janë Aphis pomi, (morri i mollës), Aphis rosa, (morri i trëndafilit), Brevicoryne brassica, (morri i lakrës), Lecanium corni, (morri i kumbullës) etj.. Emrin e marrin sipas bimës ku jetojnë. Phylloxsera vastatrix – filoksera jeton në rrënjë të hardhisë nga thithë lëngje prandaj është dëmtues I madh. Është sjellur nga Amerika .
Morrat me mburojë [redakto]
Coccidae, (morrat me mburoje) janë morra që nga ana shpinore janë të mbuluara me mburojë që i mbronë nga ndryshimet klimatike dhe insekticidet. Janë gjithashtu dëmtues të bimëve të ndryshme. Përfaqësues është Icerya purchasi që paraziton në limona e portokaj.
