Murat Ajvazi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Murat Ajvazi

Murat Ajvazi u lind me 01.09. 1960 në fshatin Hajkobillë (Gjelbrishtë), komuna e Prishtinës është historian dhe botues.

Murat Ajvazi, shkollën fillore katërklasëshe e kreu në vendlindje, ndërsa katër vitet e tjera i kreu në Prishtinë, në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Prishtinë. Shkollimin e mesëm, në gjimnazin e Prishtinës në vitin 1979. Pas përfundimit të shkollës së mesme, u regjistrua në degën e Historisë, ne Fakultetin FilozofikUniversitetit të Prishtinës, të cilin e kreu me kohë të rregullt, në qershor 1983. Në vitin shkollor 1983 –‘84, regjistroj studimet pasuniversitare në degën e historisë të këtij fakulteti dhe në afatin e caktuar, përfundoi hulumtimin dhe specializimin në Zagreb të Kroacisë, pasi dha të gjitha provimete parapara me datë 12.12.1987, mbrojti me sukses punimet e magjistraturës në praninë e komisionit nga Shkupi dhe Prishtina me titull: “Shtypi kroat ndaj çështjes shqiptare 1881-1912”, dhe mori titullin magjistër i shkencave historike.[1]

Disa vite ka punuar si mësimdhënës në disa shkolla dhe disa institucione arsimore të Prishtinës. Aktualisht është Kryetar i Lidhjes së Historianëve Shqiptarë në Botë me seli në Zvicër,[2][3] Anëtar i Këshillit botues të revistës “Mirdita” si dhe Kryeredaktor i revistës shkencore “Gjurmë Historike” që e boton Lidhja e Historianëve Shqiptarë në Botë me seli në Zvicër.[4] Mr.sc. Murat Ajvazi ka qenë anëtarë i kryesisė së Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë nė Zvicër dhe anëtarë i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë me seli në Gjermani.[5]

Më 12. 11 2023, Akademia Shqiptaro-Amerikane e Artit dhe Shkences me seli ne New York, pranon Murat Ajvazi anëtar të Akademisë, duke i dhënë titullin "Akademik".[6][7]

Deri më tani ka publikuar këto studime shkencore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

“Hiroshima dhe Nagasaki”, “Rilindja”, Prishtinë , 1983.

“Revolucioni i tetorit 1917, flakë që ndezi frymën revolucionare ”, “Rilindja”, Prishtinë, 1983.

“Një pasqyrë e lëvizjes punëtore ndërkombëtare ”, “Rilindja”, Prishtinë, 1985.

“Zef Lush Marku”, “Boletini i muzeut të Kosovës”, nr. 15/16, Prishtinë, 1985.

“Mirdita sipas shtypit kroat 1875-1881”, “Mirdita”, nr. 12, Tiranë, 2016.

“Rethanat politike në Ballkan- Mirdita sipas shtypit kroat 1881-1900”, “Mirdita”, nr. 13, Tiranë , 2016.

“Reformat në Turqi – Mirdita sipas shtypit kroat 1900-1903”, “Mirdita”, nr.14, Tiranë, 2017.

“Rezistenca shqiptare, kundër reformave turke dhe fuqive të mëdha-Mirdita sipas shtypit kroat 1903-1906 ”, “Mirdita”, nr. 15, Tiranë, 2017.

“Kryengritjet antiosmane shqiptare ne Kosovë dhe Krujë-Mirdita sipas shtypit kroat 1906-1907”, “Mirdita”, nr. 16, Tiranë 2017.

“Revolucioni xhonturk dhe rrethanat shoqërore dhe politike në Ballkan-Mirdita sipas shtypit kroat 1907-1908”, “Mirdita”, nr.18, Tiranë, 2018.

“Kryengritjet e armatosura të vitit 1909 dhe pjesmarrja e mirditorëve, sipas shtypit kroat”, “Mirdita”, nr.19, Tiranë, 2018.

“Kryengritja e vitit 1910 në Kosovë dhe pjesmarrja e mirditorëve, sipas shtypit kroat”, “Mirdita ”, nr. 20, Tiranë, 2018.

“Kontributt i mirditorëve gjatë krryengritjes së vitit 1911, sipas shtypit kroat”, “Mirdita”, nr.22, Tiranë, 2019.

“Kryengritja e vitit 1912 dhe kontributi i mirditorëve, sipas shtypit kroat”, “Mirdita”, nr. 23, Tiranë, 2019.

“Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë 1912 dhe kontributi i mirditorëve, sipas shtypit kroat”, “Mirdita”, nr.24, Tiranë, 2019.

“Rreth takimit, me 3 Prill 1913 në Prizren të Marka Gjonit me komandantin e Armatës së Tretë serbe, Gjeneral: Bozha Jankoviç, sipas shtypit kroat”, “Mirdita”, nr. 27, Tiranë, 2020.

