Multiplekseri
Multiplekseri (ang. multiplexer) është qark digjital, i cili, duke shfrytëzuar n- sinjale seleksionuese, informatat nga 2n-hyrjet e tij i përcjell në daljen d, sipas një radhe të caktuar. Skematikisht multiplekseri mund të paraqitet kështu: Përmes multiplekserit mundësohet përdorimi i një kanali transmetues të informatave nga më shumë shfrytëzues njëkohësisht. Gjithashtu, gjatë përdorimit të njëkohëshëm të një kompjuteri nga më shumë shfrytëzues, në regjimin e punës me ndarje kohe (ang. time-sharing), qasja në kompjuter bëhet me ndërmjetësimin e multiplekserit adekuat.
Përmbajtja |
Multiplekseri 2/1[redakto]
Dy vargje të informatave elementare mund të paketohen, ashtu që vargu i ri të formohet duke marrë informatat elementare suksesivisht nga njëri dhe vargu tjetër, përmes multiplekserit 2 në 1, i cili shkurt shënohet edhe si 2/1.1
Multiplekseri 4/1[redakto]
Numri i sinjaleve seleksionuese, përkatësisht numri i kombinimeve të vlerave të tyre, e përcakton numrin e hyrjeve të mundshme të multiplekserit, të cilat mund të zgjidhen për t’i lidhur me daljen e tij. Kështu, te multiplekseri 4/1, përdoren 2 sinjale seleksionuese.
Multiplekseri shumëbitësh[redakto]
Multiplekserët e dhënë më sipër njihen edhe si multiplekserë njëbitësh, sepse informatat në hyrjet e tyre paraqesin vargje
informatash binare njëbitëshe. Por,në praktikë, informatat që përpunohen dhe transmetohen janë kryesisht shumëbitëshe. Për paketimin e tyre përdoren multiplekserë adekuat shumëbitësh, të cilët realizohen dhe funksionojnë plotësisht njëlloj si edhe multiplekserët njëbitësh.
Referenca[redakto]
Agni Dika http://www.agnidika.net/qarqetkombinuese.pdf
Wikipedia http://en.wikipedia.org/wiki/Multiplexer
- Logic and Computer Design Fundamentals, 4, Prentice Hall 2008, ISBN 0-13-198926-X
