Nikotina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Nikotina gjendet në duhan
Nikotina

Nikotina, është alkaloid helmues me erë të keqe, që gjendet në gjethet e duhanit dhe që vepron si ngacmues mbi sistemin nervor.

Nikotina është ndër alkaloidet kryesore e cila gjendet në gjethe dhe në rrënjët e duhanit. Në gjethe të duhanit edhe alkaloide të tjera. Në gjethe të thara të duhanit gjenden 4-5% nikotinë. Ajo nuk gjendet e lire por e komponuar me acidin citric dhe atë malik. Nikotina është lëng vajor, ka aromë duhani, në ujë tretet mirë.

Përdoret në mjekësi dhe në veterninari. Në sasi të vogla, nikotina shërben stimuluese e frymëmarrjes, ndërsa në sasi të mëdha rreth 40 mg shkakton paralizën e frymëmarrjes dhe vdekje. Shërben si insektmbytës në veterinari, për sëmundje parazitore të lëkurës. Në industri kimike shërben për përfitimin e acidit nikotinik dhe të amidit të tij, të cilat janë vitamina të rëndësishme të kompleksit të vitaminave B.

Mjerisht duhani, si bartës i nikotinës, më tepër e dëmton shëndetin e njeriut. Sot konsiderohet droga më e lirë që përdoret në masë të madhe. Përveç nikotinës, tymi i duhanit përmban edhe lëndë gazore helmuese të forta, siç është monoksidi i karbonit dhe dioksidi i karbonit i cili e vështirëson frymëmarrjen normale. Si pasojë e thihtjes së duhanit llogaritet se në vit vdesin rreth 3 milionë njerëz. Nikotina llogaritet edhe si drogë, sepse organizmi ambientohet me të, duke u bërë vartës i saj. Ky proces i vartësisië ndaj nikotinës më lehtë bëhet te popullata rinore, ku edhe pasojat zhvillimore, intelektuale dhe shoqërore janë të mëdha.[1]


Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ LIGJI PËR DUHANIN Në amëzën assembly-kosova.org