Nënë Tereza në sytë e botës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nënë Tereza në sytë e botës : (autorë botërorë për të) me Autor: Mehmet Gëzhilli. Botuar nga "Argeta-LMG" Tiranë, 2010. Faqet e librit 295.

Jemi mbledhur këtu së bashku për të falënderuar Zotin për punën e mirë 40-vjeçare të Kombeve të Bashkuara. Ndërsa po e fillojmë këtë vit paqeje të lutemi së bashku për paqe. Punët që bëhen me dashuri janë punët e paqes. E themi së bashku sepse vetëm të bashkuar mund të fitojmë paqen e Zotit. O Zot, na jep fuqi për t’u shërbyer njerëzve kudo në botë, atyre që jetojnë dhe vdesin nga varfëria dhe uria.

Nëpërmjet duarve tona jepu atyre bukën e përditshme, jepu paqen, gëzimin dhe mirëkuptimin tonë. O Zot, më jep fuqi t’u jap paqen, të sjell dashuri atje ku ka urrejtje, të sjell frymën e pajtimit atje ku ka gabime, të sjell harmoninë atje ku ka mosmarrëveshje, të sjell të vërtetën atje ku ka gabime, të sjell besimin atje ku ka dyshime, të sjell shpresë atje ku ka dëshpërim...

O Zot, sillu lumturi të tjerëve më shumë se mua! O Zot, na drejto në rrugën e paqes, gëzimit, dashurisë, bashkimit sepse për këtë erdhi Jezus Krishti; për të vërtetuar këtë dashuri. Zoti e deshi aq shumë botën dhe për këtë dërgoi tek ne djalin e tij, për të sjellë lajmin e gëzimit. Ai kërkon që ta duam njëri-tjetrin, ashtu siç na do ai ne. Ne nuk jemi vetëm një numër në këtë botë…

Fjalimi i Nënë Terezës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.