Nasi Papa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nasi Papa kishte lindur në vitin 1890 në katundin Polenë, të Korçës. Në vitin 1905 ai kishte emigruar në SHBA, ku kishte punuar në fabrika të ndryshme. Nga pasioni që kishte për sportin, ai qe regjistruar në shoqërinë e gjimnastikës YMCA, ku kishte marrë edhe mësimet e para të gjimnastikës dhe zhdërvjellimeve të trupit. Ai në këtë shoqëri ka qëndruar për një periudhe 12-vjeçare, duke marrë pjesë edhe në garat e ndryshme të mundjes që organizonte shoqata sportive. Ai është marrë me sport deri në moshën 27-vjeçare. Më vonë kthehet në katundin e tij në Polenë. Në vitin 1923 në qytetin e Korçës në moshën 33-vjeçare ai është ndeshur me kampionin e mundjes së Jugosllavisë Pavllo Dopugia duke fituar ndaj tij.

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Gazeta "Shekulli" e datës 16/11/2009 e cila i referohet gazetës lokale korçare "Zëri i Popullit" në numrin e saj të datës 31 janar të vitit 1923.