Ndërtimi i brendshëm i Tokës
Toka jonë ka një ndërtim i brendshëm edhe pse ende nuk ka njohuri të plota për ndërtimin e brendshëm të Tokës është pranuar ndarja e ndërtimit të brendshëm të saj në tri mbështjellje-gjeosfera:
- Korja e Tokës ose Litosfera
- Mbështjellsi i bërthamës (ose mantia, manteli)
- Bërthama e Tokës.
Berthama ndodhet nën mantelin e ndahet midis tyre me te ashtuquajturen me siperfaqen e Gutenbergut.Nga siperfaqa deri ne thellesi te Tokes densiteti,presioni,temperatura rriten. Nga temperatura 4000-5000 grade me rritjen e thellesise presioni rritet 1 atmosfere per cdo 1 m ne qender te Tokes = 3.6 milion
Përmbajtja |
Ndërtimi i brendshëm i Tokës [redakto]
Korja e Tokës ose Litosfera [redakto]
Litosfera (Korja e Tokës, greq. litos -shkëmb) paraqet mbështjellësin e jashtëm të ngurtë me trashësi mesatare afro 70 km. Shprehja “kore” ka burimin nga hipoteza kozmogjene e disa mendimtarëve, sipas të cilëve Toka është krijuar nga një materie e zjarrtë, me ftohjen e së cilës u formua shtresa e ngurtë. Dallhen dy tipa të Korës së Tokës: tipi kontinental dhe oqeanik.
Korja kontinentale ndertohet nga tri sfera:
- sedimentare
- granite
- bazike.
Ndersa ajo oqeanike ndertohet nga:
- sedimentare
- llavat jastekore
- dajkat paralele
- gabrot masive.
Mbështjellsi i Bërthamës [redakto]
Shtrihet ndërmjet korës se tokës shebërthamës , quhet ndryshe eshe "Mantia", që në greqisht do të thotë veshje e jashtme. Prej litosferës e ndanë shtresa "Moho", në të cilën rritet dendësia e materies, temperatura dhe shtypja atmosferike.
Mbeshtjellsi i berthames ose mantia e ka trashsin 2900 km dhe e perbejn elementet silici dhe magnezi dhe e quajm gjeosfera SIMA.
Në mbeshtjellsin e berthames gjendet nenshtresa e quajtur astenosfer qe esht labile dhe mendohet se nga ketu e kan prejardhjen termete dhe vullkanet.
Bërthama e Tokës [redakto]
Shtrihet në brendësië e Tokës, që fillon në thellësi 2900 km më një rreze 3500 km. Sypozohet se bërthama përbëhet nga dy pjesë, nga bërthama e brendshme dhe bërthama e jashtme.

