Nintendo Wii

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Wii logo
Wii logo
Wii with Wii Remote
Wii with Wii Remote

Wii është një konsolë video lojrash e lëshuar nga Nintendo. Si një konsolë e gjeneratës së shtatë, Wii kryesisht konkurron me Xbox 360 të Mikrosoftit dhe Playstation 3 të Sonit. Nintendo thotë se konsola e saj ka si shënjestër një numër më të madh njerëzish se dy konsolat e tjera. Të dhënat e datës 3 shkurt tregojnë se Wii kryeson mbi rivalët e saj në shitjet mbarë botën dhe në dhjetor 2009 theu rekordin për konsolën më të shitur në një muaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një tipar dallues i konsolës është telekomanda e saj wireless, e quajtur Wii Remote, që përdoret si një mjet që heton lëvizjet në tre dimensione. Një tjetër tipar dallues i konsolës është WiiConnect24, që e bën të aftë atë të marrë mesazhe dhe azhornime me anë të Internetit nëmodën standby. Wii është konsola e pestë e prodhuar nga Nintendo, pasardhësidirekt i Nintendo GameCube, dhe i aftë të luajë të gjitha lojërat zyrtare të GameCube. Nintendo foli për herë të parë për konsolën në konferencën për shtyp të E3-shit në vitin 2004 dhe më vonë nxorri detajet e sistemit në E3-shin e vitit 2005. Drejtuesi i Nintendo Satoru Iwata zbuloi një prototip të telekomandës në shtator 2005 në Tokyo Game Show. Në E3-shin e vitit 2006, konsola fitoi të parin nga disa çmime. Nga 8 dhjetori i 2006-ës, kishte mbaruar lançimin e tij në katër tregje kryesore.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]