Nikollë Lesi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Nikollë Lesi
Emri Nikollë
Mbiemri Lesi
Kombësia shqiptare
Shtetësia shqiptare
Profesioni gazetar

Nikollë Lesi ka lindur më datë 6 gusht të vitit 1963 në fshatin SpitenLezhës . Mbaroi shkollën fillore dhe tetëvjeçare në këtë fshat, dhe më pas gjimnazin "Hydajet Lezha" të qytetit të Lezhës. Vazhdoi Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Fizikë në Universitetin e Tiranës dhe e mbaroi atë në vitin 1987. Punoi disa muaj si mësues fizike në gjimnazin e Lezhës dhe në shkollën e mesme të Zejmenit . Në mars 1988 u hap gazeta lokale "Koha Jonë", ku u punësua si gazetar e punoi deri në vitin 1991 (janar). Në janar 1991 gazetat lokale u mbyllën në të gjithë Shqipërinë, pasi nuk do të financoheshin më nga Shteti. Më datë 11 maj 1991 vendosi të ribotonte gazetën lokale "Koha Jonë", por tashmë të pavarur e të financuar prej tij. Menjëherë bashkëpunoi me një numër gazetarësh të rinjë, të cilët më vonë u bënë shtylla të gazetarisë së lirë shqiptare të viteve të para të demokracisë. Gjatë viteve 1995-1996 si filiale të gazetës "Koha Jonë" u botuan edhe gazetat "Sport Ekspres" e revista "AKS". Në maj-qershor të vitit 1997 Lesi nxori në transmetim të parën radio private në Shqipëri me emrin radio KOHA, dhë në vitin 1998 Televizionin TV KOHA .

Në qershor të vitit 1997 Lesi u zgjodh deputet në Parlamentin e Shqipërisë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 e më pas të 2005 u zgjodh përsëri deputet, ku vazhdon edhe sot në mandatin e tij të tretë parlamentar. Në vitin 2002 u zgjodh kryetar i Partise Demokristiane të Shqipërisë, post të cilin e mbajti deri në qershor 2006 , kur dha dorëheqjen duke iu dhuruar drejtimin e PDK z. Nard Ndoka. Në vitet 2002- 2003 vendosi të shesë krejtësisht paketën e aksioneve në mediat radio dhe TV KOHA e në gazetën "Sport Ekspres". Në mars të vitit 2007 shiti dhe gazeten "Koha Jonë". Më 27 Nëntor 2007, sëbashku me mbi 500 anëtarë , themeloi Lidhjen Demokristiane të Shqipërisë (LDK).


Lidhje të jashtme [redakto]