Nikolla Spathari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nikolla Spathari autor shqiptar. Ka lindur në Malësi të Madhe me 5 dhjetor 1940, ku mbaroi edhe mësimet e para. Erdhi fare i vogël në qytetin e Shkodrës dhe bëri shkollën e mesme pedagogjike. Studimet e larta i kreu për matematikë - fizikë. Ka botuar 15 libra, nga të cilat 7 libra me poezi për të rritur dhe për fëmijë. Merret me poezi, prozë, publicistikë, studime. Është nderuar me medaljen “Naim Frashëri” dhe me titullin “Mirënjohja“ e qytetit të Durrësit. Ka marrë çmimet: “Mark Tuen“, “Migjeni“, “Dritëro Agolli“ dhe “Xha Deralla“. Është laureat i dy çmimeve të para dhe i një çmimi të dytë në poezi. Ka qenë kryeredaktor i gazetës “Besa" në Shkodër dhe i gazetës "Pena" në Durrës. Gjithashtu ka qenë sekretar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Shkodër dhe sekretar i Shoqatës “Atdhetare –Kulturore Kosova“. Aktualisht është kryetar i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës dhe drejtor i revistës "Vegime letrare".