Ne vdesim tërë kohës!

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ne vdesim tërë kohës![Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dy kilo qeliza të një të rrituri vdesin përditë pa lënë asnjë gjurmë. Këto qeliza kryejnë vetëvrasje për të mbrojtur trupin ndaj sëmundjeve. Trupi ynë ruan peshën dhe formën e tij pasi qeliza të tjera ndahen e shumohen duke zënë vendin e qelizave të mëparshme.Kjo lloj vrasjeje e organizuar dhe e kontrolluar e qelizave quhet Apoptozë që në greqisht do të thotë "të biesh".

Apoptoza është një mekanizëm themelvënës që është mëse i nevojshëm për funksionimin e trupit. Ajo nevojitet për të mbajtur të pandryshueshme sasinë e qelizave por edhe është njëkohësisht një mekanizëm i rëndësishëm mbrojtës. Qelizat që dalin jashtë kontrollit asgjësohen nëpërmjet vetëvrasjes. Si edhe qelizat të cilat si pasojë e ndonjë difekti në informacionin gjenetik nisin të ndahen në mënyrë të parregullt dhe kthehen në qeliza kanceroze ashtu edhe ato që sëmuren në ndonjë mënyrë tjetër.P.sh. qelizat e infektuara duhet të shthuren përpara se një virus pushtues të ketë marrë kontrollin e mekanizmit të tyre dhe të nisë të prodhojë një sërë kopjesh të vetvetes. Por Apoptoza është e nevojshme edhe për të ndërtuar struktura të ndryshme në trup si në çastin e krijimit të fëmijës në barkun e nënës ashtu edhe në rastin e formit të qelizave funksionale të trurit apo krijimin e qelizave funksionale nervore. Kështu qelizat që nuk janë të afta të bëjnë këto punë zhduken nëpërmjet Apoptozës.Nëpërmjet Apoptozës krijohen edhe thonjtë ku qelizat e lëkurës nën thua vdesin për të krijuar thoin. Shkencëtarët nuk e dinë akoma se si e kuptojnë qelizat nën lëkurën e thoit se duhet të vdesin.Tërë kohës prodhohet brenda të gjitha qelizave mekanizmi i vetëvrasjes. Kur vjen sinjali për vetëshkatërrim nis kryerja e një rradhë procesesh që kanë për qëllim shkatërrimin e kodit gjenetik në qelizë por njëkohësisht marrjen e molekulave dhe ushqimeve të ndryshme që ndodhen në qeliza. Ai grup proteinash që bën pastaj pastrimin e mbeturinave quhet Caspaser (kazpazer) dhe deri tani janë gjetur 14 të tilla në trupin e njeriut. Caspaser at vënë njëra-tjetrën në gjendje aktive përgjatë një reaksioni zinxhir. Kur mekanizmi i Apoptozës nuk funksionon si ç´duhet shkaktohen forma të ndryshme kanceri. Një qelizë kanceroze është ajo qelizë që vazhdon të ndahet e të shumohet në pafundësi në mënyrë të pakontrolluar.

Mosfunksionimi i rregullt i mekanizmit të apoptozës mund të çojë edhe në humbje të imunitetit të trupit.