Nezir Myrtaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nezir Myrtaj I lindur më 13.03.1954 në Uçë, fshat në komunën e Burimit (Istog). Ka mbaruar studimet në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, dega Fizikë, Universiteti i Prishtinës (1973-1977). Nga vitet 1976 deri më 2005 ka ligjëruar lëndën e fizikës. Nga viti 2005 punon në Ministrinë e Energjetikës dhe Minierave, Udhëheqja e divizionit te Efiçiencës së Energjisë dhe Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë.

Aktiviteti i tij politik është zhvilluar në kuadër të lëvizjes kombëtare të kohës, në vitet e 70-80. Nga viti 1981 deri më 1990 ka qenë i burgosur politik. Ka qenë anëtar i Këshillit për Mbrojtjen e Lirisë dhe të Drejtave të Njeriut, Prishtinë (1991-1998). Nga viti 1998 deri më 1999 ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Është antar i lëvizjes Vetëvendoje.