Nektar i shpirtit shqiptar - Antologji poetike për Çamërinë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nektar i shpirtit shqiptar - Antologji poetike për Çamërinë Poezi me Autor Ahmet Mehmeti. Shtëpia botuese: Instituti i Studimeve për Çamërinë & Arbëria. Viti i botimit 2007. Faqet e librit 336. ISBN 978-99943-50-13-1

"Nektar i Shpirtit Shqiptar" - Antologji poetike për Çamërinë, ku janë përzgjedhur 136 poete nga të gjitha trevat etnike shqiptare, brenda e jashtë kufijve të sotëm si dhe nga diaspora e vjetër dhe e re, me një shtrirje kohore 500-vjeçare. Kriteri kryesor i përzgjedhjes është ai estetik. Theksi është vënëë në krijimet për ndërgjegjësimin kombëtar, shprehjen e identitetit dhe mbrojtjes së të drejtave njerëzore të shqiptareve në Çamëri e kudo si pjesë integrale e çështjes shqiptare në Europë e në botë.

Ne këtë koleksion janë përfshirë të gjitha rrymat e lëvizjet letrare që nga humanizmi europian (Maksim Artioti) deri tek romantizmi ( nga Hasan Tahsini e Abedin Dino deri tek Jeronim de Rada e Naim Frashëri), nga neoklasicizmi (Ndre Mjeda, Gjergj Fishta dhe Ethem Haxhiademi deri tek Zef Skiroi), poetët pas Luftës së Dytë Botërore, përfshirë avangardistët, disidentet e kundërshtarët e socrealizmit (Bilal Xhaferi etj.), përfaqësues të rrymave poetike aktuale si moderniste e postmoderniste, etj. Nuk janë harruar as një numër i kufizuar krijuesish me frymëzim popullor, me tematike të re dhe stil të spikatur etj.

Një e veçantë e kësaj antologjie është përfaqësimi në të i të gjitha llojeve poetike si lirika, epika e dramatika. Ndërsa e veçanta kryesore është përfaqësimi në të i poeteve të mëdhenj që vijnë për herë të parë pas një censure 70- vjeçare.