Nikodemi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shën Nikodemi (ose Nikodhimi) Shenjtor shqiptar i Kishës Lindore. Ishte nga Vithkuqi, qendër e njohur kishtare në shek. XV-XVII. U martirizua në Berat më 1709. Jeta dhe martirizimi i tij përshkruhen në Akoluthinë e botuar për të në Voskopojë, në një kodik të shek. XVIII që ndodhet në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë etj. Kremton më 10 korrik.