“Një letër e albanologut të njohur Nobert Jokli; dërguar Aleksandër Xhuvanit, me 15 korrik 1928”, “Mirdita”, nr.28, Tiranë, 2020.

“ Gjergj Fishta i preferuari i shtypit kroat në vitet 1850-1905”, “Mirdita”, nr.29, Tiranë, 2020.

“Gjergj Kastrioti -Skënderbeu, në veprën e historianit zvicerian frakofon Simon de Sismondi”, “Justiniani II”, nr. 1 – 2020, Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren, 2020.

“Beteja e Vranës dhe letërkëmbimi i sulltan Muratit me Skënderbeun ”, “Dielli demokristian”, nr.43, Vjenë, 2020.

“Monografia Domgjoni, një vlerë e patjetërsueshme në historinë e shkruar të kësaj krahine”, “Gjurmë historike”, nr. 1, Prishtinë, 2020.

“Gjergj Kastrioti –Skanderberg in istoriografia elvetiane” , “Albanica”, nr. 7, Bukuresht, 2020.

“Gjergj Kastrioti -Skënderbeu në literaturën zviceriane”, “Prizren-Lezhë”, 2019.

“Bashkëpunimi i At. Shtjefën Gjeçovit me shqiptarët muslimanë në Kosovë, për parandalimin e shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi, gjatë viteve 1919-1928”, “Prizren”, 2020.

“Lidhja e Lezhës në dritën e historianëve zvicerianë”, “Gjurmë historike”, nr. 1, Prishtinë, 2020.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës në fokusin e komandantit trim Kemail Shaqiri ”, “Gjurmë historike”, nr.1, Prishtinë, 2020.

“Gjendja në Ballkan dhe fitoret epara të Skënderbeut kundër osmanëve sipas historianitzvicerian frankofon,Simode de Sismondi”,

“Dielli demokristian”, nr.45, Vjenë, 2021.

“Date despre Skanderbeg prezentate de istoriculi elvetian Ernst Münch”, “Albanica”, nr.9, Bukuresht, 2020-2021.

“ I.Dermaku si studüle sole despre activitatea patriotului Nikolla Naço” “Albanica”, nr. 12, Bukuresht, 2021.

“Historia literaturi albaneze delaorigini pana in prezent”, “Gjurmë Historie”, nr. 2, Baden, 2021.

“Rreth numrit të parë të revistës “Gjurmë historike”, “Gjurmë historike”, nr.2, Baden, 2021.

Libra të botuara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Çështja shqiptare në shtypin kroat 1881-1912”, Prishtinë, 2012.
  • “Revolucioni xhonturk dhe shqiptarët, sipas shtypit kroat 1890-1909”, Pishtinë, 2014
  • “Kryengritjetshqiptare 1909-1910, sipas shtypit kroat”, Prishtinë, 1918,
  • “Kryengritjetshqiptare 1911-1912 dhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, sipas shtypit kroat”,Prishtinë, 2016.
  • “Skënderbeu në historiografinë zviceriane”, Prishtinë 2018 (e përkthyer në disagjuhë të huaja).
  • “Hajkobilla (Gjelbrishta)” – mongrafi, Prishtinë, 2021.

Është pjesmarrës i shumë konferencave shkencore dhe fitues i shumë mirënjohjeve dhe vlerësimeve në aktivitete të ndryshme në vende të ndryshme të Europës, ndërkohë ka kontribuar me shkrime historike në hartimin e monografisë “Enciklopedia e Mirditës”. Është fitues i çmimit “Yjet e Arbrit”, Tiranë, dhe titullin “Personalitet i shquar i Kulturës” 2021.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referenca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ “MIRDITA” REVISTË KULTURORE-PERIODIKE, Botim i Akademisë Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” Viti i IX i botimit, Nr. 33 Tiranë, Shkurt 2022. faqe 56,57,58
  2. ^ Do të jetë - kontribut dhënësja e vlerave kombëtare kudo në botë
  3. ^ https://www.youtube.com/watch?v=jTJMedhvjJI&list=PLlVTMuEP71GiQdbBXFLZ5qeG7ynoRuH29&index=16
  4. ^ Doli nga shtypi numri i tretë i revistës “Gjurmë Historike” botim shkencor e historik i Lidhjes së Historianëve Shqiptarë në Botë, me kryetar Prof. Mr.Sc Murat Ajvazi.
  5. ^ Prof. Mr.Sc MURAT AJVAZI, profili i një historiani dhe botuesi.
  6. ^ Shqiptaro-Amerikane e Artit dhe Shkencës sudiuesit Murat Ajvazi i jep titullin Akademik!
  7. ^ https://pirustinews.com/?p=17884&fbclid=IwAR0dRXUSP_Lq7DpYZHf54jcDtBIQurGtWW4gsYW1dIsi_EZ--eNCVm4yzHg