Mundja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
010316-covington-wrestlers.png
Wrestling dsc03566.jpg

Mundja është sport luftarak në të cilin marrin pjesë dy persona të gjinisë së njejtë. Garë e njohur botërore e mundjes është Wrestling e ndarë në dy pjesë Raw dhe SmackDown. Ndër mundësit e njohur shqipëtarë është Shaban Sejdiu.

Sporti i mundjes[redakto | redakto tekstin burimor]

Olympic pictogram Wrestling.png

Mundja është një ndër përleshjet më të vjetra në historin e njerzimin. Qëllimi i së cilës është që kundështari i mundur të pranojë vetëvetiu shtrirjen për toke. Nga këtu vije edhe mundja si disiplin sportive ku janë të vendosura disa rregulla të cilat kontrollohen nga një gjyqtarë sportiv. Përderisa mundja në natyrë, zhvillohet në hapsirë të lirë, zakonish livadhe, si sport mundja zhvillohet brenda një rrethi të vizatuar që paraqetë kufirin hapsirorë në të cilin kundërshtarët kanë drejtë të lëvizin. Përderisa në natyrë kundërshtari e pranon vetëvetiu disfatën, në disiplinën sportive, disfaten e gjykonë gjyqtari. Simboli i thjeshtë i disiplinës së mundjes, janë dy figura që në përleshje e sipër ku njëra tenton të kapë tjetren nga beli, ndërsa tjetra të i kapë këmbët e saj.

Në trojet shqiptare mundja zhvillohet edhe si garë argëtuese nëpër festa të ndryshme të shoqërisë. Zakonisht për to thuhet përleshja, përtërzunashë. Vetë kjo dukuri si në malësi si në trojet tjera e bënë që mundja të jetë disiplin sportive tradicionale ndër shqiptarët. Sot mundjalistët shqiptarë janë të tubuar në së paku tri Federata të Mundjalistëve, në Federaten e Mundjalistëve të Shqipërisë {FMSH}, në Federaten e Mundjalistëve të Kosovës {FMK}, në Federaten e Mundjalistëve të Maqedonisë, në Federaten e Mundjalistëve të Malit të Zi. Federata në Serbi dhe Greqi si duket për qëllime politike e pengojnë pjesëmarrjen e shqiptarëve.

Klube në Shqipëri[redakto | redakto tekstin burimor]

Federata e Klubeve te Mundjes ne Shqipëri

Mundja në Kosovë[redakto | redakto tekstin burimor]

Mundëjalistët dhe adhuruesit e tyre në Kosovë janë të tubuar rreth klubeve të mundjes dhe organizimin e takimeve të tyre e bënë FMK-ja ( Federata e Mundjes e Kosovës ) e cila është formuar në dhjetor të vitit 1978, në Prishtinë. Momentalisht pranë kësaj Federate janë të rexhistruara 8 klube, nga pjesë të ndryshme të Kosovës.

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Mundja – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale