Nicola Guy

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nicola Guy ka mbrojtur doktoraturën në fushën e Historisë në Durham University, më 2008. Ka botuar një numër artikujsh në revista akademike dhe ka mbajtur kumtesa në konferenca ndërkombëtare në Britaninë e Madhe, në SHBA dhe në Greqi. Aktualisht është funksionare e British Civil Service dhe jep kurse për çështje të historisë moderne evropiane në kuadrin e Universitetit të Hapur. Nicola Guy ka qenë gjithashtu lektore për çështje të historisë moderne evropiane në Durham University dhe ka studiuar gjuhë shqipe në Indiana University.